Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Pasojat e ndërprerjes së shumë aktiviteteve, si një masë për të frenuar përhapjen e COVID-19 në vend, të ndërmarra nga mesi i marsit, kanë filluar të jenë të dukshme tashmë. Statistikat tregojnë që muaji prill ka qenë më i vështiri në 30 vitet e fundit, ndoshta përveç marsit të 1997-s, me dy treguesit e parë, që tashmë janë publikë, eksportet dhe të ardhurat buxhetore.
Eksportet u tkurrën me 44% me bazë vjetore. Ky sektor, shitjet e të cilit janë sa 31% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ka gati 100 mijë të punësuar, ose një të pestën e totalit në privat. Peshën kryesore e zë industria e tekstileve e këpucëve, që ka më shumë se gjysmën e të punësuarve, ndërsa është dhe grupi më i madh eksportues.
Ky grup shënoi një tkurrje prej 52%, i ndikuar nga varësia e madhe që ka nga shteti fqinj, Italia, dhe fakti që mungesa e mbylljes së ciklit e pengon të diversifikohet në shtetet e tjera të Europës. Në pjesën e mbetur të vitit, operatorët presin që të shfrytëzojnë maksimumi 80% të kapaciteteve, çka do të reflektohet dhe në tkurrjen e fuqisë punëtore. Një ndryshim i modelit të këtij sektori do të ishte zgjidhja në afatin e mesëm e të gjatë.
Ngadalësimi i aktivitetit ekonomik ishte e natyrshme që do të reflektohej në të ardhurat e buxhetit, të cilat ranë me 30% në muajin prill. Në një situatë emergjente, me mbi 60 mijë të punësuar që kanë dalë nga skema e sigurimeve dhe më shumë se 60 mijë të tjerë që nuk kishin punë për shkak të mbylljes së aktiviteteve, rritja e pagesave sociale ishte lëvizja e duhur, ndonëse kjo çoi në një shumëfishim të deficitit buxhetor. Por, rritja e deficitit buxhetor do të shkaktojë presion për muajt dhe vitet në vijim, teksa sa më pak konkurruese të jetë ekonomia, aq më shumë do ta vuajë borxhin e lartë dhe aq më pak aftësi paguese do të ketë.
Një rënie ekonomike e shkaktuar nga COVID-19, do të ishte e pashmangshme, por parashikimet e institucioneve ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria mund ta ketë më të thellën në rajon (deri në -9% sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Pesha e lartë e turizmit është një faktor.
Por, arsye të tjera lidhen me dobësitë strukturore të vendit, si vetëpunësimi sa një e treta e punësimit, produktiviteti i ulët për shkak të sipërmarrjeve të vogla të orientuara në tregti e shërbime, sofistikimi i ulët i sipërmarrjeve, varësia e eksporteve nga një shtet i vetëm, mungesa e vlerës së shtuar dhe shfrytëzimi i krahut të lirë të fuqisë punëtore, si avantazhi i vetëm konkurrues. Këto pengesa, në fakt, dihen dhe pranohen prej kohësh, por tani dukej momenti më i mirë për të reflektuar dhe për të ndërmarrë politika, që do të adresonin problematikat shumëvjeçare.
Përveç një pakete emergjente mbështetëse (që dhe ajo ishte më e ulëta në rajon për pagesat direkte, për shkak të borxhit të lartë dhe të ardhurave të ulëta, që përpara se të fillonte kriza), për momentin nuk po shohim asnjë lëvizje apo politikë, që do të mundësonte një plan rimëkëmbjeje afatshkurtër, por edhe afatgjatë.
Cilat janë prioritetet e qeverisë për momentin? Po i rendisim në një rend kronologjik, sikurse ajo vetë i shpalli.
?Së pari, është prononcimi i hapur për përgatitjen e legjislacionit për legalizimin e kanabisit. Kjo mund të kishte qenë një zgjedhje, nëse do të ndërmerrej në një kohë të qetë e ku të mund të debatohej e reflektohej hapur e gjatë në shoqëri, e cila do të prekej nga një vendim i tillë, apo nëse do të ishte ndjekur modeli i kontrolluar i Maqedonisë. Por, tashmë duket thjesht si një sinjal për aktivizimin e grupeve me eksperiencë e që kanë pasur mundësinë të kultivojnë e trafikojnë këtë bimë, edhe në vitet e shkuara, e që në situatën ku ndodhemi e në një mungesë vëmendje të miqve europianë, thjesht do të zyrtarizonte një biznes miliardash, i cili sidoqoftë, në vitet e fundit, nuk duket se i ka sjellë vlerë të shtuar ekonomisë së vendit.
?Së dyti, është amnistia, zyrtarisht vetëm për evazionin fiskal dhe paratë e emigrantëve, por, sikurse është diskutuar shpesh, do të jetë shumë e vështirë të shmanget edhe hapja e dyerve për paratë e korrupsionit apo aktiviteteve të jashtëligjshme.
?Së treti, është miratimi i ligjit që rregullon kriptovalutat (shteti i tretë në Europë), një hap shumë vizionar në vendin që renditet i fundit në sofistikim, sipas indeksit të konkurrueshmërisë dhe me informalitetin më të lartë në Europë.
?Së katërti, por jo më pak i rëndësishmi, pavarësisht rreshtimit, është prishja e Teatrit, në kohën kur vendi dhe mbarë Europa ndodhen nën pushtimin e pandemisë së COVID-19, e kur ligji për gjendjen e jashtëzakonshme është ende në fuqi. Një akt aspak civil, që nga një anë, vetëm sa shërbeu si një shkëndijë për të ndezur tensionet shoqërore e politike të fashitura nga ?lockdown i Koronës?, por që nuk arriti të fshehë ambiciet e errëta për zhvillimin e pronave rreth tij.
Këto politika nuk pritet të fashisin aspak sëmundjet e ekonomisë së vendit, përkundrazi, shpërqendrimi i vëmendjes rrezikon të zgjasë më shumë lëngatën edhe kur ky virus të jetë larguar./Monitor
“Pushohet nga puna mësuesja me 20 vjet eksperience sepse kom...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ball...
Ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, e cilësoi fi...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ball...
Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar p...
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri k...
Publikimi i videos së nënës së të miturit që u dhunua nga po...
Ambasadori i BE-së në Tiranë ka reaguar për tryezën e Këshil...
Zbardhet draft-opinioni i Komisonit të Venecias lidhur me em...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka ...
Një lumë reagimesh kanë ardhur pasi drejtori i Përgjithshëm ...
“Ardi Veliu duhet të shkarkohet!” Kështu deklaroi ish-depute...
Fatmir Mediu tha sot në mesditë se Luli pretendon që është i...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka denoncuar ...
Një deklaratë të fortë ka bërë presidenti Ilir Meta lidhur m...
Ministria e Shëndetësisë ka zyrtarizuar vendimin e masave të...
Sot Gjykata Kushtetuese e Prishtinës ka publikuar verdiktin:...
Ambasadorja Yuri Kim, e shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësi...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...