Nga Sekretari i Përgjithshëm te nënkryetarët/ Lista e kandidatëve për ekipin drejtues të PD-së
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Pa Edward Snowden, ligji për Shërbimin e Fshehtë Gjerman (BND), i reformuar në vitin 2017, nuk do të ekzistonte. U deshën zbulimet e ish-punonjësit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), që opinioni publik të mësonte se shërbimi i fshehtë gjerman është përfshirë në përgjime jashtë territorit. Dokumentet e Snowden-it, në 2013, zbuluan se Agjencia Kombëtare e Sigurisë se SHBA-së (NSA) përdorte BND-në për të spiunuar komunikimet e internetit në të gjithë botën. Edhe kancelarja Angela Merkel ishte objekt i përgjimeve.
Komisioni hetimor i Bundestagut gjerman që u ngrit enkas për të trajtuar skandalin e atëhershëm sugjeroi ndryshimin e ligjit të BND-së. U tha, u bë. Por ligji i ri është shumë i diskutueshëm. Sepse ai i mbron nga përgjimet e pashkak jashtë shtetit vetëm shtetasit gjermanë. Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Reporterët pa Kufij” e ka kontestuar gjyqin në Gjykatën Kushtetuese Federale në Karlsruhe. Seanca dëgjimore nisi të martën, më 14 janar 2020. Vendimi pritet brenda disa muajsh, raporton DW.
Krahas organizatës, ankesë kushtetuese kanë bërë edhe disa gazetarë të huaj. Ata janë të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe të informuesve të tyre. Gazetari maqedonas, Goran Lefkov, po heton çështjet e korrupsionit në vendin e tij. Shpesh me një lidhje direkte ose indirekte me Gjermaninë, siç thotë ai. Për këtë atij shpesh i duhet të komunikojë me burimet nëpërmjet telefonit, emailit dhe mesenxherit.
Goran Lefkov: “Të drejtat themelore dhe njerëzore janë në rrezik”
“Kur bisedat e informatorëve të mi përgjohen, atëherë burimet e mia heshtin,” thotë Lefkov. Prandaj ai e sheh ligjin e BND-së si “një sulm serioz ndaj gazetarëve investigativë dhe kësisoj edhe lirisë së shtypit”. Gazetari shton: “Ky është një kërcënim për të drejtat themelore dhe njerëzore”.
Qeveria Federale dhe BND-ja e konsiderojnë të pabazë këtë shqetësim. Ato e shohin përgjimin masiv të të huajve jashtë territorit të Gjermanisë të domosdoshëm në luftën kundër terrorizmit. Për këtë qëllim, informacionet e fituara nga përgjimet ruhen dhe, sipas nevojës, u transmetohen shërbimeve të fshehta të vendeve të tjera.
Kancelaria: Është çështja për luftë e paqe
Edhe shefi i Zyrës së Kancelares gjermane, kristiandemokrati, Helge Braun, iu referua gjatë gjyqit konflikteve aktuale, si Irani, Iraku apo Libia. Gjermanisë i nevojiten për këto konflikte informacione të besueshme dhe të shpejta: “Pyetja se kush qëndron pas një sulmi mund të vendosë për luftë ose paqe.”
Paditësit kanë mirëkuptim për përgjimet e BND-së në internet. Por ata janë kundër dallimit që u bëhet shtetasve gjermanë dhe atyre të huaj, çka sipas tyre bie ndesh me të drejtat universale të njeriut, dhe për rrjedhojë edhe me Kushtetutën gjermane. Përveç kësaj, për arsye teknike, ata e konsiderojnë të pamundur filtrimin pa gabime të komunikimit global përmes telefonit, postës dhe bisedave elektronike. Me fjalë të thjeshta, gjithmonë lind pyetja, se çfarë shtetësie ka dikush që komunikon jashtë Gjermanisë.
Blaz Zgaga: “Gazetarët janë në anën e duhur”
Gazetari slloven, Blaz Zgaga, e ndan shqetësimin e kolegut të tij maqedonas, Goran Lefkov. Ai thotë se nuk ka nevojë për të mbikqyrur punën që ai e bën në interes të publikut. “Unë mendoj se ne gazetarët jemi në anën e duhur. Prandaj, pse duhet të na spiunojnë?”
Gazetarët investigativë edhe pa survejim nga BND-ja nuk e kanë të lehtë, thotë ai: “Ka shumë presion, kërcënime dhe probleme ligjore.” Monitorimi sistematik e bën punën e tyre edhe më të vështirë “sepse shumë burime thjesht kanë shumë frikë të na kontaktojnë”.
Kryetari i Senatit të Parë të Gjykatës Kushtetuese Federale, Stephan Harbath, tha në fillim të seancës sesa i ndërlikuar është procesi gjyqësor kundër ligjit të BND-së. Konflikti juridik lëviz në “pikëtakimet e disa zhvillimeve karakteristike për kohën tonë”. Ai aludoi për rritjen e tensioneve dhe konflikteve ndërkombëtare që po ndodhin gjithnjë e më shumë në hapësirën dixhitale. Në thelb, pyetja që duhet të gjejë një përgjigje sërish dhe sërish është se si mund të harmonizohen të drejtat themelore me sigurinë.
Paditësit shpresojnë që Gjermania të luajë një rol pararendës
Eksperti për të drejtat universale, Bijan Moini, pas seancës së parë ishte optimist. Ne kërkojmë që telekomunikimi të jetë parimisht i mbrojtur. Dhe që Gjykata Kushtetuese tani duhet të vendosë “nëse kjo mbrojtje duhet të respektohet edhe nga BND-ja, kur ajo fiton të dhëna jashtë vendit duke monitoruar Internetin”. Për momentin, BND-ja lejohet të fitojë shumë të dhëna, të kontrollojë, t’i përpunojë dhe nganjëherë automatikisht t’ua kalojë ato shërbimeve të huaja “me synime shumë të paqarta për arsye të kota”.
Moini shkon shumë larg. Edhe gjermanët do të dëshironin nga Shërbimi i fshehtë amerikan, NSA, që “të mos na monitorojë në masë”, shton ai. Dhe do të ishte një ndihmesë e madhe, nëse “në një vend të madh një gjykatë e rëndësishme do të vendoste kufizime për BND”. Moini shpreson kështu që praktika e monitorimit nga agjencitë e shërbimit të fshehtë të rishikohet edhe në vendet e tjera.
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kujtuar masakrën e Reç...
Kryeministri i Rusisë, Dmitri Medvedeve, ka dhënë dorëheqjen...
Presidenti rus Vladimir Putin ka zgjedhur kryeministrin e ri...
Partia Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), e cila u rendit e ...
Aeroporti Alicante në Spanjë u përfshi nga flakët ditën e so...
Një ngjarje shumë e sikletshme i ka ndodhur presidentit të K...
Policia greke tha se arrestoi tre persona të cilët dyshohet ...
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ngriti të martën aktakuzë ...
Policia gjermane ka arrestuar disa të dyshuar islamikë mëngj...
Kancelarja gjermane Angela Merkel dëshiron të mbajë në janar...
Rreth dy vjet pas vrasjes së gazetarit investigativ sllovak ...
Një vrasës me pagesë pranoi fajësinë të hënën për vrasjen e ...
Lëvizja Vetëvendosje, në Kosovë, ka sulmuar analistin Baton ...
Iraniano-amerikanët u mblodhën në Uashington dhe Los Anxhele...
Për punë apo për qejf – gjithnjë e më shumë gjermanë po ikin...
Presidenti amerikan Donald Trump shprehu mbështetje për prot...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është përgj...
Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në Afganistan këtë të...
Dy persona që u raportua të zhdukur janë gjetur ditën e sotm...
Më shumë se një mijë anëtarë të komunitetit amerikano-irania...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...