Video- Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK-u
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Faktori ndërkombëtar i ka kërkuar politikës kosovare që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por Vetëvendosja nuk e pranon vendimin dhe për këtë do t’i drejtohet Komisionit të Venecias.
Faktori ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e tyre me mision në Kosovë, u bëjnë thirrje përfaqësuesve politikë që ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e hapi rrugën për krijimin e qeverisë së re të Kosovës. Kështu thuhet në një deklaratë të drejtueses së Zyrës së BE-së/PPBE dhe krerëve të misioneve të BE-së në Kosovë. “Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, si parim kyç i sundimit të ligjit, ne ftojmë të gjithë aktorët politikë të Kosovës që ta zbatojnë atë. Tani i takon Kuvendit që t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm kushtetues, në përputhje me vendimin e Gjykatës. BE u bën thirrje të gjithë liderëve politikë që të përmbahen nga gjuha nxitëse dhe ta shprehin mospajtimin e tyre ekskluzivisht në mënyrë paqësore dhe demokratike?, thuhet në deklaratë.
“Ky vendim është përtej imagjinatës”
Kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti, e quajti të papranueshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatarin që i hap rrugën në këtë rast Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që ta formojë qeverinë e re. Albin Kurti, vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cilësoi siç tha “jashtë çdo logjike juridike?. “Nuk kemi pasur shpresa të mëdha për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mirëpo, ky vendim është përtej imagjinatës e nën çdo nivel (logjik e juridik). Si i padrejtë, ai është i papranueshëm. Për hapat e tjerë politik do të njoftojmë qytetarët në ditët në vijim?, shkroi Kurti në reagimin e tij, duke u munduar të sqarojë se “në tekst dhe nëntekst të vendimit nuk gjendet shumë lidhur me çështjet kushtetuese sa me metodën e pashembullt të shprehjes së parullave disiplinuese-ndëshkuese”.
“Mund të gjenden pak ose aspak raste në botën demokratike kur fituesi i zgjedhjeve dhe vetë qeveria në detyrë janë të gatshëm për zgjedhje të reja dhe kjo ju pamundësohet nga Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti duke u thirrur në shumica fiktive në Kuvend dhe duke spërdredhur deklarimet dhe shkaqet objektive siç ishte gjendja e rëndë e pandemisë. Në vend se të bëjë interpretim të Kushtetutës, Gjykata duket se kishte këtë qasje: meqë presidenti ka të drejtë, le të përpiqemi ta arsyetojmë?, shkroi Albin Kurti, partia e të cilit në zgjedhjet e fundit doli e para, por u rrëzua me një mocion mosbesimi nga partneri i koalicionit LDK. Vetëvendosja kërkoi zgjedhje të reja, ndërsa, partia që u rendit e dyta LDK, po thotë se ka siguruar një shumicë të re parlamentare dhe mund ta bëjë qeverinë e re.
Ndërkombëtarët: Të respektohet vendimi
Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon ka thënë se të gjitha palët duhet ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë formimit të një qeverie të re në krye me Avdullah Hotin. “Të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, s’ka alternativë tjetër. Vetëm zgjedhjet mund të ndryshojë përbërjen e Kuvendit. Tashmë përgjegjësia e Avdullah Hotit është të përpiqet të marrë shumicën në Kuvend dhe të formojë një qeveri stabile për Kosovën?, shkroi në twitter Cramon.
Edhe i ngarkuari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kërkoi nga të gjitha partitë politike në Kosovë që të pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për formimin e qeverisë së re. Grenell thotë se “mezi pret që të punojë me Qeverinë e Kosovës?.
“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të garantuar paqen dhe stabilitetin dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës, të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe vende pune në rajon?, thuhet në një komunikatë për medie të lëshuar nga Richard Grenell. Që nga emërimi në pozitën e përfaqësuesit special të SHBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Grenell ka qenë kritik ndaj qeverisë Albin Kurti, sidomos për qendrimin e Kurtit ndaj tarifës 100% për mallrat e Serbisë dhe reciprocitetit ekonomik që e vendosi ndaj Serbisë.
Sidoqoftë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partnerët e saj të koalicionit thanë se janë në pritje të publikimit të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që më pas ta thërrasin seancën e jashtëzakonshme për ta formuar qeverinë e re të Kosovës me kryeministër Avdullah Hotin. Sipas tyre fillimi i javës së ardhshme Kosovën, do ta gjejë me qeveri të re. Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protesta, ndërsa, vendimin e Gjykatës Kushtetuese që për ta është i papranueshëm, thonë se do ta dërgojnë në Komisionin e Venecias./ DW
Përshkallëzohen protestat në SHBA për vdekjen e 46 vjeçarit ...
Toby Vogel, ekspert në Këshillin e Politikave të Demokratizi...
Presidenti Donald Trump tha të premten se Shtetet e Bashkuar...
Një ndër katër policët e përfshirë në arrestimin e George Fl...
Vrasje. Brutalitet. E dënueshme. E pambrojtur. Policia në mb...
Gazetari Erion Kristo, ka shpërndarë një deklaratë të bërë n...
Deri para Luftës II Botërore kur nazistët vranë rreth 97 për...
Rreth 5 mijë persona janë mbledhur në një tubim ditën e sotm...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur në favor të Presid...
Presidenti Donald Trump i quajti të enjten vdekjet më të lar...
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të nxjerrë një urdhë...
Gjykata Kushtetuese pritet që gjatë së enjtes ose së premtes...
Numri i vdekjeve nga pandemia COVID-19 në Shtetet e Bashkuar...
Udhëtimi drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, i astron...
Testet e para në njerëz të një vaksine të mundshme për koron...
Të paktën 1000 miliardë euro do të mobilizojë presidentja e ...
Presidenti Trump kërcënoi të mërkurën se do të marrë masa pë...
Viktor Orbáni e ka shpallur sponsorin e tij të dikurshëm Geo...
Instituti i Statistikave të Britanisë së Madhe ka përditësua...
Sipërmarrësi Elon Musk i kompanisë SpaceX është i vendosur t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...