Reforma Territoriale/ PD kërkon shtyrjen e afatit të komisionit
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoria...
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoria...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për rolin e dajës gangster të personazhit kryesor të filmit ?I love Tropoja? të Ermal Mamaqit.
Boçi thotë se momentet e humorit ndërthuren me momentet e cinizmit dhe kufijtë e artit, propagandës, komedisë, talljes së nivelit të tavolinave, qëllimeve me aromë dufi e politikës së nënkuptuar dhe ngatërrohen keqazi.
Sipas tij: filmi ka komercializëm banal dhe art urban, ndërsa pretendon se do mbahet mend për shërbesën kryeministrore.
Marrjen përsipër nga Rama të një roli të tillër, Boçi e cilëson jo të rastësishme, pasi thotë se që në nisjet e tij kandiduese politike, Rama ka zbatuar mirë direktivat e Leninit për hir të formimit e të vazhdimësisë politike, për ta shdërruar artin në një armë efikase të propagandës.
?Mos harrojmë se kur merrte mandatin e dytë, Rama u mjaftua të ndërfutej krah doktor Florit në këngën e famshme të “West Side Family”, ?(I love) Tirona? e të zvargte pa asnjë art, fjalët:
?Zhurmë, shumë zhurmë sa zhurmë?, për të arritur qëllim e tij të fitimit të imazhit në publik. Kënga me tekstin argëtues dhe me art, bëri deri diku që simptomat e çmendurisë së betonit dhe sëpatave, t?u dukeshin tironsve si një normalitet, si një gjë e zakonshme, brenda mbretërisë së kaosit që Rama vetë sapo kishte nisur ta krijonte. Ajo me shpeshtësinë propaganduese të shfaqes, ndikoi jo pak në rehabilitimin e figurës së Kryetarit të Bashkisë, veçanërisht midis brezit të ri që ndikohet shumë nga trendi i kohës?, shprehet ai në rrjetet sociale.
Sipas tij, kreu i qeverisë ka dashur të impresiononte me termin ?artist? opinionet e kancelarive, por thotë se ka dështuar
Boçi pretendon se qëllimi kryesor i Ramës, është shitja në opinion e figurës së një kryeministri-bandit, si diçka normale dhe nëse është i inkriminuar të pranohet si diçka që duhet të ndodhë, si meritë, si trend i kohës, si evoluim politiko-artistik nga publiku i gjërë.
?Dalja e tij si ?dajë? me flokë të gjata, kinse si personazh, nuk e shpëton atë të jetë ?heroi? negativ, i një realiteti të cilin e ka ndërtuar vetë përgjatë këtyre shtatë viteve dhe të cilin kërkon me zor ta përcjellë si fiction.
Sado të përpiqet ai e të qesharakëzojë imazhin real të tij si i kryeministër i lidhur me krimin, humori që prodhon është i hidhur. Madje efekti është i kundërt nga ai që ai po kërkon të instalojë. Identifikimi i identikitit të tij si profil i akuzuar me lidhje mafioze, bëhet më i plotë në sytë e publikut me ?dajën? dhe gallatën e filmit?, vijon ish deputeti më tej, ndërsa ngre akuzat se filmi të shkakton doza neverie.
Demokrati thotë se në këtë film Rama është vetëvetja në habitatin e vet ku ndjehet mirë, ku pamja i rri mirë me shpirtin dhe ku fjalët i përputhen bindshëm me idetë e ku veprimet harmonizohen me qëllimet.
Sipas Boçit, ky është Rama i vërtetë, daja i krimit, i vendosur në një situatë të stisur skenike humori.
?E bën në atë që mund të konsiderohet si telenonela shtatëvjeçare ?I love Shqipëria? e qeverisjes së tij. Prodhim i kinostudios ?Rilindja e re?. Këtu po që aktron. Këtu Rama, luan kryeministrin, ndërkohë që është realisht Daja i krimit.
Nën petkun e këtij roli shtatëvjeçar, del para njerëzve e bën si i mirë, si i dhimbsur, ndërkohë që Daja i urren tmerrësisht njerëzit, i zhvat, i përqesh. Del para kamerave dhe i veshur shik si kryeministër flet, mashtron, se këtë ia kushtëzon Daja brenda qënies së tij. Pastaj negocion në emër të kombit, por instikti i Dajës e çon tek thika pas shpine?, deklaron ai.
Ish deputeti shprehet se gjatë ditës, personazhi i Ramës është kryeministri në rol që flet për ligj e reforma dhe urdhëron policët, prokurorët e gjyqtarët.
?I love Shqipëria? ndërkohë ka shikueshmërinë më të lartë në ekranet me popullore e kombëtare të blera, duke konkuruar dukshëm telenovelat turke dhe në kanalin e vetë dajës ERTV. Ndërkohë njerëzit me zor po presin fundin, fund në të cilin personazhi kryesor Kryeministri që është Daja i krimit të ?I love Tropoja? të diskretitohet dhe të bjerë nga froni.
Por pritja për rënie nuk mjafton. Duhet rrëzim. Daja i krimit i ?I love Tropoja? nuk mund të vazhdojë më të jetë Kryeminstri, sepse përtej telenovelës së tij shtatëvjeçare ?I love Shqipëria?, njerëzit e duan vërtetë këtë vend, e duan Shqipërinë?, nënvizon is deputeti i PD-së Luçiano Boçi./ CNA.al
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një intervitë për ALB...
Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike Aleksand...
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka takuar mesditën e sotme Pres...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e datës 31 janar 2019, m...
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka ironizuar ultimatumin e Oper...
Akti normativ i debatuar së fundmi dhe i titulluar nga Rama ...
Ambasada amerikane në Tiranë, ka reaguar pas takimit të të d...
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas takimit me amba...
Nën kryetari i PD, Edi Paloka thotë se OFL është vetëm një s...
Kundërshtarët më të zëshëm të Anti-KÇK-së bëjnë gabim që e s...
Në 27 janar 2020, ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara t...
Ka përfunduar takimi i kreut të PD, Lulzim Basha me ambasado...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka shkuar sot ne selinë blu ku ...
Pas më shumë se gjashtë vitesh në pushtet, kryeministri Edi ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, dnërs...
Gjatë ditëve të ardhshme, Kuvendi do merret me dy nismat e m...
Në shkurt të vitit të kaluar, pra rreth një vit më parë, kry...
Po bëhet më shumë se një vit që kreu i Republikës së re, Lul...
Financial Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe rr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...