Do largohet nga Partizani, Alban Hoxha drejt transferimit te Tirana
Si të mos mjaftonte kriza e thellë në të cilën është zhytur,...
Sulmuesi i Teutës, Rubin Hebaj, ka dalë nga akademia e Vllaznisë. Ai është rritur në Shkodër, ka kontribuuar për ngjyrat kuqeblu, por nesër kthehet në shtëpi si kundërshtar si pjesë e Teutës. Shkodrani po luan sezonin e parë me ?djemtë e detit? ku synon të fitojë Kupën e Shqipërisë, por si fillim duhet të kalojë skuadrën e vendlindjes. Hebaj në prononcimin e tij për ?Panorama Sport? tregon se është profesionist dhe se ekipi i tij do të luajë ndaj Vllaznisë për të siguruar kualifikimin, pavarësisht se i vjen keq për pozitat që ka Vllaznia në tabelën e klasifikimit.
Pas humbjes me Bylisin në kampionat, nesër luani çerekfinalen e parë të Kupës ndaj Vllaznisë. Si paraqitet gjendja te Teuta?
Gjendja e skuadrës është e mirë. Kemi një grup të mirë me lojtarë me eksperiencë, që na motivojnë vazhdimisht. Jemi 100% të motivuar dhe do të japim maksimumin tonë, ndaj besoj se do të marrin një rezultat pozitiv në Shkodër. Në këtë sfidë më e rëndësishme është fitorja sesa aspekti personal. Golat apo asistet ndikojnë mirë për mua dhe ekipin, por fillimisht mendojmë të marrim maksimumin si ekip.
Çfarë prisni të përmirësoni nga ndeshja me Bylisin?
Ekipi i ka mundësitë që nga ndeshja në ndeshje të rrisë paraqitjen. Kemi lojtarë cilësorë dhe që duan me patjetër të bëjnë sukses, sidomos për t?i dhënë kënaqësi atij qyteti që e do ekipin dhe kërkon të jenë gjithmonë të parët.
Çfarë prisni nga ndeshja me Vllazninë?
Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne dhe nuk duhet të humbasim. Pavarësisht dy rezultateve jo të mira në kampionat, ekipi gëzon një gjendje shumë të mirë psikologjike dhe jemi shumë të motivuar për ndeshjen kundër Vllaznisë në Kupë. Do japim maksimumin për të siguruar kualifikimin që në ndeshjen e parë. Më vjen keq, por Vllazninë dua ta sfidoj në këtë takim. Kupa është objektivi i Teutës, por në të njëjtën kohë edhe Vllaznia lufton e synon trofeun.
Sa të vështirë e bën ky fakt këtë duel?
Ky është një tjetër takim i vështirë. Pasi dihet tashmë edhe humbja që kemi marrë me Bylisin javën e kaluar. Një ndeshje e fortë, por ne kemi forca të përballojmë Vllazninë dhe të marrim një rezultat të mirë dhe të mos pësojmë gol. Jemi të bindur në forcën tonë dhe duhet ta shfrytëzojmë sa më shumë faktorin që luhet pa tifozë dhe të dalim me sukses. Pas dy rezultateve jo të mira në kampionat, e kemi të nevojshme kthesën në Kupë.
Përballja me të shkuarën, jua shton nostalgjinë?
Çdo sfidë kundër Vllaznisë e kam si speciale. Të jesh rritur në akademinë e Vllaznisë dhe të vijë momenti që të luash kundër tyre është një ndjesi e veçantë. Mendoj se do jetë një ndeshje mjaft e bukur. Besoj se Vllaznia do të jetë një kundërshtar i fortë deri në fund, pasi i ka lojtarët për të qenë më lart se pozitat aktuale.
Do të donit që të shënonit në ketë përballje dhe a do të festoni?
Patjetër që dua të shënoj, edhe pse do të më vinte keq për Vllazninë. Unë luaj për Teutën dhe do të bëj më të mirën time për këtë skuadër. Sigurisht që nuk do të festoj po shënova, se kam shumë respekt për ekipin e qytetit tim.
Objektivi mbetet Europa, sa shanse ka Teuta që ta arrijë?
Unë mendoj se duhet t?i marrim ndeshjet një nga një dhe të japim maksimumin, duke mos menduar as për trofe dhe as për Europën. Fakti që luajmë mirë, na jep shpresa që e ardhmja do të jetë më e bukur, por gjithmonë duke besuar te forca e grupit.
Si të mos mjaftonte kriza e thellë në të cilën është zhytur,...
Alban Hoxha nuk ka pranuar rinovimin me Partizanin. Portieri...
Alban Hoxha duket se do të largohet nga Partizani. Kapiteni ...
Dy legjenda të cilët i kanë dhënë shumë futbollit shqiptar s...
Gledi Mici dhe Nijas Lena ndodhen në Tiranë. Mbrojtësit të m...
Xhakomo Vrioni është duke u stërvitur dhe përgatitur me yjet...
Viola Spiro është një nga moderatoret e njohura sportive në ...
Një tjetër telash është shtuar për Nejmar në këto ditë. Braz...
Famalikao mposhti me rezultatin 3-1 ditën e djeshme në trans...
Më 17 qershor është programuar një mbledhje vendimtare në të...
Ish-sulmuesi i Partizanit, Edmond Dosti, i mërzitur nga rezu...
Sulmuesit italian, Mario Balotellit, iu refuzua hyrja në kam...
Eni Imami e pranon se ka mbetur i çuditur kur ka dëgjuar emr...
Në Zvicër futbolli ka nisur me disa ndeshje miqësore. Data 1...
Silvio Berlusconi është rikthyer te suksesi në futboll falë ...
Interi thuhet se ka arritur marrëveshjen për transferimin e ...
Kategorinë Superiore nuk e zë vendi. Kur janë luajtur 28 jav...
Elseid Hysaj është pa diskutim legjionari më i lakuar në kët...
Ditmar Bicaj është ndierë i fyer pasi ka lexuar dje arsyet q...
Valdet Rama ka gjetur rrugën e rrjetës në takimin e sotëm. E...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...