web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rudolf dhe Adolf Dasler/ Si rivaliteti i egër mes 2 vëllezërve, çoi në krijimin e “Adidas” dhe “Puma”

6 Prill 2020, 07:05, Politikë CNA

Këpucët që kishte veshur atleti afro-amerikan Xhesi Ouens në momentin që u ngjit podiumin e vendit të parë në Lojërat Olimpike të vitit 1936 në Berlin, nuk ishin punuar nga askush tjetër përveçse dy vëllezërve gjermanë, Rudolf dhe Adolf Dasler

Fillimisht nga shtëpia e prindërve të tyre, ata ndërtuan një nga perandoritë më të suksesshme të veshjeve sportive në Gjermaninë naziste. Por rivaliteti i ashpër midis 2 vëllezërve, shkaktoi ndarjen e ?perandorisë? së tyre në 2 kompani të veçanta, që dominojnë ende sot tregun botëror:Adidas dhe Puma.

Vëllezërit Dasler nisën qepjen e atleteve që në vitin 1919 nga shtëpia e tyre në Herzogenaurash. Ata e quajtën në fillim kompaninë e tyre ?Sportfarbrik Gebrüder Dassler?, ose Geda. Deri në vitin 1927, ajo ishte zgjeruar me 12 punëtorë të tjerë, duke detyruar vëllezërit të gjenin një ambjent më të madh për të punuar.

Kompania u rrit shumë shpejt, me Rudolfin që merrej me shitjet, dhe me Adolfin më të ndrojtur që merrej me projektimin e modeleve të reja. Momenti më kulmor i karrierës së tyre ishte gjatë Lojërave Olimpike të vitit 1936 në Berlin.Si çdo Olimpiadë, lojërat u zhvilluan në frymën e konkurrencës mes atletëve më të mirëve në botë.

Sidoqoftë, në Gjermaninë e epokës së para Luftës së Dytë Botërore, një dyndje atletësh të ndryshëm ndërkombëtarë tepër të talentuar, e vinte në rrezik rritjen e nazizmit. Në fakt, atletët jo të bardhë e sfiduan konceptin e epërsisë ariane.

Dhe atletët e mëdhenj si Xhesi Ouens, vërtetuan që lëkura e bardhë nuk sinjalizonte asgjë tjetër përveç lëkurës së bardhë. Atëherë, pse dy vëllezër gjermanë, që të dy anëtarë të Partisë Naziste, i dhuruan një palë atlete të punuara Ouensit? Përgjigja ka të ngjarë të ketë qenë marketingu.

Xhesi Ouens fitoi në atë Olimpiadë me medalje ari. Ndërkohë, me nisjen e luftës, nisin edhe përplasjet e forta mes 2 vëllezërve Dasler.

Nuk dihet me saktësi se çfarë ndodhi, megjithëse për këtë gjë qarkullojnë shumë teori. Njëra prej tyre, pretendon se Adolfi kishte ndikuar tek autoritetet, që Rudolfi të thirrej nën armë nga ushtria gjermane në vitin 1943 si një mënyrë për ta larguar atë nga biznesi.

Një tjetër hipotezë, sugjeron që Rudolf Dasler ishte regjistruar me dëshirë. Pavarësisht si ishte e vërteta, kur Rudolfi dezertoi në vitin 1945, Adolf Dasler raportohet se i tregoi aleatëve vendndodhjen e vëllait të tij, dhe u burgos prej tyre.

Edhe pasi mbaroi lufta, dhe nazizmi u mposht, të dy vëllezërit e akuzonin njëri-tjetrin si nazistë fanatikë. Një hipotezë më melodramatike, sugjeron se të dy vëllezërit dhe familjet e tyre u detyruan në futen në të njëjtin vendstrehim gjatë një bombardimi të aleatëve.

Kur e pa Rudolfin dhe familjen e tij në strehimore, Adolf Dasler kinse bërtiti:?Bastardët e ndyrë, u kthyen sërish!?. Adolfi me sa duket iu referohej avionëve armiq, por Rudolf e konsideroi atë si një fyrje ndaj tij dhe familjes. Ndaj, pasi punoi për më shumë se 20 vjet me të vëllain, ai u nda tërësisht prej tij në vitin 1948.

Konflikti midis 2 vëllezërve, u bë aq i egër saqë ndau më dysh edhe vendlindjen e tyre. ?Sportfarbrik Gebrüder Dassler? u nda në dy kompani:Ndërmarrja e Rudolfit ?Puma? u vendos në bregun jugor të lumit Aurash, ndërsa ajo e Adolfit ?Adidas? në pjesën veriore.

Pothuajse që të gjithë në qytetin e vogël ishin të punësuar nga një nga 2 kompanitë, dhe për këtë arsye Herzogenaurash u quajt ?qyteti i qafave të përkulura?, pasi secili fraksion do të zgjaste kokën, për të parë shenjat treguese të kompanisë tjetër.

Ish drejtori i përgjithshëm i ?Puma?, Johen Zeit, kujton??Kur fillova punë tek kjo kompani, kishte një restorant me emrin Puma, dhe një tjetër me emrin Adidas, një furrë buke… Qyteti ishte i ndarë. Nëse punoje për një kompani të gabuar, askush nga ana tjetër e qytetit nuk do të shërbente. Dhe kjo ishte një përvojë e çuditshme?.

Vëllezërit nuk folën me njëri-tjetrin deri në vdekjen e tyre, madje u varrosën në skajet e kundërta të të njëjtës varrezë. Dy kompanitë, mbetën në një rivalitet të fortë deri në vitet 1970, kur të dyja u bënë publike. Shumë familje mbështesnin ?Puma? ose ?Adidas?, dhe nuk do ta ndryshonin besnikërinë e tyre.

Ndërsa kryetari i bashkisë së qytetit, German Haker, kujton:?Unë isha anëtar i një familje ?Puma?, për shkak të tezes. Kam qenë një nga fëmijët që vishesha gjithmonë me ?Puma?. Ishte një lloj batute në rininë tonë:ti vesh Adidas, unë Puma!?. Punonjësit e dy kompanive nuk u pajtuan deri shumë kohë pas vdekjes së themeluesve të tyre, deri kur u përballën në një ndeshje miqësore futbolli në vitin 2009./ Allthatsinteresting-Përshtatur  nga CNA.al





Lajmet e fundit nga