Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ish Nënpresidenti Joe Biden pranoi zyrtarisht të enjten mbrëma emërimin e partisë demokrate si kandidat presidencial duke përmbyllur një kuvend virtual katër-ditorë – i pari i këtij lloji për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në një ngjarje të gërshetuar me fjalime të regjistruara dhe të drejtpërdrejta, demokratët theksuan unitetin mes tyre dhe synimin thelbësor për të mposhtur Presidentin Donald Trump në nëntor. Ndërsa demokratët përfunduan javën e tyre në qendër të vëmendjes, fokusi jzhvendoset tani tek partia republikane.
Një moment festimi?.ndërsa kandidatët e Partisë Demokrate për president dhe nënpresidente qëndruan për herë të parë së bashku. Vetëm disa çaste pasi Joe Biden-i parashtroi në fjalimin e tij, zgjedhjen me të cilën ai beson se përballen votuesit.
?Amerika është në një pikë kthese. Në një kohë rreziku të vërtetë, por edhe mundësish të jashtëzakonshme. Ne mund të zgjedhim rrugën për t?u bërë më të zemëruar, më pak shpresëdhënës, më të përçarë, një rrugë hije dhe dyshimi, ose, mund të zgjedhim një rrugë ndryshe dhe së bashku, të shfrytëzojmë këtë shans për t?u bërë më mirë, për t?u reformuar, për t?u bashkuar, duke ndjekur një rrugë shprese dhe drite”, tha zoti Biden.
Biden-i argumentoi se do të ofronte udhëheqje gjatë pandemisë së koronavirusit që sipas tij, mungon nën presidencën aktuale.
“U pa dëshira për t’u ngritur mbi politikën partiake dhe kjo ishte e dukshme pasi Bideni nuk e përmendi presidentin aktual – ai qëndroi larg emrit të Presidentit Trump sepse donte të fliste për zyrën e presidentit dhe të nxirrte në pah rëndësinë e këtij institucioni”, thotë analistja e Universitetit Xhorxh Uashington, Lara Brown.
Në katër netët e kuvendit virtual, demokratët theksuan një argument thelbësor – një parti shumë e larmishme që shpesh ka një gamë të gjerë idesh, duhet të bashkohet për të mposhtur Donald Trumpin. Ish Presidenti Barack Obama argumentoi se Trumpi nuk i ka përballuar me sukses sfidat e presidencës …
?Ai nuk ka treguar interes për të punuar?, tha ish presidenti Obama.
Por duke iu përgjigjur drejtpërdrejtë zotit Biden të premten, presidenti Trump tha se vendi duhet të ruajë udhëheqjen e tij.
“Nëse kundërshtarët tanë fitojnë, askush nuk do të jetë i sigurt në vendin tonë. Unë jam e vetmja gjë që qëndroj mes ëndrrës amerikane dhe anarkisë totale, çmendurisë dhe kaosit”, tha presidenti Trump.
Kuvendi Kombëtar Republikan javën e ardhshme ka të ngjarë të duket shumë ndryshe, me më shumë fjalime të drejtpërdrejta dhe Trumpin që do ta pranojë emërimin nga Shtëpia e Bardhë.
?Presidenti do të përpiqet ta përshkruajë ish nënpresidentin Biden si pjesë të kënetës së Uashingtonit?, thotë analistja Lara Brown.
Republikanët ndryshuan planet për një kuvend virtual shumë më vonë sesa demokratët ? analistët thonë se kjo do të ndryshojë tonin e prezantimit të tyre.
“Sfida për republikanët javën e ardhshme është që të lidhen në një mënyrë domethënëse – jo thjesht duke bërë një fushatë negative”, thotë analistja Molly ORourke në Universitetin Amerikan.
Kuvendi republikan fillon të hënën me thirrjen e delegatëve në Sharlot të Karolinës së Veriut./ VOA
Agjencia Associated Press njoftoi të premten se gjysma e vde...
Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya d...
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan zhvillon sot një ...
Në Kosovë në 24 orët e fundit, janë regjistruar 169 raste të...
Kritiku i njohur i Kremlinit, Alexei Navalny, i cili është n...
Zemërimi dhe protestat që shkaktoi rasti i Shën Sofisë me sa...
44 vjeçari, Aleksej Navalny ka mbërritur për trajtim në spit...
Greqia ka marrë masa shtesë për të parandaluar përhapjen e k...
Dy korrespondentë të Shërbimit Rus të Radios Evropa e Lirë j...
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është regjist...
Kundërshtari më i njohur i Putinit: Politikani rus i opozitë...
Afër tregut në lagjen Ulpiana në Prishtinë, çdo ditë po krij...
Në Kosovë mijëra qytetarë janë arrestuar për mosrespektimin ...
Pas shpalljes së kandidaturës për president nga ish-kryemini...
Autokratët rëzohen nga pushteti kur njerëzit nuk kanë më fri...
Turqia ka zbuluar rreth 320 miliardë metra kub të gazit naty...
Rizgjidhet për një tjetër mandat katërvjeçar në postin e kry...
Anija e madhe luftarake amerikane, “USS Hershel Woody Willia...
Zëri i Amerikës mëson se është shtyrë për dy ditë takimi i p...
Dhjetë viktima dhe 162 raste pozitive me COVID-19 janë regji...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...