Zhvillimi nuk është vetëm pagë, por dhe përmirësim i cilësisë së jetës së përditshme
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 333 persona të dyshuar të prekur nga koronavirusi, nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 50 prej tyre.
Në një kominukim publik, Dr. Rovena Daja i është drejtuar me një apel të fortë qytetarëve, duke kërkuar respektimin e rregullave, si distancimi fizik dhe ruajtja e higjenës personale.
?Rritja e rasteve lidhet me uljen e vigjilencës dhe mos respektimin e rregullave. Krahas konktakteve të konfirmuara më parë, vëmë re se kemi edhe transmetim komunitar.
Në 24 orët e fundit janë testuar 333 persona të dyshuar, nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 50 raste.?-tha Rovena Daja.
Më tej, ajo apeloi qytetarët, ndërsa theksoi se e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend.
Rritja e rasteve ditore pozitive në javën e fundit lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore. Kjo ka bërë që krahas të prekurve që janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, të kemi dhe transmetim komunitar në disa bashki të vendit.
Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 333 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077.
Në spitalin Infektiv sapo është shënuar një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19. Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.
Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
Të nderuar qytetarë, shtimi i rasteve pozitive në aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë mund të shoqërohet me rritje të shtrimeve në spitale dhe të atyre që kanë nevojë për terapi intensive.
Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.
Maskat janë një domosdoshmëri për t?u mbajtur dhe mos i harroni kur dilni nga shtëpia. Vendosini ato kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.
Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.
Ju nuk e dini nëse dikush pranë jush është bartës i virusit. Mbroni veten dhe familjet tuaja. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Tregoni nëse keni simptoma e qëndroni në shtëpi kur prisni përgjigjen e tamponit apo kur jeni në karantinë.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.
COVID-19 ? Statistika (17 Qershor 2020)
Testime totale 21510
Raste pozitive 1722
Raste të shëruara 1077
Raste Aktive 608
Humbje jete 38 (Qarku Tiranë 22, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 272
Shkodër 97
Krujë 78
Durrës 36
Vlorë 35
Kamëz 30
Lushnje 13
Pukë 13
Elbasan 8
Korçë 7
Fier 6
Lezhë 3
Kukës 2
Tropojë 2
Mallakastër 2
Kurbin 2
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1”-tha Rovena Daja./ CNA.al
Supermdelja britanike, Demi Rose nuk ndalet së provokuari me...
Gjatë 24 orëve të fundit ka rënë lehtë numri i personave të ...
Abigail Ratchford është një nga modelet më seksi të ekranit....
Xhemre vijon të mos flasë me mikeshat e saj. Ajo inatoset sa...
Floriana Messina është një nga modelet më seksi në rrjetet s...
Administrata Trump thotë se do të bëjë të disponueshme falas...
Modelja shumë e komentuar e fitnesit, Ana Cheri nuk ndalet s...
Katër raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në qyteti...
Gazetari Duat Dauti në një intervistë në “ABC e mëngjesit” k...
Andi Koraqi, shef i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT e...
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli e ftuar mbrëmjen ...
Ndonëse Shqipëria po shënon ditë pas dite rritje të numrit t...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, foli mbrëmjen e...
Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero, i ftuar mbrëmjen...
Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ka reaguar përmes ...
Shefja e epidemiologjisë Silva Bino, pretendon se shifrat e ...
Reperja e famshme Cardi B, pak kohë më parë zbuloi nëpërmjet...
Dexamethason është ilaçi i parë që mund të ndihmojë në shpët...
Ajo është një nga këngëtaret që i ka dhuruar shumë këngë të ...
Aplikacioni Face App vijon të sjellë risi me programet e tij...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...