Nga Elona Caslli/ Valixhja e mendjes
Ik, nga ky vend! Ky vend nuk bëhet! Ik, largohu dhe mos u kt...
Ikën 30 vjet qysh atëherë kur popullata kapërceu kangjellat e ambasadave dhe u strehua në territor lirie. Nuk hyri për bukë dhe rroba. Mori rrezikun në sy për një gjë hyjnore. Të jetonim si njerëz. Mos na çonin me borije të dielave për të na nisur në aksione, mos na vrisnin se mendonim ndryshe, mos spiunonim motrën, vëllain a babain. Mos e gdhinim te dyqani i bulmetit për një shishe qumësht. Mos na ndalonin të ecnim nëpër glob si krijesa të Zotit.
Ditët e atij korriku ishin të nxehtë nga moti e nga vullkani i zemrave të shqiptarëve. U ngucëm me mijëra në ato pak oborre dhe nuk u dëshpëruam. Lamë në shtëpitë e varfra prindërit e mjerë, po dinim se do i ritakonim. Po nisnim të shihnim ëndrra reale. Ëndrra me respekt, me solidaritet, me shpresë, me programe, me synime.
Iku 2 korriku e solli plot korrikë. Aq shumë sa djemtë dhe vajzat e ambasadave u bënë gjyshër, u bënë qytetarë të Evropës. Punuan me ngulm në çdo sektor dhe ia dolën. Arsimuan fëmijët, u pasuruan për vete, liritë që fituan i vunë në zemër si gjerdan.
Veç atdheu ngeci ai që ishte. I varfër, i zbehtë, i ashpër, i egër. Me qeveri që e vodhi qeverisjen. Simbol të këtij palo shteti kam mbërritjen në Rinas. Kur avioni prek tokën time dhe zemra shton tik-takun, atëherë sa ngrihem e marr çantën nuk dal dot te dera. Të ndjej ajrin e atdheut, ajrin e mushkërive të jetës sime. Stjuardesa më ndal. Më tregon se ka disa personalitete në avion. Ata do zbresin të parët, qesh ajo. E kështu rrimë në këmbë e presim sa zbresin shkallët ata që na zbuan nga ky vend. Zbret direkt në qilim të kuq Gramoz Ruçi. Ai që na mallkoi 30 vite më parë. E shoh që hipën në Range Rover të ri akull. Paska bërë hapa para dhe ky. Nga BÇ kineze te makinë angleze.
Na vjen radha të zbresim dhe ne që ikëm nga murtaja komuniste. Çapitemi me pyetjen, mos bëjmë gabim që vijmë? Ky vend do shpëtojë ndonjë mot nga komunizmi, nga poshtërimi, diktatura, vjedhja, shtypja dhe injoranca?
Sa marr vulën në pasaportë, më hipën dëshira të rikthehem në Evropë. E të rivij vetëm kur Shqipëria të mos ketë më Gramozër në krye të vendit. Sa vjet do duhen? Sa?
Tani s?ka as ambasada frymëzuese që të futemi. Ato janë bërë shërbëtore të regjimit, lajkatare të diktatorit. Ambasada që e shohin vendin tim si El Dorado…
Çapitem drejt qytetit e pyes veten, pse erdhe o njeri?! Pse? Atdheun ta kanë vjedhur. Ti e di. Ta tregoi Gramozi…
Ik, nga ky vend! Ky vend nuk bëhet! Ik, largohu dhe mos u kt...
Sot është 2 Korrik, dita e hapjes së ambasadave në Tiranë, n...
Tarifa e 7.5 euro per 100 kilometer qe do te paguhet ne rrug...
Nga Mentor KikiaSot është 2 Korrik, dita e hapjes së ambasad...
Nga Valbona MeziniLulzim Basha kërkoi të përcillte sot një m...
Ata që duan edhe hapjen e listave, edhe koalicione parazgjed...
(Reagim ndaj projektit për ndërtimin e hidocentralit të Skav...
A ju kujtohet Turi i testit të letërsisë?Për ata që besojnë ...
Përgjigja e quizit historiko-politik shqiptar për Triesten!T...
*Ngjarja e fundit e publikimit të dyshimeve për krime lufte ...
Telegram i hapurDrejtuar: Ilir Hoxhës Adresa : Te rrënojat e...
Në këtë ditë të nxehtë qeshori, ku dielli duket si akuzë qie...
Projekti i rrugës Milot- Fier është “gjylja e fundit” e prem...
Po mundohemi të qërojmë nga Përmeti kriptosocialisten mediok...
* Ka një ngazëllim të pakuptueshëm në lidhje me Rezolutën e ...
Nga Bledi ManeMandati si rektor i Universitetit të Tiranës i...
Kur vjen në Korçë është e pamundur të mos takosh miqtë, që n...
Që nga viti 2013 kur Rilindja erdhi në pushtet u vendos një ...
Zëri i spikeres së lajmeve të BBC mund ta plaste ekranin e s...
Zakonisht gjerat keputen kur hollohen. Por me zullumin ndodh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...