Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Akti normativ i debatuar së fundmi dhe i titulluar nga Rama si “Ligji Anti KÇK”, në titull sqaron se trajton disa masa parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë publike.
Me një titull si fjalim propogandistik dhe objekt identik me titullin, teksti shpjegon se qëllimi i ligjit është ndërhyrja emergjente dhe për një periudhe kohe të caktuar për kategoritë e individëve që llogjika ta do që të jenë të përfshirë në veprimtarinë e cituar nga titulli.
Ligji nga njëra anë thotë që nuk trajton si objekt të vetin pasuritë që kanë kaluar në proces shqyrtimi ose janë pjesë e shqyrtimit kur ligji hyn në fuqi dhe nga ana tjetër liston si subjekte të ligjit personat e dënuar!
Pra ligji ka caktuar subjektet e veta, pasi i ka zhveshur ata nga lidhja me objektin. Dhe të njëjtin trajtim ndjek si për personat e hetuar më parë ashtu edhe për ata në hetim.
Marrim si shembull rastin e Lulzim Berishës meqë është personazh mjaft i njohur nga të gjithë dhe ka foto me të gjitha palët politike.
Ligji duket sikur e ka në listë për trajtim Lulzim Berishën si ish i dënuar për vepra të parashikuara nga lista, por nuk ka pasurinë e tij pasi ajo ka qenë objekt i shqyrtimit gjyqësor të mëparshëm.
Ligji ka subjekt grupin Hajri, por nuk ka objekt pasurinë pasi ligji e gjeti në proces e sipër çështjen Hajri.
Kështu për të gjitha subjektet, mund të bëhet analiza rast pas rasti.
Ajo që nuk dihet është se cila është lista e plotë. Ka një listë? Kush e ka përgatitur? Çfare procedure ka për ta shtuar me emra atë listë dhe cilat janë “kriteret” që rrugës të nxjerrin nga lista?
Ka rradhë shqyrtimi i listës? Cila është rradha? Çfarë “procedure” ka për tu futur pa rradhë në kontroll dhe cilat janë “kriteret” që të lënë në fund të radhës, ose edhe të lënë jashtë radhe meqe mund të të vijë radha kur ligji ta ketë pushuar veprimin e vet.
Teksti i ligjit është shkruar nga amatore të së drejtës dhe duke parë nivelin juridik që shfaqin zëvendësministrat e brendshëm që rreken të shpjegojnë tekstin, mund të kuptohen edhe motivet se pse një ligj i thjeshtë papritur merr përsipër të bëjë apo të ribejë intepretimet e termave si konfiskim, pasuri, aktivite terrorist e kështu me radhë.
E futur si përkufizim termi, (!!!), teksti krijon strukturë institucionale dhe e përmbledh ne akronimin OFL. Fundja gjithë kjo luftë pa orkestër, nuk mund të bëhet!
Nuk po i hyjmë termave si “vendim gjyqsor penal”, apo analizës se ku ndryshon “revokimi i masave” nga “shuarja e masave” se ku ka luftë mundet që shuarja ndryshon nga revokimi, por kaq shumë fjalim në një tekst ligjor kishim që nga koha e ndryshimeve kushtetuese për Reformen në Drejtësi që nuk i kishim lexuar.
Komiteti Kombëtar (dreqi e mori sa kujtime na hapi), që do shpëtojë atdheun bën bashkë ekzekutiv e drejtësi të pavarur, ministra apolitik me prokurori të re dhe drejtorë sigurisht thjesht teknik.
Dhe pastaj të gjithë këta janë përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e politikave si dhe hartimin e planit të masave!!!
Oooops! Po ky plani i masave kur është? Këta emrat që u zgjodhën të parët për verifikim, qenkan bërë përpara planit të masave, apo në fillim forca e ligjit pastaj Komiteti i Shpëtimit!?
Na pëlqeu shumë neni 19 që parashikon sekuestrimin e pasurisë nga policia e shtetit në rastet e emergjencës. Çfarë domthënë “për rastet e emergjencës”? A ishte gjithë ligji emergjent dhe lista që përfshinte ai ishin të gjitha emergjente?
Paska dhe kategori të ndara brenda emergjencës domethënë! Emergjenca shkalla 1, shkalla2 shkalla 3 e kështu me radhë.
“Në rastet e nevojës dhe urgjencës” thuhet në krye të nenit 19! Epo a ishte i gjithë ligji me kushtet e nevojës dhe emergjencës??
Ligji ka afat deri në 31.12.2020!
Me fjalë të tjera, në datën 31 dhjetor 2020, do biem të gjithë rehat. Dhe duhet ta besoni! Se derisa i kanë vënë këtë daë domthënë janë të sigurtë që pas kësaj date do jenë zgjidhur të gjitha. Halli për të cilin u shkrua ligji, parashikohet të jetë zgjidhur deri në datën 31.12.2020.
Por cili është halli dhe pse qeveria mori kompetencat e Kuvendit për ta zgjidhur hallin? Nuk donte ta ndante lavdinë me Kuvendin, domthënë me grupin parlamentar të maxhorancës?
Rama kishtë hall se deputetët nuk do i votonin ligjin?
Rama nuk kishtë besim që grupi parlamentar do ja miratonte ligjin si nismë normale, që iu desh ta bënte me akt normativ?
Kishte hall se deputetët do i kërkonin të dini paraprakisht listat?
Çfare halli ka patur Rama që e trajtoi tekstin dhe votën në qeveri si akti normativ si armë në dorë të një bande kundër të tjerave?
Dhe pse Rama druhej se grupi parlamentar mund të përfaqësonte interesa të ndryshme nga banda në Këshillin e Ministrave?
Ka deputetë që mund të përfaqësojnë banda rivale?
Ka deputetë në listat anti-KÇK të Ramës dhe për këtë arsye u evitua grupi parlamentar?
Problemet e kushtetutshmerisë se ligjit janë të tilla që japin siguri që ai ligj nuk do të prodhojë asgjë përveç shoët me ca meshkuj me kapuç në kokë dhe që të gjitha proceset që do nisen me të, do shpallen të pavlefshme për shkak të antikushtetutshmërisë së vetë ligjit.
Ndërkohë një gjë është e sigurt. Pavarësisht të gjithave, Rama është i sigurt që ligji në datë 31.02.2020, do të ketë dhënë efektin për të cilin u shkrua. Jo për atë që na thuhet sigurisht.
Në 31 Dhjetor 2020 duke përdorur ata meshkujt me kapuç në kokë, do ketë asgjësuar, shtypur ose bërë të padëmshme të gjitha bandat rivale.
Ky ligj është gjithçka tjetër përveçse propogandë. Ky ligj ndjek qëllime të qarta e që qartësisht nuk kanë hallin e rendit e qetësisë për shqiptarët. Ndaj ta quash këtë ligj si propogandë ose je idiot, ose je bandit.
Në këto kushte nuk kuptohet se pse opozita nuk po e çon në Venezia ndërsa po shqetësohet duke zvogeluar rrezikun e një ligji i cili ndjek qëllime që janë dukshëm luftë midis bandash që me sa duket kanë dalë nga kontrolli.
Pse nuk po premton Lul Basha që do e shfuqizojë ligjin, kur të vijë në pushtet meqë thotë që kjo punë do kryhet brenda vitit 2020./CNA.al
Ambasada amerikane në Tiranë, ka reaguar pas takimit të të d...
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas takimit me amba...
Nën kryetari i PD, Edi Paloka thotë se OFL është vetëm një s...
Kundërshtarët më të zëshëm të Anti-KÇK-së bëjnë gabim që e s...
Në 27 janar 2020, ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara t...
Ka përfunduar takimi i kreut të PD, Lulzim Basha me ambasado...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka shkuar sot ne selinë blu ku ...
Pas më shumë se gjashtë vitesh në pushtet, kryeministri Edi ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, dnërs...
Gjatë ditëve të ardhshme, Kuvendi do merret me dy nismat e m...
Në shkurt të vitit të kaluar, pra rreth një vit më parë, kry...
Po bëhet më shumë se një vit që kreu i Republikës së re, Lul...
Financial Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe rr...
Partia Demokratike ka reaguar sërish ndaj aksionit “Anti-KÇK...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Presidenti...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim delega...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Është zhvilluar sot ceremonia e çertifikimit të pesë ekspert...
Ish kryeministri Sali Berisha ka ironizuar operacionin e fil...
Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli ka mbërritur...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...