Sot protesta e 47-të kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...
Kosova ka hyrë në javën që cilësohet vendimtare për situatën politike meqë deri të premten Gjykata Kushtetuese pritet të publikojë vendimin rreth ?kushtetutshmërisë? së dekretit të presidentit për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së Kosovës.
Përgjatë debateve që pasuan vendimin e gjykatës për pezullimin e dekretit deri në vendimin përfundimtar, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë shkëmbyer polemika në distancë, ndonëse që të dy kanë theksuar se duhet lënë Gjykatën të punojë pa trysni.
Të hënën, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se të gjitha palët duhet të respektojnë kushtetutën dhe ligjet e vendit.
?Për fat të keq kemi një njeri që ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese, po paraqitet dhe po sillet si njeri i paligjshëm në skenën politike kosovare. Sido që të jetë, ne duhet të kemi durim, duhet që qartësisht të punojmë por edhe të respektojmë të gjithë kushdo që të jetë në krye të çdo institucioni apo spektri politik, shoqëria civile, mediat të gjithë të punojmë që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pritet të dalë në ditët e ardhshme siç janë deklaruar ata dhe në anën tjetër në asnjë formë mos të pretendojë dikush që të bëj ndonjë presion?, tha presidenti Thaçi, duke nënvizuar se askush nuk mund të jetë mbi kushtetutën.
?Unë si president i vendit do të vazhdojë të respektojë gjithë mandatin tim që del nga Kushtetuta e Kosovës, në veçanti me garantimin e funksionimit demokratik të institucioneve të vendit, duke përfshi këtu edhe Gjykatën Kushtetuese, sepse mandati im nuk buron nga Gjykata Kushtetuese, por nga Kushtetuta. Ne duhet të mësohemi të respektojmë institucionet e pavarura, institucione këto që dalin përtej kornizave të interesit ditor politik apo egos personale të çdo kujt. Ftesa ime është për të gjithë respektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese që do të del?, tha presidenti Thaçi.
Edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë thirrje që gjykata Kushtetuese të lihet e qetë në punën e saj në mënyrë që të sjellë një aktgjykim të drejtë dhe meritor ndërsa ka paralajmëruar respektimin e vendimit me një kusht.
?Do ta respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, përderisa është interpretim i Kushtetutës?, ka thënë zoti Kurti.
Të hënën ai bëri thirrje që vendi të shkojë në zgjedhje duke përmendur si shembull edhe shtetet tjera që pritet të mbajnë zgjedhje gjatë muajve në vazhdim.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, zoti Kurti tha se ngërçi institucional ndodhë vetëm kur përjashtohen zgjedhjet.
?Ngërç institucional? Nuk është e vërtetë. Mospajtime ka, por edhe zgjidhje ka. Në përputhje me Kushtetutën tonë nevojiten zgjedhje të reja. Ato tashmë po mbahen anembanë Evropës. Pas shëndetit të popullsisë dhe ekonomisë, është në pyetje edhe shëndeti i demokracisë. Zgjedhje do të ketë në qershor në Islandë, Francë dhe Serbi, kurse në korrik në Maqedoninë e Veriut, Spanjë dhe Kroaci. Duhet të kemi zgjedhje edhe në Kosovë e aso lokale në Podujevë. Madje, mundet edhe njëkohësisht?, shkroi zoti Kurti.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka akuzuar presidentin Thaçi për ndërhyrje në proceset politike në vend dhe siç thuhet, përpjekje për krijim të vullnetit politik jashtë mandatit të tij me përpjekjet për të formuar një qeveri të re pa fituesin e zgjedhjeve të vitit të kaluar.
Vëzhguesit në Kosovë thonë se ndarjet e tilla në skenën politike lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese po e çojnë vendin drejt një pasigurie politike me rrezik për destabilizimin e tij.
Kosova mbeti me qeveri në detyrë në mes të pandemisë së kornavirusit dy muaj ma parë, kur u votua mocioni i mosbesimit i paraqitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rrëzimin e qeverisë pjesë e së cilës ishte.
Koalicioni u përça për shkak se Lidhja Demokratike kërkoi që tarifat ndaj mallrave serbe të hiqen në tërësi sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara që pezulluan programe dhe paralajmëruan sanksione të tjera nëse kjo nuk ndodhë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vendosi heqjen e tarifave por shpalli masat e reciprocitetit me Serbinë, një veprim që u mbështet nga Bashkimi Evropian, por u kundërshtua nga Shtetet e Bashkuara./ VOA
Ndërron jetë në Klinikën Infektive të Kosovës një 59-vjeçar ...
Britania e Madhe ka regjistruar një ulje të ndjeshme të numr...
Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i ngarkuar e...
Në stereotipet e armikut të qeverisë amerikane nën Donald Tr...
Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka hequr gjendjen e jashtë...
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën s...
Duke filluar nga dita e sotme Madridi dhe Barcelona janë rih...
Greqia do të hapet më shpejt nga sa ishte parashikuar, edhe ...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime pwr udhëtimet për...
Një nga teoritë konspirative më të përhapura, por edhe më le...
“Të paktën 107 njerëz u infektuan me koronavirus në një mesh...
Qeveria franceze, nuk dëshiron që këtë verë, qytetarët e saj...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK...
Këtë të dielë, Spanja ka raportuar për 70 viktima nga korona...
Lokalet dhe restorantet në Greqi po përgatiten të rihapen ne...
Britania duket se është e gatshme për të hapur dyert për nxë...
Gjatë 24 orëve të fundit, Italia ka raportuar 50 humbje jetë...
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përke...
Policia në Hong Kong ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protest...
Për shkak të epidemisë së koronavirusit dhe masat për parand...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...