“Nuk po i rri mirë kostumi presidencial”/ Bushati paralajmëron Metën
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, ka komentuar t...
Ka kohë që Ilir Meta e ka humbur qetësinë, ka humbur davanë, ka humbur edhe ?dashurinë?, duke na kujtuar se shumë shpejt ai do të humbë edhe partinë. Kjo për faktin se Monika, nuk është nga ato që lëshojnë kollaj ?pe? kur është fjala për karrierë në politikë. Ata të dy, kanë të vetmen mënyrë për të jetuar, politikën. Në momentet që po kalon Meta, padyshim Kryemadhi duhej të ishte më ?tolerante?, pasi thuhet lart e poshtë se ajo nuk e lëshon kollaj LSI-në.
Situata në të cilën gjendet aktualit kreu në detyrë i shtetit, lufta e pakuptimtë që ka nisur ai me institucionet, ministrat, deputetët, gazetarët, ndërkombëtarët, dhe ?dashuria? për fëmijët, tregon nervozitet të theksuar të një njeriu që duhej të ishte mbi palët. Nervoziteti i një njeriu që duhej të ishte ?babai? i partive, dhe të ndiqte në çdo ?shkelje ligjore? rrugën e drejtësisë.
Ai sot nuk ka besim tek drejtësia, nuk ka besim tek deputetët, nuk ka besim tek ministrat, nuk ka besim tek LSI-ja, nuk ka besim tek ambasadorët edhe pse i takon dhe u shkruan letra, nuk ka besim as tek Venecia, por ka besim vetëm tek zëdhënësi dhe juristi tij. Ilir Meta, shihet qartë se nuk beson se në 2 Mars do ti ?mbushet sheshi dhe mejdani?, ndaj po fton çdo 2 orë shqiptarët ti bashkohen ?beslidhjes? së tij. Por cilës beslidhje, me cilin do të lidhin besën, për çfarë dhe kundër kujt do të lidhin besën, kur dihet se nga beslidhje të tilla humbet vetëm Shqipëria.
Ditët e fundit , dhe sa më shumë afron 2 Marsi, Ilir Meta shihet shpesh jo vetëm në rrjetet sociale dhe ekrane televizive, por ai ka vendosur të zhvendosë shqetësimin e tij edhe tek ish-opozita e vjetër. Dy ditë më parë, degët e Partisë Demokratike në rrethe, kanë marrë një urdhër -porosi , ku u thuhet se ?në 2 Mars duhet të sillni njerës për mitingun e Metës? por pa e specifikuar, si dhe ku do ti gjejnë ?mitingashët? kryetarët e Lulzimit.
Ka vite që degët e PD, janë në kolaps total, janë asfiksuar nga mungesa e organizimit, afrimit dhe largimeve masive, ndërkohë që shumë nga krerët e degëve në rrethe e shohin si ?veprim pa lidhje? tubimin e kreut të shtetit. Ilir Meta e di fare mirë, se Lulzim Basha as nuk e ka dashur, dhe as nuk e honeps edhe sot e kësaj dite, por nuk ka çfarë ti bëjë Doktorit. Realisht kreu i shtetit gjendet në një situatë të ndërlikuar, të cilën e ka inskenuar vetë, nga e cila nuk ka gjasa të dalë kollaj.
Shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës, dhe tani ?mbrojtja? e saj me mitingje dhe protesta ?kuqezi?, nuk janë gjetja e duhur, për një president. Në asnjë vend të lirë dhe demokratik, anëtar i NATO-s, kryesues i OSBE, dhe kandidat potencial për në BE, një president nuk thërret mitingje dhe protesta sepse ?po i marrin kompetencat?, por i drejtohet institucioneve të drejtësisë ligjore.
Tërbimi i presidentit, ka një shkak të madh, pasi nuk besoj se Ilir Meta turfullon ekraneve sepse ?i morën një gjyqtar? apo sepse ?Dvorani nuk ka lexuar letrën e tij?. Ai duhet ta ?heqë? vallen e nisur deri në fund, edhe pse e di fare mirë se do të jetë i humbur, edhe pse e di fare mirë se Rama nuk pyet shumë nga mitingje ?sovranësh?, (aq sa nga mitingjet e Lulzimit) aq më tepër kur ato thirren nga njerëz që kanë interesa pushteti pas tyre. Ilir Meta pas 2 Marsit, do të jetë më i ndërgjegjësuar se kurrë, pasi jam i bindur, se do të kuptojë sa shumë e kanë braktisur, shqiptarët dhe ndërkombëtarët.
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, ka komentuar t...
Partia Demokratike ka organizuar sot një ndeshje futbolli në...
Analisti Preç Zogaj, është shprehur i shokuar për arrestimin...
Ish-kryeministri Sali Berisha ngre akuza të forta ndaj kryem...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi rikonfirmoi nga Vlora pj...
Limoz Dizdari, një ndër themeluesit e Partisë Socialiste i f...
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka dhë...
Anëtarja e Komisionit të Ekonomisë Blerina Gjylameti ka folu...
Ish anëtari i Kryesisë së PS, Limoz Dizdari, i ftuar në stud...
Socialistët miratuan në sesionin e dytë të Kongresit të PS s...
Avokati Altin Goxhaj ka akuzuar pak minuta më parë kryebashk...
Ish deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri nuk është...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar ashp...
Arrestohet Betim Shkupi, personi në emër të të cilit kaluan ...
Partia Socialiste ka zhvilluar sot ditën e dytë të punimeve ...
Zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi ka njoftuar se Ilir Meta...
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi,...
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Kongresin e Partisë S...
Ish kryetari i PD-së së Gjirokastrës, Roland Bejko, ka reagu...
Një ditë më parë, policia finalizoi një operacion, i koduar ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...