Bilanci tragjik/ Mbi 100 mijë viktima nga COVID-19 në SHBA
Numri i vdekjeve nga pandemia COVID-19 në Shtetet e Bashkuar...
Gjykata Kushtetuese pritet që gjatë së enjtes ose së premtes ta publikojë vendimin e saj pro ose kundër, lidhur me dekretin e presidentit për formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Ka mbetur vetëm edhe një ditë deri në afatin e fundit (29.05) që ia dha vetes Gjykata Kushtetuese për ta publikuar vendimin e saj nëse ka të drejtë ose jo presidenti i Kosovës që dekretoi Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, për ta formuar qeverinë e re të Kosovës. Qeveria e Albin Kurtit nga Vetëvendosje që doli e para në zgjedhjet e fundit, u rrëzua me një mocion mosbesimi në parlament nga 2/3 e deputetëve, mocion i inicuar nga LDK, që ishte partnere në koalicion me VV.
Akuza të ndërsjella
Vetëvendosja nuk po pajtohet që dikush tjetër pos partisë që doli e para në zgjedhje ta formojë qeverinë, ndërsa po kërkon zgjedhje të reja. Diskursi politik ndërmjet Vetëvendosjes dhe presidentit ditëve të fundit është ashpërsuar, duke e akuzuar njëri tjetrin për joligjshmëri në veprimet e ndërsjella dhe duke deklaruar secili në mënyrën e vet se Gjykata Kushtetuese do t’i japë të drejtë. Këto deklarime publike Gjykata Kushtetuese i ka quajtur presion ndaj saj dhe i ka kërkuar presidentit Thaçi dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të mos e paragjykojnë vendimin e saj. “Gjykata Kushtetuese po ndjek me shqetësim diskursin publik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga Presidenti dhe Kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike, të cilët duke akuzuar njëri-tjetrin për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga pala tjetër, po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të Presidentit për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re?, thuhej në një reagim të mëparshëm të Gjykatës.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet
Shumica e udhëheqësve politikë dhe institucionalë tashmë janë deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet cilidoqoftë ai. Në këtë linjë edhe ambasada amerikane në Prishtinë, është deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet nga secila parti dhe secili institucion në vend, duke theksuar se “respektimi i vendimeve gjyqësore nuk është opsion, por është çështje kyçe për demokracinë kosovare?. “Ashtu siç edhe ka nënvizuar me parë ambasada, ne besojmë se është kyçe për demokracinë kosovare që të gjitha partitë dhe institucionet të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese?, është deklaruar nga ambasada amerikane në Prishtinë.
Qeveria e Kosovës me kryeministër Albin Kurtin, ku ishte pjesë e saj edhe LDK, u rrëzua me mocion mosbesimi më 25 mars, mocion ky i iniciuar nga vetë LDK, pas përplasjeve dhe mospajtimeve që kishin me Vetëvendosjen dhe liderin e saj Albin Kurti. Ky i fundit, pas rrëzimit të qeverisë së tij në parlament po vazhdon të kërkojë zgjedhje të reja, ndërsa tentimin për krijimin e një qeverie të re pa partinë fituese në këtë rast Vetëvendosjen po e cilëson antikushtetues.
E në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lëvizja Vetëvendosje për datën 28.05 pasdite, organizon një siç e quajnë ata një “performancë?, në sheshet kryesore të Prishtinës apo një “provë?, për protestë me një pjesëmarrje të paralajmëruar prej 3500 deri në 5000 veta. Ky tubim mundësohet pasi qeveria në detyrë nga sot hoqi kufizimet e liririsë së lëvizjës për gjithë ditën dhe ditëve në vijim, gjithnjë duke kërkuar nga qytetarët që në çdo tubim të respektohen masat siç janë ruajtja e distancës dhe vendosja e maskave mbrojtëse./ DW
Numri i vdekjeve nga pandemia COVID-19 në Shtetet e Bashkuar...
Udhëtimi drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, i astron...
Testet e para në njerëz të një vaksine të mundshme për koron...
Të paktën 1000 miliardë euro do të mobilizojë presidentja e ...
Presidenti Trump kërcënoi të mërkurën se do të marrë masa pë...
Viktor Orbáni e ka shpallur sponsorin e tij të dikurshëm Geo...
Instituti i Statistikave të Britanisë së Madhe ka përditësua...
Sipërmarrësi Elon Musk i kompanisë SpaceX është i vendosur t...
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut raportoi so...
Farmacitë në SHBA po përgatiten për një rritje të numrit të ...
Megjithë rreziqet që sjell pandemia e koronavirusit, shumë n...
Joe Biden bëri paraqitjen e tij të parë publike në më shumë ...
Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, por Gjermania lëshoi një p...
Turqia i joshi refugjatët në kufirin me Greqinë. Por megjith...
Spanja ka kërkuar nga partnerët e Bashkimit Evropian që të v...
Në një ceremoni solemne të hënën, me rastin e Ditës së Përku...
Kosova ka hyrë në javën që cilësohet vendimtare për situatën...
Ndërron jetë në Klinikën Infektive të Kosovës një 59-vjeçar ...
Britania e Madhe ka regjistruar një ulje të ndjeshme të numr...
Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i ngarkuar e...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...