Qëndrimet ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së/ PD: Akt antishqiptar i orkestruar nga Rama
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...
Presidenti Donald Trump tha të premten se Shtetet e Bashkuara po ndërpresin marrëdhëniet me Organizatën Botërore të Shëndetit për shkak të trajtimit nga ana e saj të koronavirusit, duke thënë se OBSH-ja ishte bërë në thelb një organizatë kukull e Kinës.
Duke u shfaqur në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, Trump shkoi më tej kërcënimeve të përsëritura për të eleminuar fondet amerikane për organizatën, që shkon në disa qindra milion dollarë në vit.
Trump tha se OBSH-ja kishte dështuar të bënte reforma në organizatë që presidenti kishte kërkuar përmes një letre më 18 maj drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. Në letër jepej 30 ditë afat për t’u angazhuar për reforma.
Në paraqitjen e tij në Kopshtin e Trëndafilave, Trump e lidhi OBSH-në ngushtë me Kinën, nga e kishte origjinën koronavirusi.
Ai tha se zyrtarët kinezë “injoruan detyrimet e tyre të raportimit” në OBSH në lidhje me virusin dhe i bëri presion OBSH që të “mashtrojë botën” kur virusi u zbulua për herë të parë nga autoritetet kineze.
“Kina ka kontroll të plotë mbi Organizatën Botërore të Shëndetit, pavarësisht se ka paguar vetëm 40 milion dollarë në vit në krahasim me ato që kanë paguar Shtetet e Bashkuara, shumë e cila është afërsisht 450 milion dollarë në vit. Ne kemi detajuar reformat që duhet të bëjë dhe të angazhohen drejtpërdrejt me to, por OBSH nuk ka pranuar të veprojnë “, tha Presidenti Trump.
“Për shkak se ata nuk kanë arritur të bëjnë reformat e kërkuara dhe të nevojshme, ne po ndërpresim sot marrëdhëniet tona me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe do të ridrejtojmë ato fonde në të gjithë botën duke plotësuar nevoja urgjente globale të shëndetit publik,” tha presidenti.
Shkurtimi i kontributit të Sh.B.A mund të ketë pasoja globale pasi OBSH është e përfshirë në përgjigjen ndaj pandemisë, e cila ka goditur dhjetra vende.
Presidenti Trump ka kohë që ka vënë në dyshim vlerën e Kombeve të Bashkuara dhe ka përçmuar rëndësinë e multilateralizmit ndërsa përqendrohet në një moton “Amerika e Para”. Që nga marrja e postit, Presidenti Trump ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Komisioni i të Drejtave të Njeriut të OKB-së, agjencia kulturore e UNESCO, një marrëveshje globale për të adresuar ndryshimin e klimës dhe marrëveshjen bërthamore të Iranit.
Organizata Botërore e Shëndetit është një organ i pavarur ndërkombëtar që punon me Kombet e Bashkuara. OBSH nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment për vendimin e presidentitTrump.
“Ne kemi bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme që të gjitha shtetet të mbështesin OBSH-në”, tha një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Antonio Guterres kur u pyet për vendimin e presidentit Trump./VOA
Një ndër katër policët e përfshirë në arrestimin e George Fl...
Vrasje. Brutalitet. E dënueshme. E pambrojtur. Policia në mb...
Gazetari Erion Kristo, ka shpërndarë një deklaratë të bërë n...
Deri para Luftës II Botërore kur nazistët vranë rreth 97 për...
Rreth 5 mijë persona janë mbledhur në një tubim ditën e sotm...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur në favor të Presid...
Presidenti Donald Trump i quajti të enjten vdekjet më të lar...
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të nxjerrë një urdhë...
Gjykata Kushtetuese pritet që gjatë së enjtes ose së premtes...
Numri i vdekjeve nga pandemia COVID-19 në Shtetet e Bashkuar...
Udhëtimi drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, i astron...
Testet e para në njerëz të një vaksine të mundshme për koron...
Të paktën 1000 miliardë euro do të mobilizojë presidentja e ...
Presidenti Trump kërcënoi të mërkurën se do të marrë masa pë...
Viktor Orbáni e ka shpallur sponsorin e tij të dikurshëm Geo...
Instituti i Statistikave të Britanisë së Madhe ka përditësua...
Sipërmarrësi Elon Musk i kompanisë SpaceX është i vendosur t...
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut raportoi so...
Farmacitë në SHBA po përgatiten për një rritje të numrit të ...
Megjithë rreziqet që sjell pandemia e koronavirusit, shumë n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...