Protesta të dhunshme në Beirut pas shpërthimit/ Dy ministra japin dorëheqjen
Shpërthimi katastrofik në Beirut ka shkaktuar një situatë të...
Opozita në Bjellorusi e vë në dyshim fitoren e shpallur të pushtetmbajtësit, Aleksander Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të së dielës. Nga Minsku dhe qytete të tjera njoftohen mbajtje protestash.
Besoj atë që shoh me sytë e mi dhe ajo që shoh, është se shumica qëndron pas nesh”, deklaroi kandidatja e opozitës, Svetlana Tichanovskaja të dielën në mbrëmje pas bërjes publike të prognozave zgjedhore të televizionit shtetëror. Sipas këtyre rezultateve, Tichanovskaja arriti të marrë vetëm 6,8% të votave. Kurse fitues i qartë nga këto zgjedhje sipas televizionit shtetëror u shpall të dielën presidenti, Aleksander Lukashenko me 79,7% të votave. ?Më e rëndësishmja është të mund të pranosh humbjen”, deklaroi drejtuesja e Komisionit Zgjedhor, Lidija Jermoshina duke i drejtuar kështu kundërkandidates së Lukashenkos.
Të hënën në mëngjes u publikuan rezultatet zyrtare. Sipas tyre Lukashenko i ka fituar zgjedhjet me 80,2% të votave. Kurse kundërkandidatja Tichanovskaja arrin sipas publikimeve zyrtare vetëm 9,9% të votave. Tichanovskaja nuk e pranon rezultatin zyrtar.
Atmosferë proteste
?Nuk mund të ketë pranim të një rezultati të tillë zgjedhor”, theksoi përkundër kësaj, zëdhënësja e Tichanovskajas. Sipas saj ?kjo është jashtë çdo realiteti”. Edhe ekspertët i vlerësojnë shifrat shtetërore të publikuara për fitore me afër 80% të presidentit Lukashenko, si të shpikura, për shkak të krizës së rëndë ekonomike në vend dhe një atmosferë proteste kundër Lukashenkos të ndjeshme në të gjithë vendin.
Në disa qytete ka pasur të dielën përplasje mes përkrahësve të opozitës dhe forcave të sigurisë. Mijëra vetë u mblodhën në sheshet kryesore për të protestuar kundër manipulimeve zgjedhore. Në rrjetet sociale janë publikuar video, që tregojnë, se si policiët qëllojnë demonstruesit. Për të shpërndarë protestuesit të dielën u përdorën edhe granata ndriçuese dhe gaz lotsjellës, raportuan korrespondentë të Deutsche Welles.
Raportohet për të lënduar. Sipas organizatave të aktivistëve për të drejtat e njeriut, 120 vetë janë ndaluar nga policia. Në orët e mëngjesit situata paraqitet e qetë. Por kundërshtarët e qeverisë kanë paralajmëruar, se do të dalin sërish në protesta.
Qeveri ?e paaaftë”
“Një krizë e thellë, e paparë deri më tani po vjen”, tha bashkëluftëtarja e kandidatës Tichanovskaja, Maria Kolesnikova një konferencë në shtyp në mbrëmje. Ajo e akuzoi qeverinë për manipulim zgjedhor. Kështu pjesëmarrja e votuesve në disa qendra zgjedhore ka arritur në më shumë se 100%, tha ajo. Kjo qeveri është e paaftë të qeverisë vendin”. Autoritetet duhet të pranojnë, që shumica qëndron në anën tjetër”, tha Kolesnikova.
Kandidatja Svetlana Tichanovskaja doli në skenën politike si kandidate për presidente, pas arrestimit të bashkëshortit të saj, Sergej Tichanovski, një bloger i njohur, i cili u përjashtua nga zgjedhjet. Lukashenko 65 vjeçar e qeveris prej 26 vjetësh me dorë të hekur Bjellorusinë. Mandati i ri do të ishte mandati i gjashtë i tij në postin e presidentit./DW
Shpërthimi katastrofik në Beirut ka shkaktuar një situatë të...
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar se po përg...
Rrjeti më i madh në botë në internet, Facebook lejon punonjë...
SHBA vijon të ketë numrin më të lartë në botë të të infektua...
Prej disa muajsh gjithë bota po lufton me koronavirusin i ci...
Katër persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Maqedoni...
Kryeministri i Libanit Hassan Diab ka thënë se zgjidhja e ve...
Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 4...
Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkua...
Qendra e Transfuzionit të Gjakut në Kosovë ka bërë thirrje t...
Kreu i Organizatës së Veteranëve dhe Luftës së UÇK-së (OVL-U...
Në kryeqytetin e Libanit, policia përdori gaz lotsjellës nda...
Qindra lloje të ndryshme të maskave të fytyrës janë hequr ng...
Nuk kanë të ndalur protestat e dhunshme në Liban. Pas shpërt...
Përdoruesit e medias sociale arabe reaguan ndaj vizitës së p...
Dje në mediat e Kosovës u shpërndanë disa video me pamje të ...
Që nga 19 korriku, numri i të shëruarve nga koronavirusi në ...
Pas shpërthimit apokaliptik në Bejrut, numri i viktimave ka ...
Ndonëse në Maqedoninë e Veriut shifrat e të infektuarve mbet...
Në Shtetet e Bashkuara, anketat tregojnë se kandidati demokr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...