Nga Sekretari i Përgjithshëm te nënkryetarët/ Lista e kandidatëve për ekipin drejtues të PD-së
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Ekonomia gjermane ka ulur prognozat e rritjes ekonomike për këtë vit, për shkak të luftërave tregtare, konflikteve globale dhe koniunkturës më të dobët botërore. Rritja ekonomike në Gjermani në vitin 2019 ishte vetëm 0,6 %, ndërkohë që në vitet e mëparshme (2018 dhe 2017) ishte 1,5 % dhe 2,5 %. Këto të dhëna i ka publikuar të mërkurën Enti federal i Statistikave në Berlin.
Viti 2019 ishte viti i dhjetë me radhë kur Gjermania ka shënuar rritje ekonomike – prej vitit 2010. Vitet e kaluara këtë rritje e ka ndihmuar edhe fuqia blerëse e konsumatorëve. Konsumimi është rritur me 1,6 % vitin e kaluar, që është dukshëm më shumë se dy vite më parë. Ndërkohë që janë rritur edhe investimet në ndërtimtari. Sipas të dhënave statistikore, janë rritur edhe të dhënat e shtetit për çështjet sociale dhe rroga.
“Nga recesioni ende larg”
Drejtuesi i koniunkturës në Institutin për Studimet Ekonomike në Mynih (ifo), Timo Wollmershäuser, thotë se dobësimi i industrisë gjermane në vitet e fundit ka prekur deri tani shumë pak fushat tjera: “Ndaj ky dobësim ekonomik dallon nga ai i viteve 2011 – 2013, kur Gjermania ishte e prekur nga kriza në Eurozonë.”
Edhe vëzhguesit e tjerë thonë, se të dhënat e tanishme të Entit duhet të merren me qetësi. Martin Moryson, shef i Europa DWS, thotë se rritja ekonomike vitin e kaluar prej vetëm 0,6 % është një prej më të dobëtave në vendet industriale, sepse vetëm Italia ka të dhëna më të dobëta.
Por kjo nuk do të thotë, se Gjermania ka shpëtuar për pak nga recesioni. “Jo, ky do të ishte një interpretim i gabuar. Kapacitetet e industrisë dhe ndërtimtarisë kanë qenë të mbingarkuara në periudhën 2017/2018. Kapacitetet nuk janë të shfrytëzuara sa duhet, por Gjermania është shumë larg recesionit”, thotë ai, raporton DW.
“Investimet dhe lehtësimet tatimore”
Edhe Florian Hense nga Berenberg Bank mendon, se të dhënat e fundit nuk janë shqetësuese. “Brenda dy viteve të ardhshme gjendja do të duhej të përmirësohej dhe rritja ekonomike të kthehet në nivelin prej 1,5 %. Rënia e tregtisë botërore e ka prekur Gjermaninë më shumë se asnjë vend tjetër. Por trendi aktual është solid.”
Shefi i sektorit të tregtisë në Dhomën e Industrisë dhe Tregtisë, (DIHK), Martin Wansleben, nënvizon se gjërat janë nën kontroll, duke i falënderuar stabilitetit të brendshëm ekonomik. Ai nuk pret ndonjë rënie serioze ekonomike, por kërkon më shumë investime: “Gjendja në vitin 2019 duhet të kuptohet si paralajmërim, sepse situata e njëjtë do të jetë edhe në vitin 2020. Gjermania duhet të përmirësohet – në modernizimin e infrastrukturës, me investime në arsim dhe lehtësime tatimore.”
Dobësimi i bartësve të ekonomisë
Enti i Statistikave pohon se në veçanti industria gjermane, si një kampione në eksport, ka pasur probleme serioze gjatë vitit të kaluar. Grindjet tregtare dhe drama me Brexitin kanë lëkundur konsumatorët dhe kanë frenuar investimet. Industria e automjeteve, makinerive, elektroindustria dhe industria kimike kanë qenë më të prekurat. Gjatë vitit ka pasur periudha madje kur disa degë të industrisë kanë qenë në recesion. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar është rritur importi me 1,9 %, ndërsa eksporti me vetëm 0,9 %.
Por nga fundi i vitit 2019 është rritur ekonomia pak më fuqishëm. Në tremujorin e fundit ka pasur sinjale të përmirësimit të gjendjes. Të dhënat zyrtare do të dihen në mes të shkurtit. Në tremujorin e tretë është shënuar një plus prej vetëm 0,1 %. Ndërsa në pranverë ka pasur madje një rënie të zhvillimit ekonomik prej 0,2 %, gjë që Gjermaninë e solli buzë recesionit.
Ndryshimet e domosdoshme
Banka Botërore pohon, se ekonomia gjermane ka shënuar rënie në aftësitë e konkurrencës. Në “Ease of Doing Business Index” – Gjermania ka rënë në vendin e 22 – pas Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë. “Ne kemi rënë në gjumë, sepse 10 vitet e fundit i kemi pasur punët vërtet mirë”, kritikon presidenti i Shoqatës së Industrisë (BDI), Dieter Kempf. Rritja e kostove të energjisë, tatimet e larta, burokracia e tepërt – të gjitha këto janë elemente që ngarkojnë rritjen ekonomike.
Institutet udhëheqëse pohojnë se vitin e ardhshëm do të kemi rekorde të reja në numrin e të punësuarve, por në gjysmën e dytë të kësaj dekade mund të pritet një ndryshim më i madh demografik. Enti i Statistikave pohon se Gjermania deri në vitin 2035 do të ketë rreth 4-6 milionë punëtorë më pak në dispozicion, për shkak të rritjes së moshës mesatare të popullatës.
Ndërkohë që numri i të moshuarve mbi 80 vjet po shtohet: Në vitin 2018 ka pasur 5,4 milionë, ndërsa në vitin 2022 do të ketë rreth 6,2 milionë banorë mbi 80 vjeç. Kjo do të thotë se do të shtohen edhe shpenzimet sociale, ato për pensione dhe sigurinë shëndetësore. E gjitha kjo mund të influencojë edhe zhvillimet ekonomike në vend.
Përfituesi më i madh i rritjeve të fundit ekonomike ka qenë sektori i tatimeve, sepse në vitin 2019 për të gjashtën herë me radhë janë rritur të ardhurat. Dallimi mes të ardhurave dhe shpenzimeve ka qenë 49,8 miliardë euro.
Pa Edward Snowden, ligji për Shërbimin e Fshehtë Gjerman (BN...
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kujtuar masakrën e Reç...
Kryeministri i Rusisë, Dmitri Medvedeve, ka dhënë dorëheqjen...
Presidenti rus Vladimir Putin ka zgjedhur kryeministrin e ri...
Partia Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), e cila u rendit e ...
Aeroporti Alicante në Spanjë u përfshi nga flakët ditën e so...
Një ngjarje shumë e sikletshme i ka ndodhur presidentit të K...
Policia greke tha se arrestoi tre persona të cilët dyshohet ...
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ngriti të martën aktakuzë ...
Policia gjermane ka arrestuar disa të dyshuar islamikë mëngj...
Kancelarja gjermane Angela Merkel dëshiron të mbajë në janar...
Rreth dy vjet pas vrasjes së gazetarit investigativ sllovak ...
Një vrasës me pagesë pranoi fajësinë të hënën për vrasjen e ...
Lëvizja Vetëvendosje, në Kosovë, ka sulmuar analistin Baton ...
Iraniano-amerikanët u mblodhën në Uashington dhe Los Anxhele...
Për punë apo për qejf – gjithnjë e më shumë gjermanë po ikin...
Presidenti amerikan Donald Trump shprehu mbështetje për prot...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është përgj...
Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në Afganistan këtë të...
Dy persona që u raportua të zhdukur janë gjetur ditën e sotm...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...