web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Reforma në Drejtësi është mashtrim”/ Lubonja zbulon çfarë fshihet pas takimit Rama-Merkel

27 Janar 2020, 18:08, Politikë CNA

Analisti Fatos Lubonja ka ngritur akuzën e fortë se kryeministri Edi Rama e ka përdorur takimin e sotëm me kancelaren gjermane Angela Merkel për të krijuar idenë se Gjermania është pro çeljes së negociatave.

Lubonja tha se takimi nga ana e Ramës nuk kishte synim vetëm tërmetin, por edhe marrëveshjen e Mini-shengenit, që ka hapur debate me Kosovën.

?Mendimi im për çështjen e negociatave është ky; hapen apo nuk hapen, pak janë shanset që të ndërrojnë gjerat në Shqipëri. Edhe mund të ketë shans që të hapet procesi i negocimit për hyrje në Europë. Turqia i ka hapur me dekada më përpara dhe ende nuk është bërë pjesë e BE. Ky është problemi nëse do bëhemi apo jo?, u shpreh ai në studion e  News 24.

Lubonja u ndal edhe te deklarata e Merkelit, pasi pretendon se Reforma në Drejtësi është dështim dhe mashtrim.

?Më bëri përshtypje që Merkel në konferencën e fundit ka thënë se: ?Ne çmojmë Reformën në Drejtësi?. Unë mendoj se reforma në drejtësi nuk është histori suksesi, por dështimi dhe mashtrimi. Për arsye gjeo-politike i duhet dhe Merkel që të thotë se është histori suksesi, por ka dezinformim. Edhe opozita jonë nuk është e qartë në këtë proces. Mbetet e hapur çështja. Vlen të komentohet dhe çështja e ?Mini-shengenit?. Në këtë rast kemi një lloj përdorimi që i bën Rama takimit me Merkel, për debatin që ka pasur me klasën politike ku thotë: ?Kam Merkel me vete?. Rama i përdor ndërkombëtarët kur i duhet. Problemi që ka Mini-Shengeni me Kosovën, është se Serbia nuk e njeh këtë shtet. Përfshirja direkte e Kosovës, do të thotë; informimi i saj me Mini-shengenin. Duhet të ishte primar nga shteti shqiptar, siç e bëri Rama. Të përdorësh Merkel për të bërë polemikë me shqiptarët dhe ata në Kosovë, na rrit varësinë ndaj të huajve. Dhurata është një gjë që hidhet në koshin e plehrave, nuk është e fituar?, theksoi analisti.

Sipas tij, çështja e Reformës në Drejtësi duhet zgjidhur sepse e cilëson si mashtrim për qytetarët.

?Për ne reforma në drejtësi është më së shumti një gjë ose e ideuar për të kapur drejtësinë nga Rama. Kjo bën të mendojmë se ka dy vlerësime; Merkel e vlerëson, këtu nuk vlerësohet. Ne nuk mund të na hipnotizosh me një deklaratë të Merkel se; Reforma në drejtësi është sukses. Ky manipulim me ndërkombëtarët, ose manipulim i ndërkombëtarëve, për të manipuluar shqiptarët, është problem që duhet zgjidhur. Shqipëria nga ndërkombëtarët shikohet në kontekst më të gjerë, gjeo-politik. Ideja e përfshirjes së Shqipërisë në BE, por dhe Maqedonisë së Veriut, në këtë kontekst shikohet Europa. Unë mendoj se duhet të jetë patjetër bashkimi me Europën, por nuk mjafton kjo për të qenë mirë me vendin tonë. Ngulmoj që këto takime i duhen Ramës për të mbajtur këtë iluzion, por duhen ridimensionuar. Jo siç i manipulonte shqiptarët Enver Hoxha në kohën e vet?, tha Lubonja./ CNA.al





Lajmet e fundit nga