Mbi 800 vatra aktive zjarri në Kanada/ Tymi arrin në SHBA, shkakton alarm për cilësinë e ajrit
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Afër tregut në lagjen Ulpiana në Prishtinë, çdo ditë po krijohen radhë të gjata të qytetarëve, të cilët presin për të bërë testet për koronavirus.
Në këtë lagje gjendet laboratori ?Medical & Laboratory Services?, që është i vetmi laborator privat në kryeqytet ku bëhen teste virologjike me metodën PCR. Një tjetër është në Lipjan.
Megjithatë, qytetarët që po presin me orë të tëra fillimisht për të bërë testin, e pastaj disa ditë për marrjen e rezultateve, ankohen për papërgjegjësinë e këtij laboratori.
?Dje kam thirrur, s?ma ka hapur askish(telefonin), pastaj kam ardhur këtu. Po dëshirojmë t?i bëjmë privat që t?i marrim rezultatet më shpejt, që ta mbrojë familjen, fëmijët, pleqtë?, tregon njëri nga qytetarët, me të cilët ka folur Radio Evropa e Lirë, e që ishte duke pritur në radhë për t?u testuar.
Histori të ngjashme të pritjes ka edhe gazetari Fisnik Dërguti. Ai tregon për Radion Evropa e Lirë se vetëm në ditën e katërt pasi kishte bërë testin, ka arritur ta marrë rezultatin.
Për t?i parë rezultatet e testit në të cilin kishte rezultuar negativ, ai u detyrua të shkonte te laboratori, pasi që të njëjtit nuk i kthyen përgjigje për disa ditë.
?E bëra testin, thashë për sa bëhet? Më thanë për 48 orë. U thashë në rregull, ja numrin tim dhe emailin. A mund të ma dërgoni në email? Prita 48 orë, fillova të thërras në telefon, njëri e hapi telefonin dhe më tha: unë jam në qendër të thirrjeve, nuk jam në laborator. Thirra përsëri, u bënë 30-40 herë që telefonova, u bënë tri ditë dhe nuk përgjigjej askush?, thotë Dërguti.
Për të bërë këtë test, ai ka paguar 65 euro.
Një përvojë të tillë, me mospërgjigje ndaj thirrjeve telefonike për dy ditë me radhë, e ka pasur edhe ekipi i Radios Evropa e Lirë. Njëri nga laborantët e këtij laboratori i tha Radios Evropa e Lirë gjatë një vizite në laborator, se ?nuk ka asnjë termin të lirë për të bërë teste deri me datën 25 gusht?.
Kjo, sipas tij, është edhe arsyeja se përse nuk u përgjigjen telefonatave të qytetarëve. Ai nuk ka treguar se sa teste brenda ditës janë duke i kryer.
S’ka material për teste PCR
Përveç laboratorit mjekësor të mikrobiologjisë klinike ?Medical & Laboratory Services? në Prishtinë, i licencuar për të kryer testime me metodën PCR, është edhe laboratori mjekësor klinik ?UBT? në Lipjan.
Pronari i këtij laboratori, Edmond Hajrizi, thotë shkurt për Radion Evropa e Lirë se ende nuk janë duke bërë teste me metodën PCR.
?Kemi pritur materialet e furnizimit. Fillimisht merret licenca pastaj ke të drejtë për furnizim. Ne mendojmë që prej të hënës, prej javës së ardhshme gjithsesi do të fillojmë. Prej nesër mund të jemi gati edhe për testet serologjike të fillojmë, por prej javës së ardhshme prej të hënës, do të jemi të gatshëm të presim pacientë?, thotë Hajrizi.
Në Kosovë u licencuan 87 laboratorë privatë për teste serologjike dhe virologjike për koronavirus. Testi virologjik me metodën PCR tregon nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti.
Kurse, përmes testeve serologjike, qytetarët mund të mësojnë nëse e kanë tejkaluar koronavirusin dhe nëse kanë krijuar antitrupa kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton ky virus.
Lidhur me ankesat e qytetarëve të premten ka folur edhe kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi. Ai i ka ftuar të gjithë qytetarët dhe mediat që të raportojnë çdo parregullsi që mund të ndodhë në këta laboratorë rreth çmimit dhe në ofrimin e shërbimeve. Sa i përket çmimeve për kryerjen e testeve, ai thotë se janë në nivel të konkurrueshmërisë.
?Sipas analizave të deritashme, çmimet e shërbimeve molekulare dhe serologjike janë në nivel të konkurrueshmërisë, të ndryshme në komuna dhe regjion, çmimet janë transparente ka ndryshime të çmimeve në laboratorë të ndryshëm dhe qytetarët kanë mundësi të bëjnë zgjidhje sipas preferencave apo buxhetit?, thotë Prestreshi.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, deklaroi të enjten se do të decentralizohet procesi i testimeve, në mënyrë që të testohen sa më shumë qytetarë.
?Nga informacionet dhe raportet zyrtare që kam marrë, deri më tani nuk ka ndonjë vërejtje në aspektin shkencor dhe cilësinë e atyre laboratorëve që i japin këto shërbime. Ndërsa, nevoja për testime është duke vazhduar dhe ne jemi në përfundim të procedurave të zgjerimit të testimeve në gjashtë qendrat rajonale të shëndetit publik, edhe me laboratorë molekularë dhe serologjik?, tha Zemaj.
Ministria e Shëndetësisë ka thënë se deri në fund të këtij viti është menduar t?i ketë 100 mijë teste virologjike dhe dyfishin e testeve serologjike, me të cilat do të testohet popullata në mënyrë që të diagnostikohet COVID-19.
Megjithatë, edhe pas licencimit të laboratorëve privatë, në njoftimet ditore të Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nuk është rritur numri i testimeve të kryera brenda 24 orëve ? deri në 500 në ditë.
Që nga fillimi i pandemisë në muajin mars, numri total i rasteve pozitive është 12.168, nga 46.452 raste të të dyshuarve me virusin SARS-CoV-2, ndërsa kanë vdekur 448 persona./ REL
Në Kosovë mijëra qytetarë janë arrestuar për mosrespektimin ...
Pas shpalljes së kandidaturës për president nga ish-kryemini...
Autokratët rëzohen nga pushteti kur njerëzit nuk kanë më fri...
Turqia ka zbuluar rreth 320 miliardë metra kub të gazit naty...
Rizgjidhet për një tjetër mandat katërvjeçar në postin e kry...
Anija e madhe luftarake amerikane, “USS Hershel Woody Willia...
Zëri i Amerikës mëson se është shtyrë për dy ditë takimi i p...
Dhjetë viktima dhe 162 raste pozitive me COVID-19 janë regji...
SHBA e akuzon Teheranin për shkelje të marrëveshjes atomike ...
Ekonomia, reformat gjyqësore, projektet kapitale infrastrukt...
Vëllai i autorit të bombës në Manchester Arena, ku këndonte ...
Bashkimi Evropian (BE) e ka mohuar se është pjesë e ndonjë m...
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë propozimin, që B...
Kursimet e qytetarëve në bankat komerciale janë rritur gjatë...
Rusia pretendon se vaksina e saj ndaj koronavirusit, e para ...
Në Shtetet e Bashkuara, një gjykatës hodhi poshtë çështjen g...
Prokurorët federalë në Nju Jork ngritën akuza ndaj ish-këshi...
Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny është në njësinë e...
Në Itali numri i rasteve të reja me Covid-19 vijon të pësojë...
Vijon të mbetet e rënduar situata me Covid-19 në Maqedoninë ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...