web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Morali i pamoral i Desadës

12 Prill 2020, 12:02, Politikë CNA

Disa personazhe politike e marrin dhe e mbajnë shpesh afër, me të tjerë përplaset, diku luan, ka një histori që fillon nga një gazetare në Tv Shijaku dhe Radio Kontakti për të shkuar më tej tek një këshilltare e ish ministrit të Jashtëm Mustafaj, larguar nga detyra me ceremoni nga Lulzim Basha dhe më tej fillon punë sërish si gazetare në Tv Klan, në momentete e fundit qendron kryeredaktore e emisionit ?Opinion? deri kur e thërret sërish në krah Lulzim Basha si këshilltare për mediat e tij dhe njeriun që koordinon imazhin publik të tij.

Në fakt, Basha ka dhe shumë këshilltarë të tjerë, personazhe, emrat e të cilëve shpesh nuk përdoren në media por janë njerëz që shikojnë profesionalisht çështjet politike, ndërsa Desada është individi që përpiqet të përçajë, të çmontojë dhe të godasë këdo vetëm e vetëm që ajo të ketë diçka apo të jetë pranë udhëheqësit, në të kundërt udhëheqësi nuk bën, po e pranoi ajo është më pas “zemra” e kryetarit.

Në momentet e para si Këshilltare në Ministrinë e Jashtme, ajo shpresonte se do qendrote gjatë atje dhe e shikonte të ardhmen në diplomaci, por vajtja e Lulzim Bashës ja theu të gjitha shpresat. Ai e largoi jo me pak zhurmë dhe në atë kohë kur PD ishte në pushtet, Desada ishte një nga njerëzit që akuzonte pafundësisht Lulzim Bashën.

Në zgjedhjet e vititi 2013 u përpoq të ishte kundër tij, bëri gjithçka kundër Lulit, sa mundte, pasi në PD nuk kishte asnjë peshë, nuk e dëgjonte dhe nuk e njeh dhe as nuk do ta shohë me sy askush. S?ka asnjë peshë politike por e fshehur nëpër rrjetet sociale me profile fallco dhe me intriga të vogla mediatike kërkon që të jetë në lojën politike.

Më pas fillon një kohë mbështetje e gjatë për Lulin, Desada bën gjithçkka që të qendrojë pranë Lulit. Në qarqet mediatike dhe në PD u tha se ajo kishte filluar të paguhej nga borderotë e kunatit dhe kjo kishte bërë që të ndryshontë qendrim.

Ishte së bashku me disa vajza të tjera që bënin një grup, të famshmen Odeta të kunatit që është pjesë ë stafit të një kompanie private e cila është pas çdo aktiviteti të Lulzim Bashës.

Të dyja, Odeta dhe Desada, dy armike, më pas u bënë mike të ngushta të ngjizura nga dëshira e Lulit për të ngritur imazhin e tij, për tu mbrojtur në rrjetet sociale apo për të përdorur profile të rreme për të shkruar pro ndonjë personi. Por, përtej kësaj Desada ka dhe imazhin e saj të drejtpërdrejtë, atë fytyrën e pafshehur që e bën me komente dhe reagime për shumë e shumë persona publikë.

Së fundi CNA.al zbuloi se Desada nuk është ajo që shfaqet në publik, bën moral në komente dhe sulmon shumë nga eksponentët e PD-së se dikush ka punësuar një fëmijë, se dikush na paska fituar shumë gjatë pushtetit të PD-së dhe ishte ai shkaktari që PD ra nga pushteti. Në fakt të tillë janë shumë, kush nuk i pëlqen Desadës nga ata të pushtetit të djeshëm të PD apo, kush nuk i ka shërbyer asaj, nuk vlen.

Pa folur më tej për akuza nga më të ndryshmet për mjaft nga drejtuesit e djeshëm, por edhe ata që sot janë kritikë të fortë të Lulzim Bashës.

Po pse e bënte këtë Desada?

Të gjithë thonë se ishte moraliste dhe një moral i kërkuar politik për ata që kishin qenë dje në pushtet, që kishin qenë të korruptuar dhe shkaktuan katastrofën elektorale të 2013 ishte e kërkuar nga opinion dhe Desada kishte të drejtë.

Ata që kishin përfituar nga pushteti duhet të qendronin në PD pas Lulit me cdo kusht, a thua se Lulzim Basha ishte ndershmëria dhe simboli i ndershmërisë në PD megjithse në fakt ishte vetëm dhe vetëm më skandalozi.

Desada vazhdoi me shumë akuza, me shumë personazhe, por së fundi u zbulua se e gjitha.  Nuk mund të themi e porositur, nuk mund të themi një lojë e Rilindjes, nuk mund të themi e paguar nga pushteti i Edi Ramës, por mund të themi se pushteti i Edi Ramës paguan bashkëjetuesin e Desada Metajt e cila e ka dhe të punësuar atë që prezanton si bashkëjetues.

Në dy shkrimet që mund t?i lexoni (këtu) dhe tjetrin (këtu) ne nxorrëm çdo detaj në lidhje me pagesat dhjetra mijë euro të Desada Metajt nga qeveria e Rilindjes. Çuditërisht kemi konstatuar edhe një fakt tjetër, disa institucione ku bashkëjetuesi i saj paguhet me kontrata të majme nuk sulmohen nga PD, Lulzim Basha ka ndalur sulmet.

Jo vetëm paratë që merr nga qeveria, por bashkëjetuesi i punësuar i Desadës, certifikon të gjitha abuzimet financiare të Ujësjellësit, Albpetrol apo të KESH-it, për të cilat PD bën gjoja sikur i sulmon. Akuzat janë part time.

Albpetroli e cila është një skandal më vete së fundi po sulmohet nga dega lokale e PD, thjesht dhe vetëm se i plasi një skandal me Desada Metajn, me një pagesë të bashkëshortit të saj.

Në fakt lidhja ishte në Ministrinë e Energjisë dhe Infrastukturës që kur këtë institucion e drejtonte Damjan Gjikmuri, i cila ka të punësuar në stafin e tij, motrën e Desada Metajt. Pra, Desada e moralit të demokratëve që punësonin njerëz në administratë apo kishin përfituar nga pushteti i djeshëm, krahasohet sot me pushtetin e Rilindjes ku Desada ka familarët e saj të punësuar në administarën e Rilindjes dhe gjithashtu fiton dhjetra mijë euro nga projekte apo shërbime të ndryshme që jep për institucionet qeveritare të qeverisë Rama.

Kështu ka ndodhur edhe me Erion Veliajn me ujësjellësin e Tiranës, kështu ka ndodhur edhe me Albpetrolin dhe me shumë institucione të tjera.

Dikush mund të thotë se Sokol Toska, bashkëjetuesi i saj është një ekspert kontabël dhe ai po bën detyrën, patjetër që po, por po e bën detyrën në institucione publike që paguhen me taksat e shqiptarëve dhe morali i Desadës këtu bie përtokë sepse po paguhet nga këto institucione të qeverisë shqiptare nga taksat e shqiptarëve, kurse zonja në fjalë çmontonte këdo dhe akuzonte këdo që mund të kishte fituar edhe një qindarkë në një projekt apo kishte të punësuar dikë. I ka akuzuar të gjithë, një e nga një si bashkëpunëtorë të Rilindjes, si bashkëpunëtorë të Edi Ramës ndërsa vetë me dhjetëra mijë eurot e saj nga Veliaj, nga Albpetroli nuk është bashëkëpunëtore e tyre por, është thjesht përfituese e tyre.

Nuk mjafton vetëm Luli të bashkëpunojë me Edi Ramën, por duhet edhe Desada të përfitojë nga pushteti i saj pranë Bashës dhe marrëdhënia e Republikës së Re me Rilindjen që familjarët të përfitojnë projekte dhe punë me dhjetëra e dhjetëra mijë euro në imstitucione shtetërore./CNA.al





Lajmet e fundit nga