VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Prej dy ditësh Lulzim Basha ndodhet përballë një skandali tjetër. Ka bërë një kontratë me një kompani lobuese në SHBA, për të cilën thotë se ka dy vite që paguan 10 mijë dollarë në muaj, ndërkohë që ka firmosur në 10 mars të këtij viti një kontratë 6-mujore, pra deri në shtator të 2020-ës. Pra 60 mijë dollarë në kohën e pandemisë do t?i paguajë një kompanie lobimi, që sipas asaj që deklaroi vetë Luli në emisionin ?Open? të Eni Vasilit një natë më parë, këto para do t?i shërbejnë që qeveria amerikane, e paguar nga Lulzim Basha, do të luftojë krimin e organizuar dhe drogën në Shqipëri.
Një deklaratë e çuditshme kjo, nga ato që lëshon vetëm goja e Lulit, por budallallëqet e tij nuk kanë të sosur.
Për ata që nuk e besojnë dhe iu duket se Luli është ?viktimë? e qeverisë apo mediave të tij, ka edhe disa fakte dhe detaje të cilat duhet t?i shohim dhe t?i lexojmë ndryshe.
Lulzim Basha, i cili ?qurravitet? publikisht duke thënë se ?po më sulmon qeveria?, në njërën anë dhe nga ana tjetër, merret në mbrojtje prej saj. Dhe e gjithë mbështetja vjen nga loja që bëjnë disa gazetarë që qëndrojnë pranë tiuj dhe lidhjet që kanë me mesiat e majta, me drejtuesit e tyre apo edhe me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.
Para pak ditësh ne publikuam të dhëna sesi këshilltarë mediatikë të Lulzim Bashës lidheshin me ministrat e Edi Ramës apo të tjera raportime, sesi gazetarë apo drejtori i informacionit pranë Lulit janë të lidhur me mediat dhe politikanë në krah të kryeministrit.
Por, le të sjellim një rast të freskët.
Dje CNA.al publikoi një material në lidhje me financimet e Lulzim bashës për lobim. Ishte investigimi i radhës i bërë sërish nga një grup gazetarësh. Pra, nuk është ekskluzivitet i vetëm CNA.al. Por janë edhe disa kolegë tanë të huaj për të cilët në ditë në vijim ne do të japim të dhëna edhe cilët janë ata dhe kush ka bashkëpunuar në këto investigime.
Menjëherë sapo ne e publikuam, ndodhi dhe çudia.
Në orët e para të mëngjesit, kur materiali u shpërnda në rrjete sociale, rreth 15 apo 30 minuta më vonë, mediat pro qeveritare dolen menjëherë në krah të Lulzim Bashës.
Dhe cila është zgjidhja dhe stili që ato përdorin?
Gazeta Tema e Mero Bazes, kërkon në internet, kuptohet se edhe dokumenti që ne publikuam kishte të dhëna dhe lehtësisht mund të nxirrej nga faqja zyrtare e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, fotografon nga faqja një pjesë të dokumentit dhe e publikon atë duke thënë se e kishte ekskluzive lobimin e Bashës për 60 mijë dollarë.
Nga ana tjetër të njëjtën gjë bën edhe gazeta Dita. Dhe të dyja në të njëjtën linjë, pyesnin se si Lulzim Basha nuk shkon në SHBA, i është hequr viza amerikane, e të tjera si këto. Akuza që Lulit i përsëriten shpesh dhe ai i kalon duke thënë se e sulmon qeveria, këto janë të pavërteta, e të tjera si këto.
Dhe nuk vonoi, sapo doli Dita dhe Tema, me vrap në të njëjtën kohë doli edhe Taulant Balla, që duket se është ?armiku? më i mad hi Lulzim Bashës, por që në fakt miqësia mes tyre nuk paska të sosur. Sa herë kanë nevojë, ndihmojnë njëri-tjetrin.
Dalja e Taulant Ballës ishte pasi kishte nxjerrë dokumentet zyrtare nga faqja e Departamentit të Drejtësisë në SHBA dhe publikohet si dokument që e kishte marrë vetë, bën një status, e plas në facebook dhe kështu gjithçka mbyllet.
Pra, kalojmë nga një lajm ekskluziv i CNA.al që për 30 minuta merret nga mediat e qeverisë, merret nga një zyrtar i lartë i PS-së dhe bëhet si denoncim ndaj kryetarit të opozitës.
Ky i fundit del në një konferencë shtypi më vonë dhe e mohon. Del edhe në television të paktën tre herë dje, derisa e mbylli tek emisioni ?Open? i Eni Vasilit dhe sot për herë të parë pas 15 aapo 16 vitesh në politikë, u ngrit në orën 7 të mëngjesit dhe doli për të përsëritur të njëjtat fjalë që tha dje tek Eni he në daljet e tij publike, duke pretenduar se ?ishte Edi Rama që e sulmonte dhe që ishin shpifje faktet e publikuara. Kontrata ishte krejt normale dhe se ai nuk ka asnjë problem për të shkuar në SHBA.?
Pra, që Basha të ngrinte këtë alibi, që sulmohet nga qeveria, zyrtarët dhe mediat e saj, duhej patjetër që të reagonin mediat e Edi Ramës dhe shërbimin në mënyrë të përkryer e bëri gazeta Tema e Mero Bazes dhe gazeta Dita. Gjithashtu edhe Taulant Balla.
Kështu të tre bashkë i krijuan Lulzim Bashës alibinë për të dalë 24 orë pa pushim në media dhe për të përsëritur të njëjtën gjë. Pra, sulmin që pretendon se i vjen nga qeveria.
Në fakt Lulzim Basha ende nuk ka sqaruar një gjë të cilën ai e shmang si përgjigje dhe nuk jep asnjë argument.
Pse ka dy vite që nuk shkon dot në SHBA?
Çfarë ka ndodhur?
Pas vizitës së tij dhe fotos me presidentin Donald Trump atij i plasi një skandal. Dhe deri më sot, më shumë se dy vite ai nuk ka mundur dot të shkelë në SHBA.
Tani këtë pyetje gjithmonë e anashkalon, e quant ë ulët, thotë se nuk ka asnjë problem dhe nga ana tjetër porosity dhe pyetjet me variantin të është hequr apo nuk të është hequr viza, e të tjera si këto.
Pyetja është shumë e thjeshtë dhe Basha duhet të përgjigjet.
Në këtë rast nuk e ndihmon dot as Taulant Balla, as Mero Baze dhe as gazeta Dita.
Si është e vërteta? Pse prej dy vitesh Lulzim Basha nuk shkon dot në SHBA?
Ky është thelbi i çështjes. Ndërsa në lidhje me lobimet CNA.al do të sjellë nga nesër e në vijim, të tjera dokumenta në lidhje po me këtë kompani dhe me kompani të tjera lobuese në SHBA, apo edhe me personazhe me të cilët Lulzim Basha ka pasur kontakte lobimi për të treguar se nuk janë mediat e qeverisë. Dhe në këtë rast nuk do të mundet dot as Mero Baze, as gazeta Dita dhe as Taulant Balla t?i publikojnë pasi do të kenë një logo që do të shkëlqejë aq shumë sa flokët me brilantinë të Lulzim Bashës./ CNA.al
Një pyetje publike për Lulzim Bashën
Shënim/ Skandalet me lobimet dhe pse Basha nuk shkon dot në SHBA?
Analisti Afrim Krasniqi, ka folur sot për shtyrjen e gjendje...
CNA.al publikoi një dokument të plotë të siguruar në Departa...
Në dy ditët e fundit në media po qarkullojnë disa sondazhe, ...
CNA.al ka publikuar vazhdimisht skandalet e partive politi...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Ol...
Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, thotë se kryeministri E...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka reaguar pasi...
Ish- deputetja e PD, Albana Vokshi denoncon se qeveria shqip...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka komentuar mënyrën sesi qever...
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka folur sot në lidhje me situ...
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ndryshimet në Kodin Penal ...
Deputeti Lefter Maliqi ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...
Studiuesi shqiptar Aurel Plasari ka dalë kundër kryeministri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në një li...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në nj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur ...
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në një lidhje me emi...
Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, në një lidhje me “...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajona...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...