Bota në luftë me koronavirusin/ Kush është “heroi” i Covid-19 në Europë me ndihmën e laboratorit veterinar
Një shkencëtar që ka përdorur laboratorin e tij veterinar, i...
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ështe shprehur, se presidenti francez, Emmanuel Macron i ka premtuar atij rritjen e rolit të Francës dhe të atij vetë në lehtësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti, njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i cili ka premtuar rritjen e rolit të Francës, dhe të atij vetë, në lehtësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Kurtit, presidenti francez i ka thënë atij, se “sapo të krijohen kushtet e duhura do të organizohet Samiti i Parisit për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, nën mbikqyrjen e Francës dhe Gjermanisë?, thuhet në një njoftim të qeverisë.
Aty bëhet e ditur, se Emmanuel Macron ka shprehur mbështetjen e tij për rifillimin e qarkullimit të mallrave mes Kosovës dhe Serbisë, pas heqjes së tarifës nga Kosova më 1 prill. Qeveria e Kosovës në detyrë hoqi tarifën ndaj mallrave të Serbisë, por vendosi masë reciprociteti tregtar me Serbinë.
Kurti: Efektiviteti i dialogut varet nga pjesëmarrja e Evropës
Sipas kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, “qeveria e tij sheh në zbatimin e reciprocitetit, zbatimin efektiv edhe të asaj çka përmbahet në marrëveshjet e Brukselit?. “Efektiviteti i dialogut varet nga pjesëmarrja e Evropës. Evropa nuk mund të zëvendësohet nga ndonjë kontinent tjetër, dhe as Franca nga ndonjë shtet tjetër. Evropa është edhe mjedisi edhe perspektiva e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, citohet t’i ketë thënë Albin Kurti presidentit francez Emmanuel Macron, në bisedën telefonike që zhvilluan.
Bashkimi Evropian një javë më parë emëroi Mirosllav Lajçak, ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi, ndonëse ky dialog është ndërprerë tash e gati dy vjet. Detyrat e përfaqësuesit të ri special të BE-së në dialogun do të jenë “arritja e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, përmirësimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pajtimi midis partnerëve në Ballkanin Perëndimor, duke i ndihmuar ata të kapërcejnë trashëgiminë e së kaluarës?, thuhej në njoftimin e BE-së, pas emërimit të Lajçakut.
Emërimi i tij në këtë detyrë nuk u mirëprit nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke e cilësuar si një “mision i paracaktuar që të dështojë?, për faktin që Lajçak sipas presidentit, vjen nga Sllovakia, një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti, ka pasur një letër-shkëmbim me Mirosllav Lajçak, ku Kurti i ka shkruar atij se “në bisedimet me Serbinë që duhet të ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, nuk duhet të ketë harta në tryezë, e as proces që çon në ripërcaktim kufijsh?.
Lajçak: Vullnet të sinqertë politik nga të dy palët
Në një letër që kryeministri Kurti i ka dërguar zotit Lajçak, thuhet se qeveria e Kosovës “është e përkushtuar për dialogun me Serbinë, dhe të arrijë një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese midis dy vendeve?. “Palët duhet të sigurojnë që në asnjë rrethanë ose situatë të mos diskutohet çështja e sovranitetit të ndërsjellë, integritetit territorial dhe punët e brendshme. Ne nuk kemi nevojë as për një dialog i cili përfshin hartat në tryezë, e as për një proces që na çon në ridefinimin e kufijve. Kjo është e një rëndësie thelbësore. Dialogu duhet të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas kësaj, marrëveshja përfundimtare duhet të shoqërohet me një garanci nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara që obligon zbatimin e ndërsjellë dhe të plotë të marrëveshjes?, thuhet mes tjerash në letër.
Ndërkaq në letrën e Lajçakut drejtuar kryeministrit Albin Kurti, zoti Lajçak shprehet se ai është i gatshëm të punojë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese. “Synimi im është të punoj pareshtur dhe në mënyrë dinamike për të ecur përpara në procesin e dialogut, dhe pres që edhe Prishtina dhe Beogradi t’i rikthehen angazhimit të tyre me të njëjtën vendosmëri. Siç e keni theksuar edhe ju, kjo gjë është e rëndësishme për të mirën e të dy popujve. Jam i bindur që nëse ka vullnet të sinqertë politik nga të dy palët, dhe me anë të dialogut, do jemi në gjendje t’i arrijmë rezultatet, të cilat secili nga ne i synon, për të mirën e popullit në Kosovë dhe Serbi?, ka shkruar në letër Lajçak, duke e cilësuar heqjen e tarifës ndaj mallrave të Serbisë si shenjën e parë konkrete të vullnetit të Kurtit për të rinisur dialogun të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Ky dialog është ndërprerë që nga nëntori i vitit 2018, kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj, vendosi tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë, si shenjë kundërshtimi ndaj diplomacisë serbe kundër njohjeve të Kosovës. Beogradi e kushtëzoi rinisjen e dialogut me heqjen e tarifës të cilën e kërkonte vazhdimisht Bashkimi Evropian por edhe SHBA.
Një shkencëtar që ka përdorur laboratorin e tij veterinar, i...
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i per...
Në 24 orët e fundit në Serbi janë regjistruar 201 raste të r...
Ndërsa pothuajse gjithë bota po përballet me një situatë të ...
Ka shkuar në 83 numri i viktimave në shtetin fqinj, Greqi si...
Britania ka shënuar një tjetër bilanc të rëndë sipasojë e pa...
Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi...
Ka shkuar në gjashtë numri i viktimave në Kosovë sipasojë e ...
Djali i presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Danilo është prek...
Komisioni Evropian (KE) u ka kërkuar vendeve anëtare të zgja...
Kurba e pandemisë në Itali ka pësuar rënie. Në 24 orët e fun...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka cilësuar si t...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i është...
Ka shkuar në 83 numri i viktimave në shtetin fqinj, Greqi si...
Ka shkuar në 2,016 numi personave që kanë humbur jetën nga k...
936 viktima në 24 orë janë shënuar në të gjithë Mbretërinë e...
Gjermanët kryesisht shqetësohen për ekonominë, por jo aq shu...
Kryeministri britanik Boris Johnson po i përgjigjet mirë tra...
Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë bëri të ditur se ka a...
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vënë në pikëpyetje veprim...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...