Shtyhet për dy ditë takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë
Zëri i Amerikës mëson se është shtyrë për dy ditë takimi i p...
Anija e madhe luftarake amerikane, ?USS Hershel Woody Williams?, ka mbërritur në ishullin grek të Kretës ndërsa tensionet përshkallëzohen mes aleatëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë mbi të drejtat e shfrytëzimit të burimeve energjetike në Mesdheun lindor.
Prania e luftanijes amerikane pason përplasjen e një anijeje ushtarake turke e cila mbronte një anije eksplorimi që Ankaraja e dërgoi në rajon për të bërë kërkime për naftë dhe gaz, me një luftanije greke, duke shkallëzuar krizën detare mes dy vendeve.
Arritja e luftanijes amerikane gjithashtu pason dislokimin e forcave ushtarake të Francsë në rajon, duke i ofruar ndihmë ushtarake Greqisë gjatë krizës, një angazhim aktiv që Flota e 6-të e Marinës amerikane thotë se është duke e shmangur për momentin.
“Ne nuk po marrim pjesë në këtë përballje dhe ?USS Hershel Woody Williams? nuk është dërguar për të ndërhyrë”, i tha Zërit të Amerikës Kyle Raines, atashe për shtypin i Flotës së Gjashtë të Shteteve të Bashkuara.
Ai tha se dërgimi i luftanijes në Gjirin e Sudas në Kretë ishte “i planifikuar”. Megjithatë, nëse situata mes dy aleatëve të NATO-së përkeqësohet dhe zyrtarët në Uashington vendosin të veprojnë, anija mund të ndërhyjë për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
“USS Hershel Woody Williams është shumë elastike dhe mund të përdoret në një gamë të gjerë operacionesh ushtarake në mbështetje të detyrave kombëtare,” tha zëdhënësi Raines.
Ekspertët e përshkruajnë luftanijen ?USS Hershel Woody Williams? si një bazë ushtarake lundruese, e dyta e një brezi të ri anijesh të mëdha që Marina amerikane tani po i përdor si qendra transporti dhe mbështetjeje të shpejtë për operacionet ushtarake.
Anija me gjatësi 230 metra, ishte më herët në Napoli, për një ndalesë logjistike rutinë para se të lundronte drejt Kretës.
Që nga incidenti detar i 12 gushtit, Presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka kërcënuar të përdorë forcën kundër çdo përpjekjeje greke për të bllokuar anijen eksploruese turke, ?Oruc Reis? dhe pesë luftanijet e tjera që e shoqërojnë atë.
“Nëse kjo vazhdon,” paralajmëroi ai ditët e fundit, “ne do të hakmerremi. Ne nuk do të braktisim asnjë anëtar të farefisit tonë, gjallë a vdekur.”
Qeveria Greke e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka bërë përpjekje javët e fundit për të bindur partnerët e saj të Bashkimit Evropian që të ndërmarrë sanksione ndaj Turqisë. Ajo gjithashtu i është ankuar NATO-s për mbajtjen e distancës së barabartë ndaj antagonistëve rajonalë.
Rritja e numrit të luftanijeve në Mesdheun lindor, përfshirë edhe ardhjen e një luftanijeje ruse, ka shqetësuar ekspertët në Greqi.
Disa anije luftarake greke dhe turke janë dislokuar në rajon që kur Presidenti Recep Tajip Erdogan urdhëroi dërgimin e një anijeje kërkimore në Mesdheun lindor për të studiuar burimet e gazit dhe naftës.
Greqia thotë se shtrati i detit në brigjet e Kretës dhe ishujt e tjerë të rajonit janë territor i saj dhe se Athina ka të drejtë ta shfrytëzojë atë, një pretendim që Turqia e ka hedhur poshtë vazhdimisht, duke thënë se ishujt nuk kanë të drejtë të përdorin atë që njihet si një zonë ekskluzive ekonomike.
Zyrtarët amerikanë nuk kanë dhënë hollësi se për sa kohë luftanija ?Hershel Woody Williams? do të qëndrojë në Kretë.
Ministri i Jashtëm i Qipros Nikos Christodoulidis tha se forcat nga vendet e Bashkimit Evropian dhe vende të tjera në rajon ka të ngjarë të arrijnë dhe të bashkohen në këtë përpjekje.
Ai tha se zyrtarët grekë po përpiqen për këtë dhe e presin këtë grumbullim forcash, ndërsa Athina përpiqet të gjejë një zgjidhje diplomatike. Zoti Christodoulidis përshëndeti rritjen e pranisë ushtarake duke e quajtur atë një provë të vendosmërisë së Perëndimit për të bllokuar atë që ai e quajti ndikim në rritje të Turqisë në rajon.
Analisti Kostas Ifandis, profesor i studimeve ushtarake dhe marrëdhënieve diplomatike, dyshon se demonstrimi i forcës do t’i ndryshojë gjërat.
Ai thotë se nëse situata tensionohet më tej, ne mund të shohim mobilizimin e vendeve të tjera si Egjipti. Por, nga këndvështrimi i Bashkimit Evropian, thotë ai, nuk ka të ngjarë që kjo rritje e pranisë ushtarake të ketë ndikim mbi Turqinë sepse partneri i saj më i madh tregtar dhe aleati më i ngushtë, Gjermania, nuk ka gjasa t?i bashkohet një manovrimi të tillë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës kryeson presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian, është përpjekur të bindë Athinën dhe Ankaranë që të hyjnë në negociata mbi pretendimet që secila palë ka për të drejtat ajrore dhe detare në rajon.
Gjermania nuk është treguar e gatshme për vendosjen e sanksioneve të ashpra kundër Turqisë, por ka këshilluar qeverinë e Ankarasë që të tërheqë anijen e saj kërkimore nga ujërat e debatueshme.
Turqia ka thënë se do të vazhdojë studimin e rajonit të kontestuar deri në javën e ardhshme.
Por grumbullimi i anijeve, nëndetëseve dhe madje edhe avionëve luftarakë në rajon, ka shtuar frikën e ekspertëve për mundësinë e një aksidenti që do të shkaktonte një konfrontim më të madh midis Greqisë dhe Turqisë./ VOA
Zëri i Amerikës mëson se është shtyrë për dy ditë takimi i p...
Dhjetë viktima dhe 162 raste pozitive me COVID-19 janë regji...
SHBA e akuzon Teheranin për shkelje të marrëveshjes atomike ...
Ekonomia, reformat gjyqësore, projektet kapitale infrastrukt...
Vëllai i autorit të bombës në Manchester Arena, ku këndonte ...
Bashkimi Evropian (BE) e ka mohuar se është pjesë e ndonjë m...
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë propozimin, që B...
Kursimet e qytetarëve në bankat komerciale janë rritur gjatë...
Rusia pretendon se vaksina e saj ndaj koronavirusit, e para ...
Në Shtetet e Bashkuara, një gjykatës hodhi poshtë çështjen g...
Prokurorët federalë në Nju Jork ngritën akuza ndaj ish-këshi...
Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny është në njësinë e...
Në Itali numri i rasteve të reja me Covid-19 vijon të pësojë...
Vijon të mbetet e rënduar situata me Covid-19 në Maqedoninë ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të enjten s...
Një bilanc i frikshëm është regjistruar 24 orët e fundit në ...
Zëdhënësja e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexi Navalny, th...
Prej disa ditësh, ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradina...
BE nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve në Bjellorusi dhe bën ...
Kjo nuk është hera e parë që drejtuesit shtetërorë po ballaf...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...