web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U shkarkua nga detyra/ Sevdari kundërshton vettingun në Strasburg: Vendim i urdhëruar

9 Janar 2020, 20:16, Vetingu CNA

Ish-anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila u shkarkua në procesin e Vettingut më 28 shkurt të vitit të shkuar, pretendon se rasti i saj ishte një vendim i padrejtë dhe i urdhëruar.

Në një intervistë për A2, Antoneta Sevdari thotë se kërkesën për të drejtën e saj në Strasburg, e ka mbështetur në argumente të fortë ligjorë.
Sipas Sevdarit, kërkesat e saj në Strasburg janë të qarta, ashtu si edhe për vet shtetin shqiptar. Ish-prokurorja e shkarkuar për mos justifikim të financave thotë se vendimet e padrejta në emër të Vettingut do të përkthehen në fatura financiare për shtetin.

?Kam menduar se të parët që do të hynin në drejtësinë e re do të ishin sidomos anëtarët e Kolegjit të Apelimit. Unë jam çuditur kur njerëz që nuk plotësojnë as kriteret minimale, janë sot anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Unë kam paraqitur pranë KPA-së kërkesat e mia për mbarimin e mandatit të këtyre dy anëtarëve. Këto kërkesa janë qartësisht të argumentuara, se këta dy persona nuk i plotësojnë kriteret për të qenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Përgjigja që më kthehet është që nuk ka procedura. Atëherë, nëse nuk ka proceduara, Gjykata e Strasburgut e ka thënë qartë se në të gjitha rastet kur anëtarët e një institucioni që merr masa disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk i plotësojnë kriteret ligjore, ka shkelje të nenit 6 të një gjykate të caktuar me ligj?, shpreh Antoneta Sevdari.

Sipas saj, shteti duhet të bëjë ndryshime ligjore për ta bërë këtë proces të pakontestueshëm nga subjektet.

?Unë kam përshtypjen se të gjithë subjektet e rivlerësimit do të fitojnë në Gjykatën e Strasburgut sepse përbërja e institucioneve të rivlerësimit është kaq e keqe dhe kanë ndodhur kaq shumë gabime sa Strasburgu do të vendosë në favor të subjekteve?, ka thënë më tej Sevdari.
Antoneta Sevdari ka një karrierë të gjatë si prokurore. Ajo hetoi dhe kërkoi dënime maksimale për dosje të rëndësishme me karakter krimi ekonomik.

?Vendimi ndaj meje është një mutacion gjenetik, i padrejtë, ndoshta edhe i urdhëruar?, shprehet Sevdari.

Kujtojmë se ajo u shkarkua nga KPA vetëm pak muaj pasi u zgjodh si anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke hapur dhe debatin mbi precedentin e krijuar në këtë këshill.





Lajmet e fundit nga