Sekretari i Partisë Demokratike në Itali, Nicola Zingaretti preket nga coronavirusi
Sekretari i Partisë Demokratike në Itali, Nicola Zingaretti ...
25 vjet pas Platformës së Pekinit për të drejtat e grave, OKB pubikon një raport për të verifikuar arritjet dhe dështimet. Nga të dhënat e 170 vendeve del se asnjë vend i botës nuk e ka arritur barazinë gjinore.
Sukseset e arritura drejt barazisë gjinore janë të pakta dhe në rrezik, thotë UN Women, organizmi i OKB që merret me barazinë gjinore dhe forcimin e gruas. Në një raport botuar tani, 25 vjet pas konferencës së Pekinit. UN Women ka mbledhur të dhënat nga 170 vende, dhe ka vënë re se pabarazia e madhe, kriza e klimës, konliktet dhe politikat përjashtuese janë duke vënë në rrezik progresin e arritur me mundim.
?Rishikimi i të drejtave të grave na tregoi se megjithë progresin e arritur asnjë vend i botës nuk e ka arritur barazinë gjinore,? thotë Phumzile Mlambo-Ngcuka, drejtore ekzekutive e UN Women. “75 përqind e parlamentarëve në botë janë burra, burrat mbajnë 73 përqind të posteve manaxheriale, 70 përqind e negociatorëve për klimën janë burra, dhe gati të gjithë negociatorët e paqes janë burra. Kjo botë nuk është gjithëpërfshirëse dhe e barabartë?, thotë shefja e UN Women. ?Ne jemi reduktuar në 20-25 përqind. Sot, ne dalim dhe themi se duam të arrijmë 50 përqindshin, duke punuar së bashku?. Raporti tregon edhe për arritje si për shembull në fushën e shëndetit dhe të edukimit, sektorë në të cilët është investuar.
Kush ka paratë ka dhe pushtetin
Edhe Silke Staab, që është marrë me të dhënat statistikore për të nxjerrë përfundimet për raportin thotë se vërehen përparime, por shumë të ngadalta. Ajo tregon shembujt: ?Është bërë pak në fuqizimin ekonomik dhe progresin ekonomik të grave. Në nivel global, hendeku gjinor në pjesëmarrjen në tregun e punës ka mbetur ai që ka qenë 20 vitet e fundit. Më pak se dy të tretat e grave janë forcë pune, ndërkohë që tek burrat kjo shifër është më e madhe se 90 përqind. Gratë vazhdojnë të bëjnë punët e papaguara të shtëpisë dhe të kujdesen pa u paguar për familjen,? thotë Silke Staab. Dhe vazhdon më tej: ?Pa pasur akses në shërbimet për kujdesin e fëmijëve, shumë gra nuk kanë mundësi të jenë forcë aktive pune kur bëhen nëna. Rezultatet kanë treguar se hendeku gjinor në varfëri është i madh në kohën e rritjes së fëmijëve. Gratë në moshën 25 deri 34 vjeçare janë më në rrezik të bien në varfëri se sa burrat?, thotë studiuesja nga Nju Jorku.
Dhuna njësoj
?Një në pesë gra është përballur me dhunë nga partneri në 12 muajt e fundit,? thotë Silke Staab. Nga kontributet e mbledhura prej shumë vende është parë se janë nxjerrë ligjet kundër dhunës në familje, por zbatimi i ligjeve dhe detyrimi për t?i zbatuar mbetet i dobët. ?Për shumë gra në botë aksesi në institucionet juridike mbetet i ulët,? thotë Silke Staab.
Teknologjitë e reja janë duke sjellë forma të reja dhune, si për shembull cyber harassment (ngacmimet në internet), për të cilat mungojnë politikat për gjetjen e zgjidhjeve. Kjo përbën sidomos problem për gratë në politikë.
Me përjashtim të shëndetit amënor, të drejtat seksuale dhe riporodhuese të grave janë të parealizuara. Përqindja e grave me nevoja për planifikimin familjar ka mbetur e pandryshuar njëzet vitet e fundit. 119 milionë gra që duan të mos mbeten shtatzënë, nuk arrijnë synimin e tyre. Ato janë 119 milionë gra që nuk kanë kontroll mbi trupin e tyre. Shtatzania në moshë minorene ka rënë, megjithatë vazhdon të mbetet problem sidomos për vajzat e varfëra në Amerikën Latine dhe Afrikën Subsahariane. 23 vjet pas Pekinit, gratë kanë ende shumë sfida përpara./ DW
Sekretari i Partisë Demokratike në Itali, Nicola Zingaretti ...
Tensioni është i lartë mes Greqisë dhe Turqisë në kufirin to...
Ish-Presidenti i SHBA, Bill Klinton, ka rrëfyer për herë të ...
Prokuroria e Posaçme e Kosovës, ngriti të premten aktakuzë k...
Ministri serb i Mbrojtjes, tha të premten se Serbia do të va...
Holanda ka konfirmuar viktimën e parë nga koronavirusi. Sipa...
Përhapja me shpejtësi e koronavirusit, i njohur tashmë si Co...
Senati amerikan miratoi të enjten projektligjin emergjent pë...
Javier Perez de Cuellar, diplomati peruan që ndërmjetësoi sh...
Është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Britani. Nd...
Autoritetet italiane kanë publikuar të dhënat e fundit zyrta...
Ka shkuar në 31 numri i të prekurve nga koronavirusi në Greq...
Presidenti Hashim Thaçi thotë se takimi me Vuçiçin në Shtëpi...
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte i është drejtuar me n...
Kalifornia ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme pasi k...
Numri i personave të prekur nga koronavirusi vijon të rritet...
Kryetarja e bashkisë së Piacenzas, Patrizia Barbieri, është ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me ...
Agjensia Evropiane e Mbrojtjes dhe Këshilli kanë konfirmuar ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një bilanc një-m...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...