Bomba që vrau 22 vetë në koncertin e Ariana Grandes/ Vëllai i autorit dënohet 55 vite burg
Vëllai i autorit të bombës në Manchester Arena, ku këndonte ...
Ekonomia, reformat gjyqësore, projektet kapitale infrastrukturore, mjedisi dhe investimet në shëndetësi do të jenë prioritetet e qeverisë së re në Shkup.
Kryesitë më të larta të LSDM-së dhe BDI-së kanë mbështetur marrëveshjen për formimin e qeverisë së koalicionit dhe kanë konfirmuar kandidatët për kabinetin qeveritar që do ta kryesojë mandatari Zoran Zaev. Në qeverinë e re në vend të 26 do të ketë 19 ministri, pra shtatë më pak. LSDM do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Mbrojtjes, të Drejtësisë, të Arsimit, të Shëndetësisë. Po ashtu të kësaj partie do të jenë edhe zëvendëskryeministri për çështjet evropiane dhe zëvendëskyeministri për çështje ekonomike.
Mandatari Zoran Zaev ka thënë se prioritete të qeverisë së do të jenë ekonomia, reformat gjyqësore, projektet kapitale infrastrukturore, mjedisi dhe investimet në shëndetësi.
“Shumica parlamentare do ta respektojë frymën e punës së përbashkët, e cila nënkupton konstruktivitet, dialog, respektim të mendimit ndryshe të bazuar në argumente dhe ndërtim të demokracisë konsensuale në vend të paralelizmave, etnocentrizmit dhe mbivotimit. LSDM dhe BDI tashmë i harmonizojnë platformat e tyre zgjedhore në programin e përbashkët qeveritar katërvjeçar?, tha Zaev.
Drejtues të BDI, Ali Ahmeti, Artan Grubi, Arber Ademi, Bujar Osmani
Shqiptarët për herë të parë drejtojnë Ministrinë e Jashtme
Nga radhët e BDI-së, Artan Grubi do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Sistemin Politik, Fatmir Besimi ministër i Financave, Bujar Osmani ministër i Punëve të Jashtme, Kreshnik Bekteshi ministër i Ekonomisë, Naser Nuredini ministër i Mjedisit.
“BDI si partnere kryesore në qeverinë e koalicionit do të japë kontributin në shumë projekte në të cilat do të përkushtohet qeveria e re. Fokusimi do të jetë në reformat në gjyqësi, spastrimi i gjyqësorit dhe kontrolli i origjinës së pasurisë të të gjithë funksionarëve. Gjithsesi fokusimi do të jetë edhe në reformat e domosdoshme për integrimin evropian të vendit”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Duke shtuar “Kjo qeveri do të vazhdojë rrugën drejt integrimit europian e partneritetit euroatlantik. Gjithashtu do të jetë gardiani i Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë dhe Marrëveshjes paqësore të Ohrit, por edhe do të zbatojë veting në politikë dhe gjyqësor si dhe do të fokusohet në zhvillimin ekonomik?.
Opozita me kritika të hapura për qeverinë e re
Partitë opozitare shqiptare e kanë vlerësuar koalicionin e ri qeveritar si jo legal dhe legjitim pasi sipas tyre ka manipuluar vullnetin e votuesve. Kryetari i ASH-së Ziadin Sela ka thënë se rrugë tjetër nuk ka, përveç se rezistencë për të mbrojtur vlerat dhe për të pastruar nga skena politike antivlerat. “Nëse është e nevojshme ne si koalicion, bashkë me popullin do të organizojmë rezistencë. Rezistencë për ta mbrojtur lirinë. Për ta mbrojtur votën, verdiktin dhe ardhmërinë e gjithë qytetarëve këtu në Maqedoninë e Veriut?, ka thënë Zijadin Sela.
Kryetari i Alternativës Afrim Gashi është i mendimit se kjo qeveri është e dobët dhe s’do mund të plotësojë mandatin katër vjeçar: “Pa legalitet dhe legjitimitet qeveria s’mund të ecë përpara dhe s’mund t’i përfaqësojë qytetarët e vet. Kjo qeveri është e ndërtuar mbi këmbë të qelqta dhe në goditjen e parë qelqi thyhet.?
Kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickovski
Kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickovski tha se ajo që bashkon koalicionin LSDM-BDI është krimi, korrupsioni dhe gënjeshtrat: “Zaev nuk ka asgjë të re për të ofruar, ne kemi një qeveri me kuadro kalimtare, të cilët do të vazhdojnë me krimin dhe korrupsionin. Që tani opinioni duhet ta dijë se na pret krizë më e madhe ekonomike pasi një miliardë euro për shpëtimin nga kriza me Covid-19 u shpenzuan për korruptim zgjedhor?.
Sipas marrëveshjes së arritur midis partnerëve të koalicionit qeveritar edhe në katër vitet e ardhshme kryetar i Parlamentit do të jetë deputeti i BDI-së Talat Xhaferi. Shumica e re parlamentare numëron 62 deputetë./ DW
Vëllai i autorit të bombës në Manchester Arena, ku këndonte ...
Bashkimi Evropian (BE) e ka mohuar se është pjesë e ndonjë m...
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë propozimin, që B...
Kursimet e qytetarëve në bankat komerciale janë rritur gjatë...
Rusia pretendon se vaksina e saj ndaj koronavirusit, e para ...
Në Shtetet e Bashkuara, një gjykatës hodhi poshtë çështjen g...
Prokurorët federalë në Nju Jork ngritën akuza ndaj ish-këshi...
Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny është në njësinë e...
Në Itali numri i rasteve të reja me Covid-19 vijon të pësojë...
Vijon të mbetet e rënduar situata me Covid-19 në Maqedoninë ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të enjten s...
Një bilanc i frikshëm është regjistruar 24 orët e fundit në ...
Zëdhënësja e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexi Navalny, th...
Prej disa ditësh, ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradina...
BE nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve në Bjellorusi dhe bën ...
Kjo nuk është hera e parë që drejtuesit shtetërorë po ballaf...
Kalifornia është goditur nga një numër ndërprerjesh të energ...
Presidenti Donald Trump ngriti përsëri të martën çështjen e ...
Teksa Turqia dhe Greqia janë në një konflikt të ashpër sa i ...
Vijon të mbetet e rënduar situata me Covid-19 në Maqedoninë ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...