Gruaja e kryeministrit të Spanjës preket nga koronavirusi
Gruaja e kryeministrit të Spanjës Pedro Sanchez ka rezultuar...
SHBA pezulloi Kosovën nga programi i ndihmës ekonomike “Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit”, MCC për shkak të mosheqjes së tarifës ndaj Serbisë. Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën për dialogun me Serbinë.
15 marsi ishte data kur kryeministri Albin Kurti kishte paralajmëruar heqjen e tarifës në lëndën e parë për mallrat që hyjnë nga Serbia në Kosovë, por këtë nuk e bëri, sepse sipas tij, nuk ka arritur ta bindë partnerin e koalicionit LDK-së për këtë gjë. Kjo e fundit po kërkon heqjen e tërësishme të tarifës ndaj Serbisë ashtu siç po kërkon edhe SHBA, dhe jo heqjen e pjesshme siç e kërkon Kurti. Kryeministri kosovar në një postim në profilin e tij tha, se “u kërkoi falje qytetarëve të Kosovës që më 15 mars nuk po mund ta jetësojë planin e tij në raport me tarifën?. “Ende nuk kam arritur ta bindë partnerin tonë të koalicionit qeverisës, LDK-në, për atë që vetë jam i bindur: zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme?, shkroi Albin Kurti.
Reagimi i LDK
Por i menjëhershëm ishte reagimi i zëvendëskryeministrit të parë në qeverinë Kurti, Avdullah Hoti nga LDK-ja, i cili tha se tarifa duhet të hiqet menjëherë, e pa kushte, ashtu siç po kërkojnë Shtetet e Bashkuara. Ai porositi Kurtin që të “mos të bëhen taktizime politike me partneritetin tonë me SHBA-n?. “Vëmendja e jonë duhet të jetë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, e jo në lojëra politike që çojnë në DISTANCIM të SHBA-së nga Kosova, siç ka nisur me bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovë, të nënshkruara nga Qeveria Mustafa?, shkroi Hoti në Facebook.
Kryeministri Albin Kurti në fund të muajit shkurt kishte deklaruar se më 15 mars heq tarifën për lëndën e parë për mallrat e Serbisë dhe nëse Serbia e ndal fushatën për çnjohje dhe zotohet për heqjen e barrierave jotarifore, nga 1 prilli, taksa do të hiqej për një periudhë 90 ditëshe. Nëse Serbia nuk i përmbahet këtyre zotimeve, atëherë nga 15 qershori, do të rivendosej taksa 100 % dhe do të zbatohej parimi i reciprocitetit.
SHBA reagon ndaj Kosovës
Këtë plan e kundërshtuan SHBA, të cilat përmes të ngarkuarit për dialogun Kosovë-Serbi,. Richard Grenell, po kërkojnë heqjen e tërësishme të tarifës ndaj mallrave të Serbisë në mënyrë që t’i hapet rruga dialogut Kosovë-Serbi. Madje SHBA kërcënuan edhe me sanksione ndaj Kosovës dhe masën e parë ata e ndërmorën dy ditë më parë. Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC), konfirmoi nëpërmes një komunikate për medie se ka pezulluar programet e zhvillimit ekonomik për Kosovën.
“Pozicioni i Shteteve të Bashkuara lidhur me tarifat e Kosovës ndaj mallrave nga Serbia është i qartë. Heqja e këtyre tarifave do të përmirësojë ekonominë e Kosovës dhe do të ndihmojë në uljen e varfërisë përmes rritjes ekonomike. Derisa të zgjidhet çështja e tarifave të Kosovës, MCC do të pezullojë programet e saj në Kosovë?, thuhet në njoftim.
Një javë më parë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington u takuan Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e të ngarkuarit amerikan Richard Grenell. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Presidenti Thaçi nuk ka mandat që të negociojë në emër të Kosovës dhe i kërkoi atij që ta kordinojnë politikën e jashtme. Megjithatë Parlamenti i Kosovës të shtunën pas mesnatës miratoi një rezolutë me të cilën bëhet e qartë se “Qeveria e Kosovës është institucioni që ka mandatin që të udhëheqë bisedimet politike me Beogradin?.
“Sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës janë të pacënueshme. Askush nuk ka të drejtë të bisedojë, dialogojë apo negociojë për sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Kosovës?, thuhet në tekstin e rezolutës të miratuar në Kuvendin e Kosovës. Dialogu me Serbinë, ka nisur në vitin 2011 dhe pas shtatë vjetësh u ndërpre në nëntor të vitit 2018 pasi Qeveria e Kosovës vendosi tarifën 100% ndaj produkteve të Serbisë, si kundërpërgjigje ndaj Serbisë për shkak të fushatës së saj kundër njohjeve të Kosovës. Beogradi po e kushtëzon kthimin në tavolinën e bisedimeve me Kosovën me heqjen e tarifës ndaj mallrave të saj që të hyjnë në Kosovë./ DW
Gruaja e kryeministrit të Spanjës Pedro Sanchez ka rezultuar...
Ka shkuar në nëntë numri i të prekurve me koronavirus në Kos...
Brenda 24 orëve në Itali janë shënuar 368 viktima nga korona...
Ka shkuar në 331 numri i personave të prekur nga koronaviru...
Gjermania ka paralajmëruar mbylljen e të gjithë kufijve të s...
Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e Covid-19, qeveri...
Presidenti i SHBA, Donald Trump po i ofron shuma të mëdha pa...
Numri i viktimave nga koronavirusi në Gjermani ka shkuar në ...
Me shpërthimin e koronavirusit, farmacitë rritën ndjeshëm nu...
Vetëm dy persona që humbën jetën nga koronavirusi në Itali n...
Edhe këtë të dielë Papa Francesku ka shmangur grumbullimin e...
Rritet numri i viktimave në Greqi.Mediat e shtetit fqinj rap...
Është zhvilluar ilaçi i parë i specializuar për t’iu kundër...
Nga Tomas Pueyo – MediumNë këtë artikull do të gjeni shumë t...
Ka shkuar në 228 numri i pacientëve të infektuar me koronavi...
Ka shkuar në 5 numri i të prekurve nga Koronavirusi në Kosov...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, vendosi të shtunën shtyrj...
Deputeti Christos Kellas i Nea Dimokratika ka rezultuar pozi...
Është rritur sërish nurmi i viktimave nga koronavirusi në It...
Presidenti i SHBA, Donald Trump i është nënshtruar testit pë...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...