web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive/ CNA.al e paralajmëroi, zgjidhet kreu i ri i KPP

9 Korrik 2020, 07:22, Politikë CNA

Disa ditë më parë CNA.al e paralajmëroi zgjedhjen e kreut të ri të Komisionit të Prokurimit Publik, në shkelje totale të ligjit.
Burime për CNA.al thanë se komisioni pritet të shpallë sot fitues kandidatin e parë në listë, Joanid Myzyrin.

Në shkrimin e mëparshmëmCNA.al theksohej se Këshilli i Ministrave kishte kualifikuar në kundërshtim me nenin 19/3 të Ligjit të Prokurimit Publik, kandidatin e parë, Jonaid Myzyri, i cili nuk plotëson 2 nga kriteret parashikuara në nenin 19/3 pika 2 dhe konkretisht: 1) Nuk plotëson kriterin e vjetërsisë 8 vite përvojë pune, pasi në vitin 2014 ka përfunduar studimet dhe 2) nuk plotëson kriterin 2 vite në pozicion drejtues pasi maksimumi i eksperiencës drejtuese të tij është pozicioni Shef Sektori për 8 muaj.

Ndërkohë pavarësisht shkeljeve ligjore, Komisioni e ka marrë vendimin për të shpallur fitues Joanid Myzyrin.

Në garë ishin 7 kandidatë që garonin për këtë post, emrat e të cilëve janë publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë. Këta 7 kandidatë ishin kualifikuar për fazën e dytë për kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik që në datën 30 qershor të këtij viti.

Lista kryesohej nga dy kandidatë të cilët nuk plotësojnë kriteret për të qenë në krye të këtij institucioni. E tashmë në krye të KPP do të jetë një person që nuk plotëson kriteret dhe është në shkelje totale të ligjit./CNA.al

Gara për kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik/ Dy prej kandidatëve në shkelje të ligjit

 





Lajmet e fundit nga