Revoltë pas shpërthimit në Bejrut/ Policia përplaset me protestuesit
Në kryeqytetin e Libanit, policia përdori gaz lotsjellës nda...
Në Shtetet e Bashkuara, anketat tregojnë se kandidati demokrat për president, Joe Biden kryeson ndaj Presidentit Donald Trump për zgjedhjet e nëntorit. Por ndërsa anketat tregojnë se sa popullor është një kandidat në një moment të caktuar, ato nuk përcaktojnë gjithmonë saktë rezultatin e zgjedhjeve. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara foli me dy ekspertë që kanë parashikuar fituesin e zgjedhjeve, jo bazuar tek sondazhet, por tek modelet që kanë krijuar vetë.
Viti 2016 tregoi se anketat mund të gabojnë. Shumica e tyre tregonte se Hillary Clinton do të fitonte.
Dy ekspertë amerikanë kanë parashikuar me saktësi fituesit e zgjedhjeve presidenciale.
?Unë kam parashikuar saktë rezultatet e të gjitha zgjedhjeve që nga viti 1984?, thotë Allan Lichtman, profesor historie i Univresitetit Amerikan.
?Modeli im i parashikimit, ka qenë i saktë për 25 nga 27 votime që nga viti 1912?, thotë Helmut Norpoth, profesor i shkencave politike në Unversitetin Stony Brook.
Por cila është metodologjia?
Prof. Lichtman përdor 13 ?çelësa?, pyetje për çështje si ekonomia, politika e jashtme, sa e bashkuar është partia dhe karizma e një kandidati. Kur përgjigjia është ?po?, ajo konsiderohet në favor të presidentit, ndërsa ?jo? në favor të rivalit të tij.
?Nëse të paktën gjashtë nga përgjigjet janë kundër partisë që ka Shtëpinë e Bardhë, ajo pritet të humbasë?, thotë Prof. Lichtman.
Modeli i Prof. Norpothit për zgjedhjet paraprake brenda partisë, përdor statistika që nga viti 1912, me një element kyç: cili kandidat fitoi votimet e hershme paraprake, ose zgjedhjet në nivel shteti, që përcaktojnë kandidatin presidencial të një partie.
?Kam edhe një model tjetër parashikimi që mund të shkojë pas 200 vjet dhe që ndihmon në përcaktimin e fituesit?, thotë ai.
Dhe cili është parashikimi?
?Parashikimi im është se këtë vit, Donald Trump ka 91 për qind shans të fitojë në zgjedhje?, thotë Prof. Norpoth.
?Unë parashikoj se Donald Trump do të humbasë?, thotë Prof. Lichtman.
Ai e ndryshoi parashikimin e tij, pas pandemisë dhe trazirave sociale. Deri në fund të vitit 2019, ai mendonte se zoti Trump, do të fitonte, por?
?Brenda pak muajve, Donald Trump dhe republikanët që fillimisht dukej e sigurt se do të fitonin, kaluan në disavantazh sipas modelit tim?, thotë prof. Lichtman.
Përcaktimi i prof. Norpoth, që nuk mbështet asnjë parti, nuk varet nga pandemia, apo protestat.
?Parashikimi im është përfundimtar. Nuk ndryshon nga faktorët, por mund të dështojë në fund. Ka një shans 9% që të dalë gabim, por unë e marr rrezikun në sy?, thotë ai.
Të dy profesorët thonë se parashikimet e tyre janë përfundimtare, por prof. Lichtman, një demokrat, thotë se dy elementë janë jashtë kontrollit të modelit të tij: ndërhyrja në zgjedhje dhe shtypja e votës.
?Baza e republikanëve përbëhet nga burra të bardhë në moshë, si unë. Ajo pjesë e elektoratit po tkurret. Republikanët nuk mund të nxjerrin të tjerë burra të bardhë në moshë, por mund të përpiqen të ndrydhin votën e bazës demokrate mes pakicave dhe të rinjve. Kjo më shqetëson?, thotë ai.
Asnjë nga profesorët nuk i merr në konsideratë anketat për përfundimet e tyre.
?Jetojmë në një moment të veçantë social. Ndoshta disa njerëz nuk duan t?ia pranojnë as anketuesve, që mbështesin Donald Trumpin se nuk duket mirë në sytë e shumë njerëzve?, thotë prof. Norpoth.
Por cilido që të fitojë, një nga këta profesorë, e parashikoi saktë rezultatin./ VOA
Në kryeqytetin e Libanit, policia përdori gaz lotsjellës nda...
Bilanc tragjik është shënuar gjatë 24 orëvë të fundit në Kos...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka paralajmëruar Mi...
Drejtori amerikan i kundërzbulimit ka shprehur shqetësim për...
Rusia njoftoi me krenari se është gati të bëhet vendi i parë...
Më shumë se 40,000 vetë nënshkruan një peticion dhe kërkojnë...
Xhandarmëria serbe ka hyrë pasditen e sotme në territorin e ...
Brent Scowcroft, gjenerali pragmatik me tre yje i cili shërb...
Në çastin e shpërthimit apokaliptik në Bejrut, në një kishë ...
Në vetëm 24 orë, në ishullin e Parosit janë konfirmuar 13 ra...
Një aeroplan i kompanisë, India Express, me 191 persona në b...
Në muajin korrik në Shtetet e Bashkuara u hapën mbi 1.8 mili...
Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi të enjten udhëzimet e...
Ministria e Shëndetësisë njofton për 181 raste të reja me Co...
Çernobili i Libanit. Kështu po përshkruhet nga disa njërëz s...
Vijojnë kërkimet nën rrënojat e portit të Bejrutit pas shpër...
Gjithnjë e më shumë qytete dhe rajone po insistojnë që njerë...
Mediat gjermane tërheqin vëmendjen, se virusi Corona, po për...
Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi të enjten udhëzimet e...
Në rrjetet sociale janë shfaqur fotografi që tregojnë moment...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...