Dritan Prençi, kasaphanë me dosjen e inceneratorit të Tiranës
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Ekonomia shqiptare rezulton të ketë humbur rreth 400 milionë euro që në tremujorin e parë të këtij viti, në raport me si rrjedhojë e tërmetit dhe pandemisë që detyroi një mbyllje të ekonomisë nga mesi i muajit mars.
Shifra u publikua në statistikat e përditësuara të Eurostat, për vendet anëtare, ku përfshihen dhe shtetet e rajonit. Prodhimi i brendshëm bruto me çmime tregu për Shqipërinë zbriti në 3 miliardë euro, nga 3.4 miliardë euro që ishte në tremujorin e mëparshëm, duke zbritur në nivelin më të ulët që nga tremujori i parë 2018.
Më herët, INSTAT raportoi se Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2020 vlerësohet me rënie prej 2,52 %,kundrejt tremujorit të parë të vitit 2019. Tërmeti i fundit të vitit të kaluar, që frenoi sektorin e ndërtimit dhe mbyllja e ekonomisë në gjysmën e dytë të muajit mars, e kanë çuar ekonominë në territor negativ në tremujorin e parë të vitit. Dy sektorët që kanë ndikuar më negativisht në rritjen ekonomike janë ndërtimi, me -1.29 pikë përqindje, i cili u frenua pas tërmetit të 26 nëntorit.
Ndërkohë bllokimi i ekonomisë, pas datës 10 mars, pas shfaqjes së rasteve të para me Covid-19 ka ndikuar në aktivitetet e tregtisë, transportit, akomodimit dhe shërbimit ushqimor, gjë që ka ndikuar negativisht me 0.58 pikë përqindje, si dhe në aktivitetet profesionale dhe administrative, me -0.55%. Këto grupe pritet të ketë shënuar një rënie më të madhe në tremujorin e dytë, ku për dy muaj pothuajse gjithçka ishte e mbyllur, ndërsa ndërtimi ka qenë aktiv edhe gjatë periudhës së Covid-19.
I vetmi sektor me rritje ishte bujqësia, që ndikoi pozitivisht me 0.71 pikë përqindje. Covid-19 ka ndikuar negativisht dhe në industrinë nxjerrëse dhe përpunuese (-0.45%), informacionin dhe komunikacionin (-0.15%), aktivitetet financiare dhe të sigurimit (-0.16%).
Qeveria shqiptare ka parashikuar në buxhetin e rishikuar se ekonomia pritet të humbë rreth 1.8 miliardë euro nga pandemia që ka mbërthyer vendin dhe botën.
Në tabelat e buxhetit të rishikuar 2020, financat kanë rishikuar në ulje prodhimin e brendshëm bruto të vendit, (që mat vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare që prodhohen nga ekonomia në një periudhë të caktuar), në 1.58 trilionë lekë, ose 12.7 miliardë euro.
Në krahasim me pritshmërinë në fund të 2019-s, kur prodhimi i brendshëm bruto për këtë vit parashikohej në 1.79 trilionë lekë (14.5 miliardë euro), rënia është rreth 1.8 miliardë euro. Kjo është dhe shuma që ekonomia pritet që të humbë nga izolimi pothuajse total dy mujor dhe pasojat afatgjatë që ai la në zinxhirin e furnizimit, industri, bizneset e vogla, konsum, punësim etj.
Qeveria pret një rënie ekonomike prej 4.3% në 2020-n./Monitor
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një konfe...
Ekonomia e Suedisë performoi më mirë sesa pjesa më e madhe e...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se qeveria e Ramës k...
Qeveria synon të mbajë një nivel të lartë shpenzimesh buxhet...
Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ironizon qeverinë për...
Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë inv...
Monedha e përbashkët ka shënuar një rënie të fortë sot në tr...
Nga Dr. Klodian MuçoNë një krizë të tillë nevojitet të mbësh...
Tuneli i Llogorasë do të ndërtohet me fondet e buxhetit të S...
Ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, n...
Në rishikimin më të fundit të saj, agjencia ndërkombëtare e ...
Qeveria po i përqendron fondet në projektet e mëdha publike,...
Banka Botërore njoftoi se ka miratuar një financim prej 15 m...
Në kohë të vështira, kur e ardhmja duket e pasigurt, individ...
Është zhvilluar dje mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar t...
Ministrja e Financave, Anila Denaj deklaroi nga foltorja e K...
Tre gushti është afati i fundit të dorëzimit të bilancit të ...
Miratimi i projektligjit për AmnistinëFiskale dhe penale i c...
Të gjithë ata qytetarë që kërkojnë të rivlerësojnë pasuritë ...
Ndonëse qershori ishte muaji i parë kur vendi u hap pas mbyl...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...