Çfarë ndikoi në rritjen e numrit të rasteve me Covid-19?/ Mjeku Alimehmeti liston aryset
Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, i ftuar mbrëmje...
Koronavirusi mbetet një kërcënim serioz në Shtetet e Bashkuara thekson Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive. Në një intervistë me kolegen Lesia Bakalets të Shërbimit të Zërit të Amerikës në gjuhën ruse, drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive paralajmëroi se tani që shtetet po heqin masat e distancimit fizik, individët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm me masat mbrojtëse për të shmangur infektimin. Në përputhje me këshillat e Dr. Faucit, intervista u zhvillua përmes Skype-it për të respektuar distancimin social:
Ndërkohë që numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në afro 2 milionë vetë, shtetet amerikane po heqin gradualisht masat e distancimit social me shpresën se kriza ka hyrë në një fazë të menaxhueshme. Dr. Fauci thotë se koronavirusi mbetet kërcënim për shëndetin publik dhe se në këtë periudhë të rihapjes në pjesën më të madhe të vendit, duhen respektuar këshillat e ekspertëve për mbrojtje nga infeksioni:
?Për dikë që jeton në një zonë ku infektimet nuk janë shumë të përhapura, është më e pranueshme të kthehen gradualisht në normalitet. Por në një zone ku ka vatra aktive infeksioni, nuk do të ishte e këshillueshme të hiqen menjëherë masat e distancimit social. Nuk ka një formulë të vetme. Vendimi duhet të diktohet nga situata në zonën ku jeton individi?.
Kjo këshillë vlen edhe për shkollat, thotë Dr. Fauci: do të ketë zona ku rihapja mund të bëhet në mënyrë të sigurtë, pa sjellë shtim të infektimeve, ndërsa në zona të tjera mund të praktikohet mësimi me orë të reduktuara, me turne, në mënyrë që fëmijët të mos jenë bashkë në grupe të mëdha.
Protestat e fundit të nxitura nga vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd kanë rritur shqetësimin për shtimin e rasteve me koronavirus. Dr. Fauci përsëriti paralajmërimet për rrezikun e ekspozimit ndaj virusit:
?E kam thënë prej kohësh se grumbullimet dhe turmat shoqërohen me rrezik. U shqetësuam shumë kur mësuam se ka pasur të infektuar në radhët e Gardës Kombëtare, (në kontigjentin që u dërgua në përgjigje të protestave). Kjo nënkupton se ekziston mundësia që ata kanë infektuar të tjerë, ose janë infektuar nga të tjerët?.
Dr. Fauci shpjegon se në atmosferën e protestave që shoqërohen me përqëndrim të madh njerëzish në një zonë të ngushtë, me thirrje e brohoritje, mikrobet përhapen më lehtë. Ai i këshillon ata që e ndjejnë të nevojshme të ushtrojnë të drejtat e tyre kushtetuese, të mbajnë maska si masë mbrojtëse:
?Maskat mund të mos kenë aftësi mbrojtëse prej 100%, por pa diskutim ofrojnë një masë mbrojtëse nga infektimi. Nëse dikush është i infektuar, maska mbron të tjerët nga infektimi. Një maskë e thjeshtë bezeje mjafton. Nuk ka nevojë të mbash maskë të specializuar të tipit N-95; këto maska u duhen punonjësve të shëndetësisë, pasi ata ndeshen me rrezik të vazhdueshëm në kontaktet me pacientët?.
Dr. Fauci u përmbahet paralajmërimeve për një shtim të rasteve gjatë vjeshtës, por shton se kjo mund të parandalohet me respektimin e rekomandimeve të ekspertëve:
?Nëse e bëjmë këtë në mënyrë efektive, mund të parandalojmë një valë të dytë. Nuk është e pashmangshme që do të ketë një vale të dytë, ne e kemi në dorë ta parandalojmë nëse veprojmë si duhet?.
Rihapja në një pjesë të madhe të vendit ka vështirësuar përpjekjet për identifikimin e burimit të infeksionit dhe gjurmimin e personave që mund të jenë infektuar. Kjo, sepse një pjesë e madhe e infeksioneve vijnë nga persona që nuk kanë simptoma. Rihapja e bën edhe më të vështirë identifikimin e këtyre personave.
Ditët e fundit, një eksperte e Organizatës Botërore të Shëndetësisë krijoi konfuzion kur tha se personat pa simptoma rrallë herë bëhen burim infeksioni. Të dhënat nuk mbështesin deklarat e saj, thotë Dr. Fauci:
?Rreth 25 – 50 për qind e personave të infektuar nuk shfaqin simptoma. E dimë se personat pa simptoma mund të infektojnë të tjerët. Nuk e dimë se çfarë përqindjeje e infektimeve janë shkaktuar nga personat pa simptoma, por e dimë që nuk është një fenomen i rrallë?.
Ndërkohë që shtohen ritmet e testimit, përpjekjet për një vaksinë vazhdojnë në një numër vendesh. Administrata Trump në fillim të muajit njoftoi se e ka ngushtuar listën në pesë vaksina-kandidate, të cilat po i mbështet me fonde. Dr. Fauci shprehet optimist se kërkimet po ecin në drejtimin e duhur.
?Jam optimist sepse në provat e hershme në njerëz dhe në kafshë u panë rezultate pozitive. Pra vaksinat që po testohen ofruan mbrojtje në fazën eksperimentale me kafshë dhe në fazën e parë të provave me njerëz. U vërejt një reagim mbrojtës nga vaksina. Por nuk mund të garantojmë ende nëse vaksina nuk shkakton dëme anësore, apo mbrojtje efektive?.
Dr. Fauci parashikon identifikimin e një vaksine në një kohë rekord, falë fondeve që ka dedikuar qeveria federale për prodhimin e dozave të disa varianteve të vaksinës, megjithëse ende nuk është identifikuar ende një vaksinë e suksesshme.
?Qeveria federale është treguar e gatshme të marrë mbi vete rrezikun financiar në mënyrë që të përshpejtohet procesi i zhvillimit të një vaksine, duke shkurtuar procesin prej disa muajsh. Nëse vaksina nuk funskionon, fondet janë shpenzuar kot. Por mendoj se ia vlente të merrej ky rrezik pasi nëse vaksina del e suksesshme, procesi do të jetë përshejtuar shumë?.
Rreziku është vetëm për fonde të shpenzuara për një vaksinë jo-efektive, jo në procese që ndikojnë në cilësinë e vaksinës, shton eksperti:
?Pa diskutim do të garantojmë që vaksina është e sigurtë nga ana shkencore?.
Dr. Fauci nuk pranon të flasë konkretisht për një afat kohor kur vaksina do të jetë e disponueshme për popullatën e gjerë. Ai shton se koronavirusi do të vazhdojë të jetë një kërcënim për shëndetin publik për të ardhmen e afërt dhe se frika nga sëmundjet ngjitëse mund të vazhdojë për vite. Por bota do të rikthehet përsëri në normalitet, shprehet me bindje eksperti.
?Ndoshta një ditë jo të largët do të ulemi së bashku për një intervistë në studio,? thotë Dr. Anthony Fauci./ VOA
Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, i ftuar mbrëmje...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, i ftuar mbrëmjen e...
Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19, ka qenë temë ...
Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, i ftuar mbrëmje...
Rreth një muaj më parë moderatorja Arbana Osmani dha lajmin ...
Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero ishte i ftuar p...
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të ...
Mjeku infeksionit, profesor Tritan Kalo, ndërsa reagon në li...
Eksperti i lartë amerikan, Dr Michael Herschel Greger , para...
Elbasani është rikthyer në hartën Covid-19, të Shqipërisë di...
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar numrin e shtuar të ra...
Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero ka folur për shtimin e numr...
Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero ka treguar arsyet që çuan n...
Vijon të rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Sh...
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ka pak prova që ...
Në vendin tonë vijojnë të shtohen rastet e personave të prek...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka theksuar sot s...
Edhe Vlora është shtuar sërish në hartën e Covid-19, pas kon...
Mjeku Vasil Llajo tha mbrëmjen e sotme se Shqipëria mund të ...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, i ftuar mbrëmjen e...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...