Gara e Rusisë për vaksinën e Covid-19/ Shqetësime në Perëndim
Rusia njoftoi me krenari se është gati të bëhet vendi i parë...
Drejtori amerikan i kundërzbulimit ka shprehur shqetësim për ndërhyrje nga Kina, Rusia dhe Irani në zgjedhjet e 2020s.
Zbulimi amerikan arrin në përfundimin se Kina shpreson që Presidenti Donald Trump do të humbasë zgjedhjet, Rusia po përpiqet të dëmtojë imazhin e demokratit Joe Biden, ndërsa Irani po përpiqet të minojë institucionet demokratike, tha përmes një deklarate Bill Evanina, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit.
Në deklaratë, zoti Evanina ofron analizën më të fundit të shërbimeve të zbulimit për kërcënimet ndaj zgjedhjeve të nëntorit.
?Shumë aktorë të huaj preferojnë njërin ose tjetrin kandidat dhe këtë e kanë shprehur në komunikime të fshehta, ose të hapura si dhe në akte influencuese,? tha zoti Evanina. ?Ne jemi kryesisht të shqetësuar me aktivitetet e mundshme të Kinës, Rusisë dhe Iranit?.
Kina e konsideron Presidentin Trump ?të paparashikueshëm? dhe nuk do rizgjedhjen e tij, tha zoti Evanina. Kina ka zgjeruar përpjekjet e influencës para zgjedhjeve, duke u munduar të ndikojë tek politikat amerikane dhe t?u bëjë presion figurave që i konsideron si kundërshtare të Pekinit, tha zyrtari amerikan.
?Megjithëse Kina do të vazhdojë të peshojë përfitimet dhe rreziqet e veprimeve agresive, publikisht retorika e saj është bërë më kritike ndaj administratës aktuale në lidhje me reagimin ndaj COVID-19, mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston si dhe akte të tjera,? shkruan në deklaratë zoti Evanina.
Për sa i përket Rusisë, zbulimi amerikan arrin në përfundimin se Moska po përpiqet të ?denigrojë? zotin Biden dhe përkrahësit e tij që i shikon si anti-rusë. Zoti Evanina tha se kritikat ndaj zotit Biden duket se burojnë që nga koha kur ai ishte nënpresident, lidhur me politikat e tij ndaj Ukrainës dhe kundërshtimin e tij ndaj politikave të brendshme të Presidentit Putin.
Zoti Evanina veçoi ligjvënësin ukrainas pro-rus Andriy Derkach, duke e akuzuar se po përhap “pretendime për korrupsion” dhe po publikon tekste të telefonatave të përgjuara në përpjekje për të minuar zotin Biden dhe demokratët.
Po ashtu, ai paralajmëroi se ashtu si në fushatën e 2016, kur shërbimet e zbulimit arritën në përfundimin se Rusia u përpoq të ndihmonte fushatën e zotit Trump përballë rivales Hillary Clinton, ka prova se agjentët rusë po mbështesin Presidentin Trump.
“Disa aktorë që kanë lidhje me Kremlinin po përpiqen të ndihmojnë kandidaturën e zotit Trump përmes medias sociale dhe televizionit rus,” tha zoti Evanina.
Sipas analizës së zotit Evanina, Irani përpiqet të minojë institucionet demokratike amerikane si dhe të përçajë Amerikën para zgjedhjeve.
?Përpjekjet e Iranit në këtë drejtim përqëndrohen në aktivitetet online, si përhapja e dizinformimit përmes internetit, në median sociale dhe përhapja e materialeve nga palë të tjera anti-amerikane,? shkruan zoti Evanina.
?Teherani niset pjesërisht nga bindja se nëse rizgjidhet Presidenti Trump do të vazhdojë presioni amerikan ndaj Iranit në përpjekje për të nxitur ndryshim regjimi në këtë vend,? shkruan drejtori i kundërzbulimit amerikan, Bill Evanina.
Shtëpia e Bardhë reagoi të premten duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë ndërhyrje në procesin zgjedhor amerikan. Përmes një deklarate, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Ullyot, tha se qeveria amerikane është gati për t?iu përgjigjur kërcënimeve duke përdorur të gjitha instrumentet e fuqisë kombëtare.
?Zgjedhjet e lira dhe të drejta janë gurëthemeli i demokracisë amerikane. Presidenti Trump dhe administrata e tij vazhdojnë të demonstrojnë një angazhim të vazhdueshëm për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve,? shkruan zoti Ullyot, pas deklaratës së shefit të kundërzbulimit amerikan, Bill Evanina./ VOA
Rusia njoftoi me krenari se është gati të bëhet vendi i parë...
Më shumë se 40,000 vetë nënshkruan një peticion dhe kërkojnë...
Xhandarmëria serbe ka hyrë pasditen e sotme në territorin e ...
Brent Scowcroft, gjenerali pragmatik me tre yje i cili shërb...
Në çastin e shpërthimit apokaliptik në Bejrut, në një kishë ...
Në vetëm 24 orë, në ishullin e Parosit janë konfirmuar 13 ra...
Një aeroplan i kompanisë, India Express, me 191 persona në b...
Në muajin korrik në Shtetet e Bashkuara u hapën mbi 1.8 mili...
Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi të enjten udhëzimet e...
Ministria e Shëndetësisë njofton për 181 raste të reja me Co...
Çernobili i Libanit. Kështu po përshkruhet nga disa njërëz s...
Vijojnë kërkimet nën rrënojat e portit të Bejrutit pas shpër...
Gjithnjë e më shumë qytete dhe rajone po insistojnë që njerë...
Mediat gjermane tërheqin vëmendjen, se virusi Corona, po për...
Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi të enjten udhëzimet e...
Në rrjetet sociale janë shfaqur fotografi që tregojnë moment...
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të nënshkruajë një u...
Të mbijetuarit, tashmë të moshuar, nga bombardimi i parë bër...
Qeveria gjermane jep një grant prej 1,8 milionë Eurosh për t...
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të nënshkruajë një u...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...