Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Autokratët rëzohen nga pushteti kur njerëzit nuk kanë më frikë. Një gjest fare i thjeshtë si për shembull një fishkëllimë tallëse mund të jetë sinjali i këtij ndryshimi dramatik. Javën e kaluar, kjo u pa në rastin e të ashtuquajturit ?diktator i fundit? i Evropës, kur presidenti bjellorus Alexander Lukashenko u prit me zhurma kundërshtimi nga punëtorët në një fabrikë në Minsk, ku dëgjoheshin thirrjet që ai të largohej nga pushteti.
?Deri kur të më vrisni, nuk do të keni më zgjedhje,? tha Lukashenko para turmës. ?Vrit veten,? i tha me guxim një punëtor kur Lukashenko po zbriste nga podiumi. Ishte një koment tronditës që nuk do të kishte guxuar ta thoshte njeri në sy të udhëheqësit para trazirave të fundit në Bjellorusi.
Zoti Lukashenko e organizoi vizitën me synim që të dëshmonte se gëzon mbështetje të fortë në popull, thonë analistët. Fabrika, e cila prodhon rrota për traktorë, është një ndër objektet më të mëdha të trashëguara nga periudha sovjetike që në të kaluarën kanë qenë bazë e mbështetjes më të fortë të zotit Lukashenko. Vëzhguesit dhe gazetarët u shprehën se reagimi i papritur i punëtorëve në fabrikë u kujtoi momentin e rënies së autokratit tjetër evropian 32 vjet më parë, diktatorit rumun Nicolae Çaushesku.
Edhe ai kishte ushqyer optimizëm të pamerituar për reagimin e turmës dhe për rrjedhën e pritshme të ngjarjeve. Në 1984, Çaushesku kishte arritur t?i shpëtonte pa shumë probleme një grushti shteti, duke çuar një njësi ushtarake që të ndihmonte në korrjen e misrit. Por, në dhjetor 1989 dukej se kishte ardhur koha për ndryshim. Udhëheqësi rumun po përpiqej të entuziazmonte përkrahësit përballë protestave anti-qeveritare, të cilat nuk ishin dekurajuar as nga reagimi i ashpër i forcave shtetërore.
Tetë minuta pas fillimit të fjalimit para një turme në Sheshin Revolucioni të Bukureshtit, kur ai i cilësoi protestuesit ?agjitatorë fashistë që duan të shkatërrojnë socializmin,? turma u përgjigj me fishkëllima dhe zhurma kundërshtimi. Diktatori rumun mbeti i shtangur. Dukej sikur në atë moment diktatori humbi gjithë fuqinë dhe autoritetin e tij.
?Një moment fatal dobësie, i transmetuar drejtpërdrejt nga televizioni, e vulosi fatin e tij,? shkruan historiani Victor Sebestyen në librin e tij Revolucioni 1989: Rënia e Perandorisë Sovjetike. ?Paniku që iu shfaq në fytyrë ishte fillimi i fundit. Një shofer taksie, i quajtur Adrian Donea, kujton: ?E pamë se ishte trembur. Në atë moment kuptuam forcën tonë?.
Nuk ka gjasa që Lukashenko të përfundojë si Çaushesku, i cili u ekzekutua së bashku me të shoqen, Elena, pasi një trup gjykues i mbledhur me ngut per këtë detyrë, i dënoi me vdekje. Ka më shumë të ngjarë që për udhëheqësin bjellorus të planifikohet një udhëtim për në Moskë, ku të strehohet ashtu si ish-udhëheqësi ukrainas, Viktor Yanukovych, parashikojnë diplomatët perëndimorë.
Po ashtu, duket se Lukashenko nuk është i gatshëm të dorëzohet lehtë, sipas Keir Giles, analist për organizatën Chatham House.
?Pasi revoltimi popullor nuk prodhoi arritje të dukshme politike, duket se protestat kundër manipulimit të zgjedhjeve në Bjellorusi po humbin energjinë përballë reagimit të fortë të shtetit dhe aparatit të rendit dhe ligjit që ende funksionon me vetëbesim,? thotë analisti.
?Përpjekjet për të fajësuar Perëndimin për trazirat kanë identifikuar grupe që shihen si armiqësore si nga Minsku, ashtu edhe Moska. Tani Presidenti Lukashenko jo vetëm që po sajon akuza kundër opozitës për politika anti-ruse, si për shembull për të ndalur përdorimin e gjuhës ruse si dhe për të mbyllur kufirin me Rusinë, por edhe për kërcënime nga NATO-ja,? thotë analisti Giles.
?Nëse Moska i beson këto akuza, në një kohë kur Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov i ka përshkruar zhvillimet në Bjellorusi si pjesë e ?betejës për hapësirën pas-sovjetike?, ka gjasa që zëra të tilla të rrisin mundësinë për një ndërhyrje nga Rusia,? thotë analisti.
Një studim i vitit 2007 nga shkencëtarët amerikanë Jennifer Gandhi dhe Adam Przeworski lidhur me ?Institucionet Diktatoriale dhe Mbijetesën e Autokratëve? arrin në përfundimin se udhëheqësit autokratë arrijnë të mbajnë pushtetin duke ndjekur dy opsione: ose duke shtypur më fort popullatën, ose duke zgjeruar mbështetjen përmes reformash sipërfaqësore. Ngjarjet e fundit në Minsk çojnë në përfundimin se opsioni i reformave mund të mos funksionojë tani për Bjellorusinë.
Sipas ish-Sekretarit të Jashtëm britanik, Malcom Rifkind, nuk ka arsye përse udhëheqësi bjellorus të ndalë shtypjen brutale, pasi nëse e ndal mund të duket i dobët, gjë që do të çonte në rënie të mëtejshme të autoritetit të tij në vend.
?Kemi shembullin e Sheshit Tiananmen në Kinë, të udhëheqësve iranianë që shtypën një kryengritje popullore disa vjet më parë, si dhe të Nicolas Maduros në Venezuelë, i cili vazhdon ta mbajë me forcë pushtetin, megjithë pakënaqësinë në popullatë. Presidenti Lukashenko e ka të qartë se në të ardhmen e pret ose një vilë e vogël në Rusi, si opsioni më i mirë, ose një qeli e vogël në Minsk, si opsioni më i keq, nëse dorëzohet para presionit të brendshëm dhe ndërkombëtar në këto momente,? thotë zoti Rifkind në një koment për Institutin e Shërbimeve të Bashkuara Mbretërore, një grup kërkimor me seli në Londër.
Por kjo mund të mos mjaftojë, siç e kuptoi edhe diktatori rumun Çaushesku, i cili dëshmoi dobësinë e tij kur nuk arriti ta fshihte habinë përballë kundërshtive të publikut. Opsioni i vetëm i zotit Lukashenko mund të jetë të sigurojë ndërhyrje nga Moska. Analisti Keir Giles beson se Perëndimi duhet të bëjë kalkulime të kujdesshme në përgjigjen e tij dhe të mos i japë Rusisë pretekst për të ndërhyrë.
Por nëse udhëheqësi bjellorus arrin ta mbajë pushtetin vetëm në sajë të mbështetjes së Presidentit Putin, Alexander Lukashenko nuk do të jetë më një burrë i fortë shteti, por thjeshtë një udhëheqës kukull, pa pushtet të mirëfilltë./ VOA
Turqia ka zbuluar rreth 320 miliardë metra kub të gazit naty...
Rizgjidhet për një tjetër mandat katërvjeçar në postin e kry...
Anija e madhe luftarake amerikane, “USS Hershel Woody Willia...
Zëri i Amerikës mëson se është shtyrë për dy ditë takimi i p...
Dhjetë viktima dhe 162 raste pozitive me COVID-19 janë regji...
SHBA e akuzon Teheranin për shkelje të marrëveshjes atomike ...
Ekonomia, reformat gjyqësore, projektet kapitale infrastrukt...
Vëllai i autorit të bombës në Manchester Arena, ku këndonte ...
Bashkimi Evropian (BE) e ka mohuar se është pjesë e ndonjë m...
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë propozimin, që B...
Kursimet e qytetarëve në bankat komerciale janë rritur gjatë...
Rusia pretendon se vaksina e saj ndaj koronavirusit, e para ...
Në Shtetet e Bashkuara, një gjykatës hodhi poshtë çështjen g...
Prokurorët federalë në Nju Jork ngritën akuza ndaj ish-këshi...
Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny është në njësinë e...
Në Itali numri i rasteve të reja me Covid-19 vijon të pësojë...
Vijon të mbetet e rënduar situata me Covid-19 në Maqedoninë ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të enjten s...
Një bilanc i frikshëm është regjistruar 24 orët e fundit në ...
Zëdhënësja e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexi Navalny, th...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...