web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Duka kërcënon klubet e Superligës: Nuk mund të marrin pjesë në Europë nëse...

11 Qershor 2020, 10:42, Sport CNA

Futbolli i femrave në Shqipëri ende është në nivele të ulëta të pjesëmarrjes apo investimit. Megjithatë, plani është që në vazhdim të ketë më shumë prioritete dhe të krijohet mundësia për të pasur një masivizim. Edhe presidenti i FSHF, Armand Duka i ftuar sot në ?Wake Up?, ka folur mbi futbollin e femrave duke theksuar se ka projekte dhe iniciativa për të afruar femrat te futbolli ndërsa shtoi një detaj të rëndësishëm. Duka tha se pas dy edicioneve, nëse një klub nuk do të marrë pjesë në Europë nëse nuk do të ketë ekip femrash.

?Futbolli është lojë e bukur, por njihet si lojë mashkullore. Shqiptarët e duan këtë sport. Synimi është të bëjmë futbollin një lojë kolektive. Ne kemi bërë projekte dhe strategji, iniciativa për t?a afruar femrën me futbollin. E kemi pasur prioritet, por nuk kemi orientuar buxhetet tona atje. Ne kemi orientuar mbi 10% të buxhetit tonë, pra kemi të bëjmë me pagesa direkte. Kjo do ndodhë jo vetëm në ekipe, por edhe në shkolla. Vetëm për edicionin e ardhshëm është programuar një buxhet rreth 700 milionë euro.

Pas dy edicionesh, një skuadër nuk do marri pjesë në Europë nëse nuk do ketë një ekip femrash. Ne duhet të krijojmë kushte më të mira se djemve. Vajzat e duan dhe e shohin futobllin, por pse mos t?a luajnë. Shifrat? 700-800 mijë euro do kenë të bëjnë me rrogat e lojtarëve dhe trajnerëve të femrave. Sa i përket buxhetit, do jetë 1 milionë euro në sezon. Ky projekt është 5-vjeçar dhe nis nga sezoni tjetër?, shprehet Duka

Ai shton: ?Në futboll ka skaudra me diferencë nivelesh. Ka skuadra të mbështetura në mënyrë amatoreske nga Shoqata. Ne kemi bërë rezultate pozitive. Ekipi i femrave ka bërë hapa përpara. Me këto masa që kemi marrë, do kemi hapa më pozitivë. Ne kemi vajza që do bëhen burim frymëzimi për vajza të vogla. Golashënuesja më e mirë luan në Shqipëri. Nuk është normale që gjatë gjithë kohës një sport të financohet.

Ky është prioriret sepse kështu e mendojnë ne që të jetë. Jemi në kohën e duhur për të filluar projektin. Ne kishim një infrastrukturë të dobët si për futbollin e femrave, ashtu edhe për meshkujt?. Epidemia- ?Ne kemi frikë dhe ndonjëherë mendojmë që mos të rikthehemi. Shikojeni Maqedoninë që po bën hapa prapa. Ndërprerja është shumë e dëmshme. Gjithë ekipet që nuk kishin të ardhura prej Pandemisë, duheshin mbështetur. Nuk e kuptova qeverinë që nuk e mbështeste?, u shpreh Duka.





Lajmet e fundit nga