LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha shpall fitoren për të mos njohur humbjen!

6 Shtator 2020, 18:03, Politikë CNA
Basha shpall fitoren për të mos njohur humbjen!

Strategji elektorale mjaf e dukshme tashmë dhe qartësisht një zgjidhje e gabuar e Lulzim Bashës, këshilluar këtë here jo nga këshilltari i tij mizerabël, por nga Desada Metaj, këshilltarja mediatike që mban ?flamurin e qyfyreve publike? të kreut të Republikës së Re.

Sot skema është bërë edhe më e dukshme pasi prej disa kohësh Lulzim Basha ka shpallur fitoren në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sot ka filluar së bashkë me të tijët të numërojë ditët, me një urdhër nga zyra e propagandës është kërkuar që të gjithë mbërshtetësit të shkruajnë në rrjetet sociale se kanë ngelur edhe 271 ditë nga dita e fitores dhe largimit të Edi Ramës.

Një strategji politike për të krijuar një besim në opinionin publik.

Por çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e fundit?

Si ka ndryshuar Shqipëria dhe pse do fitojë Lulzim Basha?

Asgjë në fakt.

Çështja nuk qëndron tek fakti a duhet të ikë Edi Rama, kjo nuk diskutohet më, por pyetja dhe frika e shumicës së shqipëtarëvë është a duhet të vijë në krye të vendit Lulzim Basha?

Çfarë ka ndryshuar me njeriun që bëri marrëvëshjen në 2017, pasi hyri në çadër dhe një palë zgjedhje ku Partia Demokratike ka përgjysmuar votat e saj historike, pasi pretendohet se janë 230 mijë vota më pak por në fakt, aty brenda janë edhe votat e aleatëve.

PD-ja ka përgjysmuar votat e saj në zgjedhjet e 2017 pas një palë zgjedhjeje krejtësisht normale, të pakontestuara me një Lulzim që u kujtua të mos njihte rezultatin pasi kapi karrigen e kreut të PD-së, për një mandat tjetër.

Kaluan pak kohë, doli nga parlamenti dogji mandatet dhe u tha shqiptarëve më 16 shkurt se Edi Rama kish rënë, ndezi protesta, flakë, benzinë, molotovë, kërcënime se nuk do të hynte në zgjedhjet lokale, ato nuk do të zhvilloheshin pa Lulzim Bashën dhe kështu me rradhë. Gjithçka dështoi, Lulzim Basha nuk hyri në zgjedhje, socialistët me disa parti të tjera morën pjesë. Luli dorëzoi në tavolinë të gjithë pushtetin vendor.

Pas kësaj pati një marrëveshje me amerikanët për një formulë të një këshilli politik që do të zgjidhte Reformën Zgjedhore dhe kështu ndodhi.

Që atë ditë Luli shpalli fitoren, pra do të fitonte sepse u ul në Këshill Politik, do fitonte sepse nuk mori pjesë në zgjedhje të 2019, dhe do fitonte sepse humbi zgjedhjet e 2017 apo sepse i kishte shtuar më shumë bojë flokëve për tu dukur edhe më shkëlqyes.

Ndryshimi i Lulit

Në fakt me Lulzim Bashën nuk ka ndryshuar asgjë. Ai thjesht po shpall fitoren për të mos njohur humbjen , çka do të thotë se Lulzim Basha është i bindur në humbjen e tij por, duhet të rrisë pritshmëritë dhe sido që të dalë rezulatati në zgjedhjet e 25 prillit 2021, ai të dalë të thotë se shumica e shqiptarëve ishte me të dhe se zgjedhjet ia vodhën.

Në fakt për të shpallur fitoren, kandidatët duhet të fitojë sa më shumë vota, partia të marr maksimumin e votave, të marrë më shumë se kundërshtari, pasi ata të jenë numëruar atëherë shpallet fitorja, jo gati një vit para ku Luli nuk ka as program as alternative, as stategji dhe as nuk ka shfaqur një të tillë, por thjeshtë dhe vetëm flet e flet duke shpallur fitoren ditë pas dite me bindje se shqiptarët do e pranojnë si e keqja më e vogël.

Në fakt zgjedhja e Lulzim Bashës në këtë lloj forme të të bërit politikë, pra me zgjidhje të detyruar si alternativë e vetme, pra Rama duhet të ikë dhe dikush tjetër duhet të vijë thjesht dhe vetëm se bën marrëveshje me të, është vasal i tij apo se ka 8 vjet që ka shpallur veten si opozitar i vendit.

Kjo është e keqja më e madhe. Detyrimi që vjen nga sistemi zgjedhor të një kase politike që për të zgjedhur atë që vë në krye PD apo atë që vë në krye PS, qoftë ky i paaftë, i korruptuar një njeri që copton partinë politike dhe që tani del me flamurin e fitores. Ky do jetë kryesministri i radhës.

Në fakt flamuri i vetëm që mban Lulzim Basha është flamuri i humbjes dhe sot ai ka shpallur publikisht fitoren thjeshtë dhe vetëm për të mos njohur humbje nesër, e cila ka një qëllim të vëtëm, mbajtja e karriges si kreu i PD.

Ky është qëllimi i vetëm i tij, të qëndroj në krye të opozitës, ku familjarët e tij marrin para publike dhe pasurohen me dhjetra miliona euro, dhe shqiptarët varfërohen duke ndenjur në një qeveri skandalesh dhe korrupsioni që mbahet në këmbë pikërisht nga fakti se në anën tjetër është Lulzim Basha, ai që ka shpallur fitoren për të mos njohur humbjen që e pret përpara.

Kjo thjesht dhe vetëm se Lulzim Basha nuk ka ndyshuar, nuk ka një parti më të madhe dhe nuk ka një alternativë të besueshme. Është e keqja që duhet zgjedhur sepse e ofron sistemi, jo sepse e besjonë shqiptarët prandaj dhe ai ska për të fituar./CNA.al

Lajmet e fundit nga