web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Momenti që të ngremë zërin”/ Brataj për rritjen e rasteve të reja me Covid: Po vërehen tre dukuri

25 Qershor 2020, 19:11, Lifestyle CNA

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë një analizë të situatës së pandemisë në vendin tone. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Brataj jep edhe këshilla në një moment kur rastet e reja janë rritur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.

Ai thekson se jetojmë në një moment të vështirë të pandemisë.

Më tej Brataj thotë se domosdoshmëri është përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura, ndërsa thekson se është momenti që të ngrejmë zërin kur shikojmë persona të tjerë brenda këtyre ambienteve pa maskë.

?Në këtë fluks lajmesh dhe informacioni gjithsecili prej nesh mundohet të marrë atë që i afrohet gjykimit të tij personal. Ne nxjerrim konkluzione në bazë të besueshmërisë që kemi në persona të identifikuar të besuar. Megjithatë në çdo moment ka persona, grupime apo protagonizëm nga shumë njerëz që i shtyjnë këto lajme drejt përhapjes së tyre për një qëllim të caktuar, për interpretim personal ose forcë zakoni. Seleksionimi i këtyre lajmeve bëhet nga secili prej nesh deri në momentin që nuk na prek personalisht. Nga momenti që jemi të prekur kërkojmë me fanatizëm të vërtetën, kërkojmë ndihmë, kërkojmë qetësi dhe siguri. Jetojmë në një moment të vështirë të pandemisë. Sot nuk dua të hyjë në shifra apo përqindje thjesht të ndajë shqetësimin me ju. Pa hyrë në analiza apo polemika, pa gjetur fajtorë siç e kemi zakon në Shqipëri, pa gjykuar doja të thosha se po vërehen tre dukuri në sfidën ndaj Sars-Cov2 që shkakton sëmundjen e COVID-19. Shtimi i rasteve në përgjithësi, shtimi i të sëmurëve, dhe prekja e moshave të reja deri dje ishin të pa prekura.
Ajo që më shqetëson më shumë është rritja e numrit të pacientëve si në banesë po ashtu edhe në spital. Kalimi i infeksionit nga vatra të kontrolluara në transmetim komunitar. Në këtë fazë të pandemisë a mund të bëjmë ne diçka më shumë për të parandaluar apo për të përmirësuar situatën e këtij infeksioni? PO A kemi nevojë për masa drastike izolimi? JO Kush është mënyra më e mirë për të vepruar në këtë moment? RESPEKTIMI I RREGULLAVE. Pa tjetër që varet nga ne, thjesht të respektojmë disa rregulla të thjeshta.
Domosdoshmëri është përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura, ndofta është momenti që të ngrejmë zërin kur shikojmë persona të tjerë brenda këtyre ambienteve pa maskë. Ruajtja e distancës 1,5-2 metra në këto ambiente. Dezinfektimi i duarve në hyrje të çdo ambienti të mbyllur pa përdorur doreza.
Karantinim dhe distancim fizik për të gjithë ata që rezultojnë të infektuar.
Nëse ke pasur kontakt me persona të infektuar dhe shfaqen shenja e simptoma konsideroje veten si të infektuar. Mos përdor maskë në ambient të hapur nëse nuk je prekur nga infeksioni. Mos përdor doreza në ambient të hapur?, shkruan Brataj./CNA.al





Lajmet e fundit nga