Sërish bilanc i rëndë në Kosovë/ 13 viktima dhe 99 raste të reja me Covid-19
Kosova ka shënuar sërish një bilanc tragjik viktimash nga Co...
Në prag të takimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington, Lëvizja Vetëvendosje mendon se qeveria aktuale do ta çojë vendin “drejt një degradimi të radhës apo edhe të ndonjë marrëveshjeje të dëmshme për Kosovën”, kurse zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës porosisin se “nënshkrimi i çfarëdo marrëveshjeje që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe kundër interesave të Kosovës, nuk do të ratifikohej në Kuvendin e Kosovës”.
Dy partitë politike opozitare në Kosovë nuk kanë ndryshuar qëndrim për të qenë pjesë aktive e dialogut politik me Serbinë.
Albulena Haxhiu, anëtare e kryesisë së partisë dhe deputete në Kuvendin e Kosovës, thotë se partia e saj nuk do të pranojë të jetë pjesë e delegacionit të Qeverisë së Kosovës në procesin negociues që po zhvillohet në Bruksel apo edhe në Uashington.
“Nga procesi i dëmshëm i cili po bëhet, padyshim që ne nuk mund të themi se po anashkalohemi sepse është proces i dëmshëm. Prandaj, edhe në procese të tilla të dëmshme Vetëvendosja asnjëherë nuk do të jetë e pranishme, përkundrazi do t’i kundërshtojmë fuqishëm”, tha Haxhiu.
Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, thanë për Radion Evropa e Lirë, se deri tani nuk kanë pasur ndonjë ftesë konkrete, zyrtare, për përfshirje në procesin e dialogut.
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, nuk ka dashur të flas shumë lidhur me atë se a është lënë anash PDK-ja si parti në ketë proces apo jo, por ka deklaruar se nënshkrimi i çfarëdo marrëveshjeje që bije ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe kundër interesave të Kosovës, nuk do të ratifikohej në Kuvendin e Kosovës.
“Paqartësia e asaj se për çfarë do të bisedohet dhe çka do të nënshkruhet ka krijuar një ankth te qytetarët, te partitë politike dhe te njerëzit e arsyeshëm të Kosovës”, tha Haliti.
Ai i ka vlerësuar si pozitive disa përpjekje të kryeministrit Hoti për t’i takuar liderët e partive politike dhe për t’u konsultuar në këtë drejtim.
Megjithatë, zyrtarët e PDK-së më herët ia kanë bërë me dije kryeministrit Hotit se nuk e ka mbështetjen e PDK-së për dialogun, përderisa nuk udhëhiqet nga SHBA-ja.
Ata e kanë kritikuar qeverinë se nuk ka platformë e as strategji për këtë proces.
Ndryshe, partnerët e koalicionit të qeverisë Hoti, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, kanë kërkuar që edhe Partia Demokratike e Kosovës të përfshihet në Qeverinë Hoti.
Partitë politike në pushtet thonë se vendi ka nevojë për arritjen e unitetit politik, sidomos për çështjen e dialogut me Serbinë.
Në Qeverinë e Kosovës, por edhe zyrtarët e partive politike që e përbëjnë koalicionin qeverisës, kanë deklaruar se vetëm duke qenë të bashkuar dhe unik mund të arrijnë rezultate në procesin e dialogut me Serbinë.
Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i tha në fundjavën e kaluar Radios Evropa e Lirë, se sa i takon ‘Ekipit të Unitetit?, nuk ka ende diçka konkrete.
Procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian si qëllim është thënë se ka normalizimin e raporteve dhe arritjen e një marrëveshjeje paqësore mes dy vendeve.
Një synim të ngjashëm e kanë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që tashmë kanë ftuar palët në një takim të radhës më 4 shtator në Uashington.
Në këtë takim do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq./REL
Kosova ka shënuar sërish një bilanc tragjik viktimash nga Co...
Vijon të mbetet e rënduar situata me Covid-19 në Maqedoninë ...
Republikanët përgatiten të fillojnë sot kuvendin e tyre komb...
Pas transportit të kritikut të njohur të Kremlinit, Aleksej ...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë, pas sulmit që që shkakto...
Vladimir Putini nuk mund të dërgojë tanke në Bjellorusi. Por...
Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një traget në ...
Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump do të njofto...
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko, ka rezultuar...
Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin bjellorus M...
Negociatat e BE me Britaninë e Madhe për periudhën pas Brexi...
111 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në Ko...
Bjellorusia po bëhet gati sot për më shumë protesta, në të c...
OJQ-të paralajmërojnë se koronavirusi mund të përhapet së sh...
Koronavirusi ka shkaktuar një bilanc të rëndë dhe njëkohësis...
Kosova prej disa javësh ka regjistruar shifra shqetësuese ër...
Ish Nënpresidenti Joe Biden pranoi zyrtarisht të enjten mbrë...
Agjencia Associated Press njoftoi të premten se gjysma e vde...
Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya d...
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan zhvillon sot një ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...