I denoncuar për pronat/ Si ka ndryshuar pasuria e gjyqtarit Zihni Shahu në 13 vite
Gjyqtarët dhe prokurorët që prej dy vitesh po skanohen nga K...
Prokurorë dhe gjyqtarë që kanë bërë pakt me krimin për interesa të tyre. Një situatë e tillë fatkeqësisht ka ndodhur në Shqipëri dhe që u pranua hapur, pas zbardhjes së skandaleve nga hetimet e Vettingut.
Prokurori Çlirim Sino, i cili nuk arriti dot të zgjidhej në në krye të Prokurorisë së Fierit, pritet që së shpejti të përballet me Vettingun.
Sino nuk është emër i padëgjuar për opinionin publik. Emri i tij lidhet me një aksident që ka ndodhur në Fier në vitin 2012, ku ka humbur jetën një i mitur.
Prindërit e të miturit dhanë alarmin në media se prokurori Sino nuk e ka hetuar si duhet rastin në fjalë, madje e kallëzuan penalisht prokurorin Sino. Në mbështetje të tyre, vitin e kaluar dolën edhe Gjykata Shkallës së Parë, Lushnje dhe ajo e Apelit Vlorë.
Në media u raportua, se të gjykatat, pasi shqyrtuan provat, urdhëruan Prokurorinë e Lushnjes që të niste hetimet ndaj prokurorit të Prokurorisë Fier, Çlirim Sino, me arsyetimin se i njëjti nuk e ka hetuar çështjen ashtu siç duhet dhe në këtë mënyre ka shpërdoruar detyrën.
Por, prokurori i Lushnjes Arben Dyla e pushoi procedimin penal ndaj kolegut të tij me pretendimin se vepra penale në këtë akuzë të bërë nga familjarët nuk ekziston.
Nuk dihet nëse e ka pranuar Gjykata e Lushnjes, vendimin për pushim të hetimeve ndaj ndaj prokurorit Sino, por të gjitha këto detaje do të kalojnë në sitën e Vettingut.
CNA.al është ndaluar edhe tek pasuria e prokurorit Sino, ku të bien në sy shifrat e larta të pagës së bashkëshortes së tij, fillimisht si përmbaruesë gjyqësore private dhe më vonë si notere.
Patundshmëri ai deklaron në vitin 2003 një banesë njëkatëshe e përbërë prej 4 dhomash, e ndërtuar para vitit 1990, me vlerë 5.000.000 lekë, trashëguar nga babai. Më tej në vitin 2008 ai deklaron një apartament banimi 3+1, si edhe një garazh parkimi automjeti, me kontratën e sipërmarrjes me datë 13.11.2008, në Fier, por nuk e deklaron vlerën. Në të njëjtin vit deklaron dhe një apartament banimi të bashkëshortes me sipërfaqe 50 m2, regjistruar me datë 21.02.2007, me vlerë 3.100.000, dhuruar nga prindërit e bashkëshortes
Në vitin 2018 ai e ka shtuar patundshmërinë, duke blerë një apartament me sipërfaqe 78.24 m2, me vlerë 40 416 euro, tokë arë me sipërfaqe 1000 m2 me vlerë 209 000 lekë, tokë arë me sipërfaqe 1 100 m2 me vlerë 400 000 lekë si dhe po tokë arë me sipërfaqe 600 m2, me vlerë 100 000 lekë.
Ndër vite ka blerë dhe shitur edhe disa automjete, por për detaje, po sjellim pasurinë e plotë të deklaruar nga prokurori Sino pranë ILDKPKI-së.
Viti 2003
Banesë njëkatëshe e përbërë prej 4 dhomash, e ndërtuar para vitit 1990, me vlerë 5.000.000 lekë, trashëguar nga babai.
Automjet veturë Benz Mercedez, me vlerë prej 300.000 lekësh, 100% e zotëruar, regjistruar në regjistrat publik me 24.02.2003, blerë me kontratë shitblerje nga kursimet nga paga.
Të ardhura nga paga, shuma 574.127 lekë, detyrime fiskale 0.101.278, shuma neto në 0472.849, realizuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier
Viti 2004
Të ardhura nga paga, shuma 574,192, realizuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier
Viti 2005
Të ardhura nga paga, shuma 781, 331, realizuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
Viti 2006
Të ardhura nga paga, shuma 844,036, realizuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
Viti 2007
Të ardhura nga paga, shuma 886,186, realizuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, shuma 548.778 realizuar pranë Zyrës Përmbarimore, Fier
Viti 2008
Automjet veturë Mercedez Benz, me kontratë të huaj me datë 25.09.2008, vlera 4.000 euro, 339.521 lekë dogana
Apartament banimi 3+1, si edhe një garazh parkimi automjeti, me kontratën e sipërmarrjes me datë 13.11.2008, në Fier. (nuk e deklaron vlerën)
Apartament banimi i bashkëshortes me sip. 50 m2, regjistruar me datë 21.02.2007, me vlerë 3.100.000, dhuruar nga prindërit e bashkëshortes
Depozita në bankë për muajin dhjetor 2008, me vlerë 130.189 lekë
Të ardhura nga paga, shuma 943.278 lekë realizuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, shuma 217.000 realizuar pranë Zyrës Përmbarimore, Fier
Viti 2009
Mjete monetare, me vlerë 500.000 lekë
Të ardhura nga paga, shuma 923.395 realizuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Arta Sino, shuma 650.000 realizuar pranë Zyrës Përmbarimore, Fier
Viti 2010
Depozitë në bankë për muajin dhjetor 2010, vlera prej 2.219 lekë.
Të ardhura nga paga, shuma 865.565 realizuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Arta Sino, shuma 696.800 realizuar pranë Zyrës Përmbarimore, Fier.
Viti 2011
Të ardhura nga paga, shuma 946.110 realizuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Arta Sino, shuma 715.305, si Përmbaruese gjyqësore.
Viti 2012
Të ardhura nga paga si prokuror në shumën 891 091 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si përmbaruese gjyqësore private në shumën 2 104 764 lekë.
Kursime nga paga si prokuror, në shumën 100 000 lekë.
Gjendja e pagës e subjektit deklarues 1 369 lekë.
Viti 2013
Të ardhura nga paga si prokuror në shumën 897 556 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si përmbaruese gjyqësore private në shumën 2 592 038 lekë.
Viti 2014
Llogaria e pagës së subjektit deklarues në shumën 313 218 14 lekë.
Llogaria e kursimit së subjektit deklarues në shumën 6 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në shumën 1 198 626 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si notere në shumën 2 189 986 lekë.
Viti 2015
Llogaria e pagës së subjektit deklarues në shumën 356 441 29 lekë.
Llogaria e kursimit së subjektit deklarues në shumën 18 056 74 lekë.
Shitur automjeti me vlerë 400 000 lekë.
Shitur automjeti me vlerë 1 000 000 lekë.
Blerje automjeti BMË me vlerë 500 000 lekë.
Shitur automjeti BMË me vlerë 1 000 000 lekë.
Blerje automjeti Benz Mercedez, me vlerë 14 000 euro. Doganë me vlerë 397 097 lekë.
Depozitë bankare e bashkëshortes në shumën 4 000 000 lekë.
Depozitë bankare e bashkëshortes, shtuar në shumën 5 125 158 14 lekë.
Viti 2016
Të ardhura nga paga si prokuror në shumën 1 211 243 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si notere në shumën 2 475 239 lekë.
Llogaria e pagës së subjektit deklarues në shumën 269 087 82 lekë.
Llogaria e kursimit së subjektit deklarues në shumën 30 221 87 lekë.
Gjendje e llogarisë së bashkëshortes si notere në shumën 2 152 48 lekë.
Gjendje e llogarisë së bashkëshortes në shumën 182 632 61 lekë.
Gjendje kesh në shtëpi në shumën 10 000 euro, kursime të bashkëshortes.
Depozitë e bashkëshortes në shumën 43 000 euro.
Viti 2017
Të ardhura nga paga si prokuror në shumën 1 352 904 41 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si notere në shumën 1 930 872 lekë.
Llogaria e pagës së subjektit deklarues në shumën 301 707 25 lekë.
Llogaria e kursimit së subjektit deklarues në shumën 42366. 62 lekë.
Gjendja e llogarisë së kursimit, kredituar në janar 2017 në shumën 15500.33 euro.
Gjendje e llogarisë së bashkëshortes si notere në shumën 79828.50 lekë.
Gjendje e llogarisë së bashkëshortes në shumën 583 35 lekë.
Depozitë bankare e bashkëshortes si notere në shumën 43 037 71 euro.
Gjendja e llogarisë së vajzës, si kursime për fëmijë, në shumën 100 35 USD.
Gjendja e llogarisë së vajzës, si kursime për fëmijë, në shumën 37 506 67 lekë.
Gjendja e llogarisë së vajzës, si kursime për fëmijë, në shumën 81 28 euro.
Viti 2018
Blerje ap. me sip 78.24 m2, me vlerë 40 416 euro.
Blerje pasurie, tokë arë me sip. 1000 m2 me vlerë 209 000 lekë.
Toke arë me sip. 1 100 m2 me vlerë 400 000 lekë.
Blerje pasurie, tokë arë me sip 600 m2, me vlerë 100 000 lekë.
Pakësim llogarisë së kursimit për mobilimin e shtëpisë në Vlorë me vlerë 6 000 euro.
Shtim i pasurisë në llogarinë e vajzës në shumën 5654.46 lekë. Burimi i krijimit: 2300 euro dhuratë nga të afërmit për 10 vjetorin dhe kursime nga prindërit.
Të ardhura nga paga si prokuror në shumën 1 250 965 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si notere në shumën 1 930 872 lekë.
Llogaria e pagës së subjektit deklarues në shumën 25 547 85 lekë.
Llogaria e kursimit së subjektit deklarues në shumën 54 573 55 lekë.
Gjendja e llogarisë së kursimit, në shumën 9499.41 euro.
Depozitë bankare e bashkëshortes si notere në shumën 8 500 euro.
Gjendja e llogarisë së vajzës, kursime në shumën 6 123 94 euro./CNA.al
Gjyqtarët dhe prokurorët që prej dy vitesh po skanohen nga K...
Prokurorja e Prokurorisë së Durrësit Flora Reka mund të kons...
Objekt i Vettingut për këtë vit do të jenë gjyqtarët dhe pr...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë vijon votimin për kandidatët ...
Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme prej më ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur sot prokurorin Ar...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot për të zgj...
Ka përfunduar betimi në Presidencë i tetë prokurorëve të par...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka përgëzuar tetë prokurorët e SPA...
Ngritja e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Kri...
Prokurori Edvin Kondilli, një ndër kandidatët për drejtimin ...
Kandidati për drejtimin e SPAK, Arben Kraja gjatë intervistë...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon sot intervistat m...
Prokurori Altin Dumani është kandidati i parë për drejtimin ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka filluar intervistat me tre...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur për caktimin e pë...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon në këto momente m...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka përcjellë sot një tjetër mesazh...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin ng...
Ngritja e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur nd...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...