Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Në një deklaratë për mediat, Gjata reagoi në lidhje me raportin e Antimafias italiane, i cili e rendit Shqipërinë si ndër vendet kryesore në botë të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.
Sipas Gjatës, të paprekshmit e Edi Ramës kanë mbjell me kanabis gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug dhe asnjë bos droge nuk vihet në pranga.
?Realiteti i 4-5 viteve më parë, kur i gjithë vendi u mboll me drogë dhe droga transportohej me avion, po përsëritet sërish me agresivitet edhe më të madh, përpara largimit të qeverisë së Edi Ramës.
Kjo foto është bërë së fundmi në Kukës. Kjo tjetra i përket plantacioneve me kanabis në Labëri. Kështu është në Malësinë e Dukagjinit, në Malësinë e Krujës, të Tepelenës, të Gramshit, në fshatrat e Beratit, të Vlorës, madje edhe në periferi të Tiranës.
Shqipëria prej 2 vjetësh është rimbjellë fuqishëm me drogë, por policia është urdhëruar të mos shikojë, të mos dëgjojë, të mos shqetësojë bosët e drogës në partneritet me qeverinë.
Fotografitë me kanabis në Kukës dhe në Tepelenë janë pasqyrim realitetit që prezanton me vërtetësi edhe Antimafia Italiane për gjendjen e rëndë të kanabisit në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama.
Në raportin e fundit të Antimafias italiane, Shqipëria konsiderohet si një nga vendet kryesore në nivel botëror për prodhimin e kanabisit.
?Klanet shqiptare tanimë shprehin zotësi në rritje jo vetëm në tregtinë e drogës, por edhe në përmirësimin e cilësisë së bimëve narkotike që mbjellin, duke importuar në Shqipëri fara të afta për të prodhuar marijuanë në sasi të mëdha, në mes të vendit.?- thuhet në raportin e antimafias italiane.
Raporti ngre alarmin se Shqipëria është kthyer në një pikë kyçe tranziti për heroinën që vjen nga Afganistani dhe Azia Qendrore dhe se, për shkak të lidhjeve të duhura, krimi i organizuar shqiptar është kthyer në një nga furnizuesot kryesorë të Italisë me kokainë nga Kolumbia.?-tha Gjata.
Më tej, ai theksoi se raporti tregon edhe mënyrën sesi kryhet transporti i drogës pa u shqetësuar nga Policia e Edi Ramës dhe e Sandër Lleshajt.
Sipas Gjatës, trafiku rrugor është më i përhapuri, por edhe trafiku përmes detit dhe kanalit të Otrantos.
Më tej, ai citoi raportin e Antimafies, ku thuhet se ?Skafet nisen nga harku mes Vlorës dhe Durrësit dhe drejtohen përgjithësisht drejt brigjeve puljeze?, ndërsa i drejtoi edhe një pyetje Ramës dhe Lleshajt.
?Pyetja që shtron sot çdo qytetar është sesi ka mundësi që policia shqiptare i ka të gjitha këto informacione, e di se ku mbillet droga, e di se kush e mbjell, kush e trafikon, mënyrën dhe vendin nga trafikohet dhe prapë nuk merr asnjë masë?! Nuk ka asnjë edhe një arrestim të vetëm të trafikantëve të drogës. Asnjë shef të shkarkuar policie, megjithë premtimin pompoz të Sandër Lleshajt. Përgjigja është fare e thjeshtë! Policinë e pengon Ministri i Brendshëm, i cili është në shërbim të paktit të Edi Ramës me trafikantët e drogës.
Raporti i Antimafias italiane konfirmon se trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali nuk është ndaluar as gjatë kohës së pandemisë COVID-19. Kur askush nuk lëvizte në rrugët e Shqipërisë dhe Edi Rama bënte shfaqjet me dron nga rrugët e zbrazura, trafikantët e drogës lëviznin lirshëm nga toka dhe nga deti.
Raporti i Antimafias italiane hedh dritë edhe mbi pasurinë shumë të madhe të bosëve të drogës shqiptare. ?Të ardhurat nga trafiku i kanabisit u kanë dhënë mundësi shqiptarëve të futen në tregun e heroinës dhe kokainës, duke shumëfishuar të ardhurat?- thuhet në raport, i cili e sheh Shqipërinë si një vend ndërkombëtar të krimit.
Janë këta trafikantë droge që Edi Rama i shet për emigrantë dhe që po synon t?u legalizojë pasuritë e vëna nga droga përmes ligjit të aministisë fiskale.
Ky ligj, nëse miratohet, kundër sugjerimeve të partnerëve tanë strategjikë, nuk ka për të patur jetën e gjatë. Në do të zhbëjmë me efekt prapaveprues çdo dispozitë dhe përfitim nga ky ligj.
Puna e ndershme dhe jo paratë e drogës do të vlerësohen nga qeveria e ardhshme, në mënyrë që Shqipëria të hiqet nga harta e vendeve kryesore të prodhimit dhe trafikimit të drogës.?-tha Çlirim Gjata.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë...
Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj ka folur...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka hedhur akuza ...
* Dante Aligieri te “Komedia Hyjnore” shkruante “në mes të s...
Pas propozimit të presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Rep...
Ish-kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe ish-a...
Analisti Mustafa Nano, ka analizuar mbrëmjen e sotme rolin e...
Gjatë një debati të zhvilluar në studion e emisionit “Kapita...
Kryeministri Edi Rama nuk mund të fitojë dot një mandat të t...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka bërë një tje...
Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia vlerësoi se hapja e një l...
Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, ka reaguar...
Zbulohet dita dhe ora kur do të mbahet mbledhja e Këshillit ...
Dy përfaqësuesit e opozitës së bashkuar në tryezën e Këshill...
Presidenti Ilir Meta pas SMS-së së zotit Kume, i kërkoi Ramë...
Damian Gjiknuri reagon pas deklaratës së opozitës për diskut...
Opozita e Bashkuar ka dalë me një deklaratë për mediat pasi ...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar sërish ashpër dhe ka ironizu...
Dje pasdite Basha shkoi me urgjencë në zyrën e Metes dhe për...
Deputetja Rudina Hajdari dhe bashkëkryetarja e komisionit të...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...