Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK-u
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Analiza e punës së vitit 2019 e Departamentit të Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit u krye sot në sallën ?Gene Dodaro?në KLSH ku morën pjesë Bujar leskaj Kryetar i KLSH-it, Luljeta Nano sekretare e përgjithshme dhe specialite nga Drejtoria e cilësë dhe Standardeve. Materili u prezantua nga Selfo Zeneli Kryeauditues dhe dy auditimet me të mira nga Artan Mirashi Kryeauditues dhe Luan Kuka Auditues i Lartë.
Departamenti i Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit për vitin 2019 ka realizuar planin e auditimeve 121%, si dhe ka kryer dhe ka në proces 4 auditime për vitin 2020, duke kryer dhe evaduar 23auditime nga 19 që ishte plani i auditimeve, nga këto kemi:8 auditime në ZVRPP, 7 auditime në ALUIZN-et, 5auditime në ente mjedisore nga të cilat:(1 në Agjencinë Kombëtare të Mjediait; 2 auditime ne Drejtoritë Rajonale Mjedisore;2 në inspektorate mjedisore), si dhe 1 auditim tematik në Shërbimin Gjeologjik Shqiptar dhe2 auditime për zbatimin e Rekomandimeve për auditime të viti 2018.
Nisur nga gjetjet, në vitin 2019 kemi rekomanduar 715masa, nga të cilat:
– 642 Masa organizative
– 46 masa zhdëmtuese me vlerë 1,048,981 mijë lekë,
– 20 masa me 3E organizativo-zhdëmtimi me vlerën 566,628 mijë lekë,
– 7përm., ligjore janë rekomanduar 6 në inspektoratet mjedisore dhe 1 për SHGJSH).
Krahasuar me vitin 2018, treguesit e gjetjeve kanë ardhur në rritje, konkretisht: Totali i vlerës së dëmit ekonomik për zhdëmtim, të ardhurave të munguara dhe vlerës së masave me 3E, prej 1,564,194 mijë lek, rezulton të jetë 45.5 % ose 455,040 mijë lek më i lartëkundrejt vlerës prej 1,109,154 mijë lekë rekomanduar në vitin 2018.
Gjithashtu janë rekomanduar 203masa disiplinore (pa përfshirë numrin e masave disiplinore për punonjësit pa adresim institucional), 8kallëzime penale dhe indicie për20 persona.
Rezultatet e auditimeve dhe rekomandimet adresohen:
A. Në grupin e auditimit për 8 ZVRPP-të janë rekomanduar 390masa gjithsej ose 55% e totalit të rekomandimeve, nga të cilat: 361 masa organizative, 21 masa zhdëmtuese me vlerë 27,839 mijë lekë, 8 masa me 3E në vlerë 27,109 mijë lekë. Gjitashtu për auditimet e kryera në ZVRPP-të janë rekomanduar 36 masa disiplinore dhe 2 kallëzime penale për 12 persona dhe 3 indicie, (pa përfshirë dëmin në natyrë për pasuritë, me njësi matëse në natyrë, etj.)
B. Në grupin e auditimit për 7 Drejtori Rajonale të ALUIZNI-t, janë rekomanduar 175 masa gjithsej, ose 24.4% e totalit të rekomandimeve, nga të cilat: 160 masa organizative, 10 masa zhdëmtuese me vlerë 698,735 mijë lekë, 5 masa me 3E në vlerë 283,781 mijë lekë. Gjithashtu janë rekomanduar 90 masa disiplinore dhe 2 kallëzimedhe 1 indicie penale për 8 persona në total.
C. Në grupin e auditimit për 5 subjektet Mjedisorejanë rekomanduar 150 masa gjithsej, ose 21% e totalit të rekomandime (2 DRM + 2 DR Inspektorat Mjedisi + 1 SHGJSH), ndarë: 7 përmirësime ligjore, 121 masa organizative, 15 masa zhdëmtuese me vlerë 322,407 mijë lekë, 7 masa me 3E në vlerë 255,738 mijë lekë. Gjithashtu janë rekomanduar 77 masa disiplinore.
Risitë në veprimtarinë e vitit 2019.
Mbështetur në reformën e zhvilluar dhe daljen e Ligjit nr.11/2018 ?Për Kadastrën?, që solli ristrukturimin e subjekteve të ish ZVRPP-ve dhe ALUIZN-eve, si dhe daljen e akteve nënligjore për ristrukturimin e subjekteve mjedisore, gjatë vitit 2019, Departamenti i Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit, ripërpunoi dhe përshtati programet e auditimeve si dhe ushtroi auditimet në mënyrë të kombinuar, në përputhje me periudhat e veprimtarive të institucioneve të cilat kanë qenë të ndara më përpara dhe periudhës së funksionimit pas ristrukturimit. Kjo metododikë ndihmoi në zbutjen e vështirësive së kryerjes së auditimeve në subjektet e cituara më sipër.
a. Nga mirë menaxhimi i Departamentit është punuar më shumë me bazë risku në auditim, duke rritur eficencën e përdorimit të burimeve njerëzore për institucionin si dhe efektivitetin e produktit të auditimeve, pra kemi synuar që të bëjmë auditime në subjekte me risk të lartë. Kjo ka sjell edhe rritjen e numrit të auditimeve, nisur nga numri i entiteteve të audituara përgjatë vitit 2019, ka ndikuar përfshirja në planifikim e të gjithë audituesve dhe krijimi i grupeve të auditimit bashkëpunuese dhe harmonizimi i përbërjes së tyre (pasqyruar kjo edhe në të dhënat statistikore, kryesisht të rritjes me 45% të konstatimeve në dëmin ekonomik të shkaktuar ndaj fondeve dhe pronës publike),etj.
b. Janë përmirësuar e zgjeruar programet e auditimit, duke vënë në eficencë gjithmonë kohën e punës së audituesve në terren dhe konkretizimin e rezultateve të auditimit, nëpërmjet diskutimit mes grupit dhe Drejtorit të afatit të auditimit, shmangur qëndrimin e panevojshëm në subjektet pa risk të lartë dhe përdorimin e kapaciteteve audituese në subjekte me pritshmëri më të lartë .
c. Hartimi i planeve koncize ka sjellë përqendrim të punës audituese, kjo dhe për faktin se zbatimi i rekomandimeve ka sjellë dhe ndryshimin e metodave të subjekteve, kjo kryesisht tek ish ALUIZNI dhe ish ZVRPP-të. Sigurisht kjo është rezultat i punës së KLSH, por gjithmonë kërkohet që profesionalizmi i audituesve të jetë përpara subjektit.
d. Është rritur cilësia e formulimeve në dhënien e opinionit për auditimet e përputhshmërisë, kjo si pasojë e një bashkëpunimi me Drejtorinë e Standardeve dhe Cilësisë, por sidomos nga vlerësimet e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të KLSH-së.
e. Rritja e cilësisë së auditimit, ka qenë një ndër objektivat që kemi arritur, kryesisht në auditimet e ZVRPP-ve dhe Aluiznit. Gjithashtu kjo konfirmohet edhe nga kthim-përgjigjet brenda afatit 20 ditor, nga subjektet e audituara edhe nga institucionet eprore të tyre, ku theksojmë se janë kthyer përgjigje nga 12 subjektebrenda afatit 20-ditor nga 21 subjekte të audituara, si dhe 12 kthim përgjigje nga institucioni epror i tyre, Drejtoria e Përgjigthshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
f. Auditimi i shpronësimeve në projektin TAP të gazsjellësit dhe në projektet e ndërtimit të rrugëve, patën impakt social në vendosjen e ligjshmërisë e rregullshmërisë së pronës, kjo për faktin se puna e nisur nga KLSH në vitin e mëparshëm, u thellua dhe u konkretizua gjatë vitit 2019.
g.Rregjistrimi i pasurive të paluajtshme publike të transferuara dhe vitet e fundit të kaluara në pronësi dhe administrim të NJVQV-ve,
h. Vlerësimi i ankesave të qytetarëve dhe zgjidhja në afat e mbi 115 ankesave, numër i ulët krahasuar me vitin e mëparshëm, 300 në total, si dhe adresimi në institucionet përkatëse duke i vënë ato në lëvizje, ka bërë që të rritet besimi i qytetarëve tek KLSH. Ky fakt mbështetet edhe nga mungesa e kontestimevendaj Departamentit nga qytetarët, Sekretari iPërgjithshëm dhe Kryetari KLSH.
Mangësitë e këtij viti dhe që duhen përmirësuar:
– Megjithëse gjetjet me efekt dëm ekonomik në shpenzimet dhe të ardhurat e buxhetit të shtetit, në vlerë arrijnë 574,067 mijë lekë, ose 36.7% të vlerës totale të konstatuar, përsëri vlersojmë se auditimet në fushën e mjedisit nuk janë në nivelet e pritshmërive, kjo për faktin e mos njohurive të mjaftueshme në këtë fushë të audituesve tanë, për të cilën edhe më tëpër duhet punuar për rritjen e kapaciteve audituese.
– Faktor tjetër ndikues negativ ka qenë dhe organizimi i centralizuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Inspektoratin Shtetëror (këto auditohen nga Departamente të tjera të KLSH) dhe mungesa e materialitetit në subjektet që kemi audituar.
Gjetjet kryesore të auditimeve për çdo grup subjektesh janë si më poshtë:
A.Për grupin e auditimit në 8 ish ZVRPP
Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kushtuar një rëndësi të veçantë procesit të regjistrimit të pronave, transaksioneve të paligjshme të kryera me to, tjetërsimit të pronave publike, falsifikimit të dokumentacionit të pronësisë me qëllim përfitimin padrejtësisht të titujve të pronësisë në zonat turistike dhe bregdetare si dhe mënyrës së marrjes së shërbimit të ofruar qytetarëve nga zyrat e regjistrimit me qëllim rritjen e transparencës për publikun dhe forcimin e kulturës së përgjegjshmërisë në administratën publike.
Gjatë periudhës Janar?Dhjetor 2019, KLSH ka realizuar 8 auditime në ZVRPP-të, ku ështëkonstatuar një dëm ekonomik i matshëm në vlerën 27,839 mijë lekë dhe efekt negativ financiarnëvlerën 27,109 mijë lekë pasqyruar sipas tabelave më poshtë:
Janë rekomanduar në total për 8 subjektet e audituara 361 masa organizative, 21 masa zhdëmtimi dhe 36 masa disiplinore, të cilat janë lënë29 masa ?vërejte deri në largim nga puna?,3 ?vërejtje me paralajmërim? 4 ?vërejtje?, si dhejanë kallëzuar penalisht12 punonjës të këtyre institucioneve përfshi edhe drejtuesit e tyre, si dhe për 3 ZVRPP, pa përfshirë personat, është përcjellë materiali për vlerësim nga prokuroria si indice për kallëzim penal.
Ankesat
Përveç sa më sipër, theksojmë që nga Departamenti i Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit gjatë vitit 2019 janë administruar 115 ankesa, nga të cilat 104 për ZRPP në lidhje me problemet e pronësisë, transaksionet e paligjshme të kryera me to, falsifikimet e dokumentacionit të pronësisë me qëllim përfitimin padrejtësisht të titujve të pronësisë, 9 për ALUIZN-et për legalizimet dhe 2 për Institucionet mjedisore
Në mënyrë të përmbledhur, shkeljet e konstatuara në auditimet e zhvilluara nga KLSH, konsistojnë në:
? Vonesa në Administrimin e praktikave dhe kërkesave në proces
? Regjistrimi i lejeve të ndërtimit mbi truall shtetëror
? Regjistrime pasurish me ndryshime të zërave kadastral
? Regjistrimi në bashkëpronësi të paligjshme të pasurive bujqësore
? Regjistrimi i lejeve të legalizimit të parregullta, të lëshuara për objekte në pronësi ?shtet?, që kanë sjell si pasojë fshirjen e të drejtës së pronësisë së shtetit
? Mos evidentimin dhe mos respektimi i procedurave të regjistrimit të pronave me mbivendosje
? Mos bërja e bilancit AMTP-LN, printim III dhe listave të trojeve sipas kryefamiljarëve
? Tjetërsimi i pronave publike, falsifikimit të dokumentacionit të pronësisë me qëllim përfitimin padrejtësisht të titujve të pronësisë në zonat turistike dhe bregdetare
? Regjistrimi i lejeve të legalizimit me mangësi në dokumentacion
? Keqmenaxhim i zonave kadastrale dhe mospasqyrim i saktë i gjendjes së pasurive bujqësore në KPP-të dhe Zonat Kadastrale të pa menaxhuara dhe të pa përfshira në Sistemin e Regjistrimit Fillestar.
Theksojmë që krahas dëmit ekonomik të matshëm në këto institucione ekziston edhe një dëm ekonomik i fshehur dhe i pamatshëm, shumë herë më i lartë se i pari, i cili lidhet me një zinxhir të stërzgjatur pasojash sociale, mjedisore, ligjore dhe njerëzore, të shkaktuara si pasojë e paligjshmërive të kryera ndër vite me pronat nga ana e punonjësve dhe drejtuesve të ish ZVRPP-ve të cilat së bashku me problematikën e proceseve gjyqësore përbëjnë dhe burimin kryesor të faturave të papërballueshme që Shteti Shqiptar duhet të paguajë tashmë dhe në vijim si pasojë e vendimeve të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg
B. Për grupin e auditimit në Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t
Në zbatim të programeve të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, janë planifikuar dhe audituar 7 subjekte;
– Nga auditimet janë konstatuar se veprimtaria e Drejtorive Rajonale të ALUIZNI-t, në drejtim çështjeve që lidhen me vlerësimin e procedurave të shqyrtimit dhe miratimit të kërkesave për legalizim e objekteve informale, nuk ka qenë efektive, pasi pavarësisht punës së bërë, mbi zbatimin e procedurave të legalizimit të ndërtimeve informale, janë konstatuar shkelje të ndryshme të procedurave në mos zbatim të akteve ligjore e nën ligjore si më poshtë:
Në auditimet e kryera janëevidentuar të ardhura të munguara me efekt dëm ekonomik në një vlerë totale prej 698,735 mijë lekë, si dhe shpenzime pa efektivitet, eficiencë dhe ekonomicitet në vlerën 283,781 mijë lekë, ku po përmendim më kryesoret:
-698,735 mijë lekë nga mospagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë;
-23,489 mijë lekënga moslikujdimi i vlerës së ndërtimeve të legalizuara në pronat shtet;
-8,819 mijë lekënga procedurat e prokurimit, për kryerjen e shërbimit të evidentimit në terren të objekteve të legalizuara;
-2,148 mijë lekë, nga mosvendosja e penaliteteve për ndërtimet informale;
-384 mijë lekë, shpenzime operative për marrjen me qera të ambjenteve për zyra;
Nga auditimet në 7 Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t janë rekomanduar gjithsej janë rekomanduar 160 masa organizative, 10 masa zhdëmtuese me vlerë 698,735 mijë lekë, 5 masa me 3E në vlerë 283,781 mijë lekë.
Janë rekomanduar në total për 8 subjektet e audituara 90 masa disiplinore, nga të cilat janë lënë 37 masa ?vërejte deri në largim nga puna?,14 ?vërejtje?, 9 masa ?zgjidhje të kontratës së punës? dhe 30 ?Kopetencë e titullarit?.
D.Opinionet e Auditimeve të Përputhshmërisë
Siç e kemi theksuar edhe më sipër, dhënia e opinioneve për çdo auditim përputhshmërie të kryer gjatë vitit 2019 nga Departamenti i Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit, ka qenë një risi, e cila ka përforcuar cilësinë dhe rezultatet e këtyre auditimeve, por veçanërisht komunikimi profesional me strukturat menaxhuese të entiteteve për zbatimin e standardeveISSAI 1700,ISSAI 4000 dhe Manualit të Auditimit Përputhshmërisë të KLSH-së, në zbatim të Rregulles së Proçedurave të Auditimit.
E.Zbatimi i rekomandimeve të lëna nga KLSH
Përgjatë vitit 2019 janë kryer dy auditime për zbatimin e rekomandimeve të lëna në auditimet e evaduara në vitin 2018. Auditimi mbi zbatimin e rekomandimeve u krye në 16 subjekte të administrimit të aseteve dhe subjekte mjedisore, sipas programeve të auditimit miratuar nga Kryetari i KLSH nr. 411/4-11 dhe 1270/2-4, më datë10.06.2019.Nga auditimet e kryera në 16 subjekte të administrimit të Aseteve dhe mjedisit, për zbatimin e rekomandimeve të KLSH, ?Mbi zbatimin e përputhshmërisë dhe rregullshmërisë financiare? për auditimet e kryera dhe të evaduara për periudhën 01.01.2018 deri 31.12.2018, ku Raportet përfundimtare të auditimit dhe rikërkimi i zbatimit të tyre janë ripërcjellë me Vendimet e Kryetarit të KLSH nr.67, datë 12.9.2019, për 6 subjekte të evaduara për periudhën 01.01.2018 deri 31.12.2018, dhe Vendimin e Kryetarit të KLSH nr.6, datë 12.7.2019 për 10 subjekte të evaduara në periudhën 01.01.2018 deri 31.12.2018, ku është konstatuar se nga ana e KLSH janë rekomanduar:
1. Masa organizative janë rekomanduar 562 masa organizative, nga të cilat, nuk janë pranuar 52 rekomandime dhe janë pranuar 510 masa organizative, prej tyre: Janë zbatuar 357 masa organizative, 128 masa organizative janë në proces zbatimi dhe nuk janë zbatuar 9 masa organizative.
2. Masa shpërblim dëmi janë rekomanduar 66 masa shpërblim dëmi në vlerën 867,433 mijë lekë nga të cilat nuk janë pranuar nga 6 subjekte 28 rekomandime në vlerën 579,258 mijë lekë, janë pranuar 38 masa në vlerën 288,175 mijë lekë prej tyre, janë zbatuar 9 rekomandime në vlerën 79,750 mijë lekë, janë zbatuar pjesërisht apo në proces zbatimi si dhe në proces gjyqësor 29 rekomandime në vlerën 74,280mijë leke dhe nuk janë zbatuar nga 1 subjekt6 rekomandime në vlerën 134,144 mijë lekë.
3. Masa disiplinore janë rekomanduar 145 masa disiplinore nga të cilat nuk janë pranuar 35 masa disiplinore, duke u pranuar 110 masa disiplinore, prej tyre janë zbatuar 77 masa disiplinore, janë në proces zbatimi 22 masa, si dhe nuk janë zbatuar 11 masa disiplinore nga 3 subjekte.
– Gjatë vitit 2019 me synim rritjen e shkallës së zbatueshmërisë të rekomandimeve është treguar kujdes i veçantë për komunikimin dhe bashkëpunimin me subjektet në funksion të zbatimit të afateve për kthim përgjigje brenda afatit 20-ditor, 6 mujor, dhe si rrjedhojë ka rezultuar:
Për auditimin e rekomandimeve të rikërkuara pas plotësimit të afatit ligjor 6-mujor është krijuar database e këtyre rekomandimeve.
Për 23 auditimet e vitit 2019, kanë kthyer përgjigje brenda afatit 20-ditor, 11 subjekte të audituara, dhe ende nuk kanë kthyer përgjigje10 subjekte, ku rezulton se janë rekomanduar në total:
-642 Masa organizative dhe janë pranuar, pra kanë kthyer përgjigje11 subjektet, 330 rekomandime në total, ose 52 %, përjashtuar 10 subjekte të cilat nuk kanë kthyer përgjigje;
-46 rekomandime për zhdëmtim të dëmit ekonomik në16 subjekte të audituara nga 21 subjekte në total, në vlerën 1,048,981 mijë lekë, dhe janë pranuar 25 rekomandime në vlerën 416,701 mijë lekë ose 40% e vlerës së rekomanduar për zhdëmtim, nga kthim përgjigjet e 10 subjekteve të audituara;
-20 rekomandime për menaxhimin e fondeve jo në përputhje me 3 E, në11 subjekte të audituara nga 21 në total, në vlerën 566,628 mijë lekë, nga të cilat deri më tani nga kthim përgjigjet e 8 subjekteve janë pranuar -17 prej tyre në vlerën 306,904 mijë lekë ose 54.1 %.
-203 masa disiplinore në 21 subjektet e audituara, nga të cilat janë pranuar 108 prej tyre, ose 53.2%, bazuar në kthim përgjigjet e 12 subjekteve, përjashtuar 9 subjekte të cilat nuk kanë kthyer përgjigje.
G. PËR VITIN 2020
Përmirësimin e punës për vitin 2020, Departamenti ynë do ta mbështesë në arritjen e këtyre objektivave:
Koordinimi i punës audituese në kushtet e reja të reformimit (bashkimit të ish ZVRPP me ALUIZNI në ASHK) si dhe të reformim bashkimit të DRISHMPUT ME DRM, me synim njohjen e legjislacionit të ri dhe kryerjen e auditimeve të plota të fushës;
Njohuri të thelluara mbi auditimin e aseteve publike shtetërore të transferuara plotësisht tek NJVQV lidhur me marrjen nën administrim, vënien në shfrytëzim dhe regjistrimin e tyre si pjesë kryesore e pasurive shtetërore;
Ndarja e eksperiencën në fushën e auditimeve të legalizimeve, në fushën e auditimeve të regjistrimit të pasurive dhe në fushën e njohurive të thelluara për asetet, sidomos të atyre mjedisore;
-Krahas trajnimeve të kryera si Departament, ende mbetet e rëndësishme rritja e nivelit të përdorimit të sistemit elektronik për menaxhimin e procesit të auditimit ?REVZONE?;
-Rritja e cilësisë së auditimeve në drejtim të përmirësimit të formulimeve, në sistemimin e gjetjeve dhe dhënien e rekomandimeve, me qëllim përgatitjen dhe evadimin e materialeve sa më cilësore, profesionale dhe objektive;
-Të punojmë për rritjen e kapaciteteve audituese, nëpërmjet pjesëmarrjes me përgjegjshmëri në trajnimet e kryera nga KLSH dhe nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave brenda Departamentit dhe jashtë tij.
-Të punohet me profesionalizëm për shkurtimin e volumit të Raporteve të Auditimit, nëpërmjet përdorimit të tabelave dhe anekseve, për sistemimin e informacionit, veçanërisht në auditimet e ZVRPP-ve, sipas Rregullores së Procedurave të Auditimit të KLSH-it.
-Të përgatiten dokumentet sipas standardeve dhe Rregullores së KLSH-së dhe të eliminohen mangësitë e konstatuara nga kontrolli i cilësisë në të ftohtë.
-Të rritet shkalla e bashkëpunimit në grup, duke sjellë përmirësimin e Raporteve të Auditimit, si dhe evadimin në kohë të materialeve.
– Të rritet pjesëmarrja e audituesve të Departamentit në shtypin e përditshëm.
-Të rritet kontributi i audituesve me përvojë në përcjelljen e përvojës tek audituesit e ardhur rishtaz në Departament.
Me miratimin nga Kryetari i KLSH të këtyre objektivave, ato do të kthehen në detyra për punën e Departamentit gjatë vitit 2020, duke hartuar një plan masash të detajuar e me afate konkrete.
Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka takuar ditën e sot...
Nën kryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se Ramës i djeg e vë...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me laj...
Videon e publikuar nga RAI 3 për rritjen e kultivimit të kan...
Nën kryetari i PD, Edi Paloka thotë se kryeministri Edi Rama...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me videon...
Rreth 800 punonjës të Uzinës së Naftës në Ballsh të cilët nu...
Sot pritet të zhvillohet gjyqi i kryeministrit Edi Rama me a...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Pas uljes në pazar me kreun e qeverisë, dhe prej një viti në...
Zv.ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli është përplasur ...
Gazetari dhe moderatori Adi Krasta ka komentuar situatën akt...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, duke folur...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, ka paralaj...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka refuzuar që kryeminist...
Analisti Fatos Lubonja ka ngritur akuzën e fortë se kryemini...
Drejtorit i kabinetit në PD, Dorian Teliti, i ftuat në ABC N...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë ditën e sotme një lajm për të...
Ish deputetja e Partisë dDemokratike Albana Vokshi ka kërkua...
Prokuroria ka apeluar çështjen për pafajësine e kreut të Par...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...