web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U ndalua në kufi nga policia serbe/ Lirohet pas disa orësh punonjësi i Byrosë së Sigurimeve

19 Janar 2020, 08:16, Kosova & Bota CNA

Milan Vushkanoviç, punonjësi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, është ndaluar dje nga Policia e Serbisë.

Ai është mbajtur për tre orë nga Policia e Serbisë në pikën kufitare të Jarinjës.

Lidhur me rastin ka reaguar dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS), ndërsa kërkon reagimin e ndërkombëtarëve.

?Raste të ndaljes së punëtorëve serbë të BKS-së në territorin e Serbisë kanë ndodhur edhe më parë. Ndaj, kërkojmë nga autoritete serbe të ndalin keqtrajtime te tilla si dhe presim nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë që mos të përsërisin veprime të tilla.?, thuhet në reagimin e BKS-së./CNA.al





Lajmet e fundit nga