Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, por Gjermania lëshoi një paralajmërim udhëtimi për të gjithë botën për shkak të pandemisë. Tani qeveria gjermane po përgatit heqjen e tij për 31 shtete europiane. Ballkani nuk përmendet.
Qeveria gjermane synon të heqë paralajmërimin për udhëtimin nga 15 qershori për turistët nga 31 vende europiane, nëse zhvillimi i pandemisë e lejon këtë, sipas informacioneve të mediave. Krahas 26 vendeve partnere në BE, kjo parashikohet të vlejë për Britaninë e Madhe dhe katër shtete të zonës Shengen, jo anëtare të BE, Islanda, Norvegjia, Zvicra, Lichtenshtajn. Të dhënat janë pjesë e një dokumenti që do të rregullojë kriteret për turizmin brenda europian e që mund të miratohet në mërkurën në mbledhjen e qeverisë gjermane, shkruan dpa.
Por ende ka pyetje të hapura, si për shembull si do të veprohet me vendet e treta, me të cilat ekziston kufizimi i udhëtimit deri në 15 qershor, e mes tyre ka vende që janë shumë më pak të prekura nga pandemia se Gjermania, ku përfshihet edhe Ballkani? Do të zgjatet kufizimi i udhëtimit me vendet e treta jo anëtare të BE në një kohë kur lëvizja brenda BE lejohet? Sipas agjencisë së lajmeve dpa ka gjasa që konsultimet të shtyhen. Si indikator për këtë shihet edhe shtyrja e një mbledhjeje të kabinetit qeveritar që njihet si kabineti Corona, ku sipas zëdhënësit të qeverisë, Steffen Seibert, do të flitej për udhëtimet brenda europiane.
Paralajmërimi në fuqi që nga marsi
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, (SPD) e ka shpallur paralajmërimin e udhëtimit më 17 mars, një hap unikal. Deri më tani paralajmërimet për udhëtime lëshoheshin vetëm për vende me rrezik jete, sidomos në zonat e luftës, Siri apo Afganistan. Në javët e kaluara u morën me një aksion të pashembullt më shumë se 240.000 turistë nga vende të ndryshme të botës pas ndërprerjes së lidhjeve të fluturimit apo ato me anije.
Në kohën e duhur para periudhës së pushimeve
Heqja e paralajmërimit të udhëtimeve parashikohet të bëhet në kohën e duhur para periudhës së pushimeve të verës. Në dokumentin e Ministrisë së Jashtme thuhet, se qëndrimi orientues është “rigjallërimi i turizmit si për udhëtarët ashtu edhe ekonominë gjermane të turizmit dhe stabilitetin ekonomik të vendeve destinacion”.
Paralajmërimi për udhëtime do të specifikohet më pas sipas vendeve. Për të mbrojtur turistët nga infeksionet me virusin Corona, qeveria gjermane angazhohet për përpilimin e rregulloreve të përbashkëta brenda BE. Ajo parashikon të propozojë kufirin maksimal që ka vendosur Gjermania me 50 infeksione të reja ndër 100.000 banorë brenda 7 ditësh edhe për vende të tjera. Tejkalimi i një kufiri të tillë bën që në Gjermani të rikthehen masa më të forta kufizuese në luftë kundër Coronës./ DW
Turqia i joshi refugjatët në kufirin me Greqinë. Por megjith...
Spanja ka kërkuar nga partnerët e Bashkimit Evropian që të v...
Në një ceremoni solemne të hënën, me rastin e Ditës së Përku...
Kosova ka hyrë në javën që cilësohet vendimtare për situatën...
Ndërron jetë në Klinikën Infektive të Kosovës një 59-vjeçar ...
Britania e Madhe ka regjistruar një ulje të ndjeshme të numr...
Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i ngarkuar e...
Në stereotipet e armikut të qeverisë amerikane nën Donald Tr...
Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka hequr gjendjen e jashtë...
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën s...
Duke filluar nga dita e sotme Madridi dhe Barcelona janë rih...
Greqia do të hapet më shpejt nga sa ishte parashikuar, edhe ...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime pwr udhëtimet për...
Një nga teoritë konspirative më të përhapura, por edhe më le...
“Të paktën 107 njerëz u infektuan me koronavirus në një mesh...
Qeveria franceze, nuk dëshiron që këtë verë, qytetarët e saj...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK...
Këtë të dielë, Spanja ka raportuar për 70 viktima nga korona...
Lokalet dhe restorantet në Greqi po përgatiten të rihapen ne...
Britania duket se është e gatshme për të hapur dyert për nxë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...