Nga Armir Shkurti/ Një histori me fund të lumtur
Mbahej në Paris kongresi i Pi Arit. Që në krye u tha se krye...
Lulzim Basha po kërkon një fabulë të legjitimohet si baba nga martesa e dytë në PD. Dhe ka kaq muaj që po flet vetë dhe dëgjon vetë, se si do sillet me fëmijët e gjetur në PD, që ndërkohë i ka zbuar.
Askush prej tyre nuk i ka kërkuar të kthehet në shtëpi. Nuk kam dëgjuar askënd prej tyre, që të thotë se ?dua të jem në ekipin e Bashës, por ai nuk më lejon?.
Përkundrazi, të gjithë që janë pyetur, kanë thënë se nuk kanë punë më me të.
Edhe Genc Rulit që i ka shkuar në shtëpi për ta ndihmuar të krijojë idenë se ribirësimi i fëmijëve të gjetur do jetë në dorë të tij, e vetmja ndihmë që i ka dhënë, është një ish- zëvendësministër i tij për të drejtuar fushatën.
Tani që ndërkohë askush nuk i ka kthyer përgjigje, apo i ka kërkuar të kthehet në PD, gjithë njerëzit e Lulzim Bashës, ata që kanë zbuar, ata që gjetën në PD, flasin për nevojën për rikthim, por si ?ushtarë? në parti, të atyre që i zbuan.
Mënyra si flasin, është më poshtëruese se heshtja e deritanishme. Se heshtja të paktën miratonte zbimin. Kurse kjo lutja që ata të kthehen e të ndihmojnë Lulin, kërkon t?u diktojë atyre dhe statusin që duhet të kenë, jo më si të kthyer, por si të penduar.
Eshtë aq qesharake dhe banale e gjithë kjo, sa nuk vlen as si debat, e jo më si proces.
Një parti që vendos të hapet, duhet pikësëpari të godasë frymën e mbylljes dhe procesin që e ka shkaktuar atë.
Me Lulzim Bashën, nuk është se PD thjesht është mbyllur. PD është spastruar nga njerëz që Lulzim Basha nuk i kontrollonte dot dhe as i konkurronte dot. Thjesht, pabesisht i ka hequr nga listat e konkurrimit dhe i ka nxjerrë në rrugë.
Tani ata janë në punën e tyre, kanë projektet e tyre, dikush politike e dikush personale. Të vetmen gjë që nuk kanë në plan, është të bashkohen me Lulzimin.
Këmbëngulja e tij për të mbajtur hapur debatin për t?i thirrur, është si të gjitha gjërat fallco të Lulzim Bashës, në stilin ?më ka çu nëna me la gojën?.
Në vitin 2005, kur Sali Berisha po provonte të bëhej i besueshëm si i ?ndryshuar?, filloi atë që u quajt hapje e madhe me dy kategori. E para, qe shoqëria e Lulit dhe Argitës si garanci ndaj hapjes së vërtetë, që ishte kthimi i ish- drejtuesve të lartë të PD dhe themeluesve të saj, për t?i rikthyer në PD.
Skeptiku më i madh i fillimit të këtij procesi ishte Genc Ruli. Në një emision televiziv në janar 2005, ndërkohë që procesi kishte filluar me dyshime të mëdha, ai e quajti përpjekjen e Berishës për të demokratizuar PD, një demogogji të Berishës, duke përdorur një krahasim të rëndë: ?Të kërkosh të demokratizosh PD me Berishën në krye, është si t?iu kërkoje gjermanëve të defashistizonin Gjermaninë, me Hitlerin në krye?, tha ai.
Por Berisha e kishte betejë jetë e vdekje dhe e thelloi realisht procesin, duke thirrur dhe vetë Rulin në PD, pasi u mbyll dy orë në zyrë vetëm me të.
Lulzim Basha, ndryshe nga Berisha, nuk ka qëllim as të thërrasë njeri, dhe as të krijojë një klimë konkurrence në PD. Biles për ta bërë të sigurtë këtë gjë, ai nuk ua zë dot as emrat në gojë të larguarve, duke gjetur si shpëtim faktin që në pozitat e ?babait?, nuk zgjedh dot mes fëmijëve.
Babai nuk zgjedh dot vërtet, por Basha është baba nga martesa e dytë në PD. Ai mund ta ketë të vështirë të zgjedhë mes Salianjit dhe Klevesit, apo mes Gridës e Joridës, se i do njësoj, por jo mes fëmijëve të gjetur.
Ata i zboi që ditën e parë që hyri dhëndër brenda në atë parti.
Ndaj e gjithë kjo zhurmë nuk është për të kthyer ata në parti, se ata, as e kanë kërkuar këtë gjë.
E gjithë zhurma është se tani e ndjen, se bashkë me ta, kanë ikur dhe mijëra vota nga partia, dhe shpreson se duke bërë sikur kërkon të kthehen ata që ka zbuar, mund të rikthejë votat e tyre.
Në zgjedhjet e shkuara, 240 mijë votues të PD ikën bashkë me ata që zboi Basha. Të shpresojmë që vitin që vjen, do hyjë në zgjedhje, dhe të kemi mundësi të numërojmë sa i kanë mbetur.
Mbahej në Paris kongresi i Pi Arit. Që në krye u tha se krye...
-Klithë dhimbjeje për tre përmetare të shkëlqyera- Ne do iki...
Ikën 30 vjet qysh atëherë kur popullata kapërceu kangjellat ...
Ik, nga ky vend! Ky vend nuk bëhet! Ik, largohu dhe mos u kt...
Sot është 2 Korrik, dita e hapjes së ambasadave në Tiranë, n...
Tarifa e 7.5 euro per 100 kilometer qe do te paguhet ne rrug...
Nga Mentor KikiaSot është 2 Korrik, dita e hapjes së ambasad...
Nga Valbona MeziniLulzim Basha kërkoi të përcillte sot një m...
Ata që duan edhe hapjen e listave, edhe koalicione parazgjed...
(Reagim ndaj projektit për ndërtimin e hidocentralit të Skav...
A ju kujtohet Turi i testit të letërsisë?Për ata që besojnë ...
Përgjigja e quizit historiko-politik shqiptar për Triesten!T...
*Ngjarja e fundit e publikimit të dyshimeve për krime lufte ...
Telegram i hapurDrejtuar: Ilir Hoxhës Adresa : Te rrënojat e...
Në këtë ditë të nxehtë qeshori, ku dielli duket si akuzë qie...
Projekti i rrugës Milot- Fier është “gjylja e fundit” e prem...
Po mundohemi të qërojmë nga Përmeti kriptosocialisten mediok...
* Ka një ngazëllim të pakuptueshëm në lidhje me Rezolutën e ...
Nga Bledi ManeMandati si rektor i Universitetit të Tiranës i...
Kur vjen në Korçë është e pamundur të mos takosh miqtë, që n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...