web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rritja e shifrave/ Manastirliu: Është momenti për të tërhequr frerët e lëshimit

16 Qershor 2020, 19:55, Lifestyle CNA

Ndonëse Shqipëria po shënon ditë pas dite rritje të numrit të të infektuarve me virusin Covid-19, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se situata është nën kontroll.

E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH Manastirliu tha se rritja e numrit të të infektuarve ishte e pritshme pas rihapjes.

Sipas saj, tashmë është momenti për të tërhequr frerët e lëshimit dhe për të mundësuar pikërisht vendosjen dhe vigjilencën në rikthimin tek rregullat që kërkon virusi.

?Situata nuk ka dalë nga kontrolli. Ekspertë të ndryshëm vlerësojnë se në momentet kur rihapemi, apo kur fillojmë gradualisht në mënyrë të kujdesshme të rihapemi dhe më pas vjen dhe një hapje finale pritshmëritë e njerëzve fillojnë të rriten. Pra mendojnë që tashmë izolimi ka sjell efekte të mira pasi janë ulur numrat pozitiv, rastet ditore janë ulur atëherë pse jo të mos shpresojmë në të përbrendshmet tonë që do të vijojë të jetë kështu. Absolutisht nuk vjen kjo për arsye të humbjes se vigjilencës të autoritetit të shtetit versus rregullave që ai vendos. Por është një pritshmëri e të gjithë njerëzve për të lehtësuar për të ulur pak atë vigjilencën që e kishin më parë kur ishin ne izolim, në karantinë. Një moment që duhet kapur në kohë për të tërhequr frerët e lëshimit dhe për të mundësuar pikërisht vendosjen dhe vigjilencën në rikthimin prapë tek rregullat që ky virus kërkon?, theksoi Manastirliu./ CNA.al





08:53 Lifestyle

Çfarë i bën më të rrezikuar mjekët/ Rovena Daja sqaron pse q...

Lajmet e fundit nga