web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

78 raste të reja me Covid në shtetin fqinj/ Humbin jetën 4 pacientë

24 Gusht 2020, 13:24, Kosova & Bota CNA

Vijon të mbetet e rënduar situata me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Instituti i Shëndetit Publik në shtetin fqinj deklaron se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 78 raste të reja. Po ashtu kanë humbur jetën katër pacientë.

Bëhet fjalë për dy pacientë nga Gostivari të moshës 71 dhe 82 vjeçe dhe një pacient 73-vjeçar nga Tetova, si dhe një pacient 68-vjeçar nga Kumanova.

Rastet janë konfirmuar: Shkup-28, Kumanovë-5, Dibër-4, Prilep-8, Tetovë-4, Manastir-1, Ohër-1, Kavadar-2, Gostivar-8, Radovish-1, Koçani-2, Probishtip-1, Makedonski Brod -1, Berovë-4, Delçevë-3, Kërçovë-3, Negotinë-2./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga