web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koronavirusi/ Gjermania paralajmëron mbylljen e të gjithë kufijve

15 Mars 2020, 15:12, Kosova & Bota CNA

Gjermania ka paralajmëruar mbylljen e të gjithë kufijve të saj (Francën, Austrinë dhe Zvicrën) duke nisur nga e hëna.

Sipas  gazetës gjermane Bild lëvizja e lirë e mallrave do të vazhdojë, derisa udhëtarët do të jenë në gjendje të kalojnë kufijtë vetëm për të shkuar në punë.

Mbyllja e kufijve nuk shihet vetëm si vendim për t?u stopuar pandemia Covid-19, por edhe për të parandaluar blerjet nga të huajt në marketet gjermane, e cila siç duket po shkaktonte probleme të furnizimit në zonat përreth kufijve.

Sipas shifrave zyrtare në Gjermani deri tani raportohet per  5,426 raste me  koronavirus dhe 11 viktima.

Berlini dhe Këlni vendosën të shtunën të mbyllnin të gjitha baret, klubet, kinematë, teatrot dhe sallat e koncerteve me efekt të menjëhershëm në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Kancelarja Angela Merkel u ka kërkuar njerëzve që të zvogëlojnë kontaktin social, përfshirë fëmijët që ndalojnë së vizituari gjyshërit e tyre.

“Të gjithë mund të kontribuojnë me sjelljen e tij ose të saj personale … në mënyrë që shpejtësia me të cilën njerëzit të infektohen të ngadalësohet në mënyrë që sistemi ynë i kujdesit shëndetësor të mos mbingarkohet,” tha ajo./CNA.al





Lajmet e fundit nga