“Do të ketë hakmarrje të ashpër”/ Ambasadori iranian në OKB kërcënon SHBA-të
Vrasja e gjeneralit Qasem Soleimanit nga Shtetet e Bashkuara...
Pas vrasjes së gjeneralit iranian, Soleimani, në botë është rritur shqetësimi për rrezikun e një lufte të re të Gjirit. Presidenti Trump përpiqet të qetësojë, por nga ana tjetër forcon prezencën ushtarake në Irak.
Pas vrasjes së kryegjeneralit iranian, Ghasem Soleimani në një sulm amerikan me drone, presidenti amerikan, Donald Trump siguron, se ai nuk dëshiron një luftë të re me Teheranin. ?Ne kemi negociuar për ta ndalur luftën”, tha Trump para gazetarëve në Florida. ?Ne nuk kemi negociuar për të filluar luftën.” SHBA dëshiron paqen, partneritetin dhe miqësinë me vendet e tjera. Uashingtoni nuk synon ndryshimin e regjimit në Iran. Por SHBA bën gjithçka për të mbrojtur diplomatët, ushtarët dhe qytetarët e vet. ?Jam i gatshëm dhe i përgatitur për të marrë të gjitha masat e nevojshme, e kjo në veçanti lidhet me Iranin”, tha Trump. Sipas presidentit amerikan, Soleimani ka qenë në mbarë botën ?terroristi Nr.1″ dhe ka punuar për plane ?të errëta” sulmesh kundër objektivave amerikane. ?Ne e zumë atë në flagrancë dhe e eliminuam”, tha presidenti amerikan.
Arkitekti i rritjes së influencës së Teheranit
Komandanti i brigadave famëkeqe Al-Kuds të Gardave të Revolucionit u vra natën e së premtes në një sulm amerikan me drone, jo larg aeroportit të Bagdadit. 62 vjeçari konsiderohej si figura më e fuqishme pas kreut klerikal Ayatollah Khamenei dhe si arkitekti i rritjes së influencës ushtarake të Iranit në Lindjen e Afërt. Khamenei e kërcënoi Uashingtonin me ?hakmarrje të madhe”. Ministri i Jashtëm, Mohamad Dshavad Sarif e konsideroi vrasjen e Soleimanit ?një shkallëzim idiot” ?dhe ekstremisht të rrezikshëm”. Dhjetëra mijëra vetë në Teheran morën pjesë pas faljes të së premtes në mitingje kundër SHBA.
Paralajmërime nga bota
Në mbarë botën është rritur shqetësimi për një shkallëzim të ri të situatës në Lindjen e Afërt pas sulmit amerikan. Kreu i Kombeve të Bashkuara, António Guterres u bëri thirrjeve krerëve botërore për ?vetëpërmbajtje maksimale”, dhe theksoi se bota ?nuk mund t’ia lejojë vetes një luftë të re në Gjirin Persik.” I ngarkuari i BE për politikën e Jashtme, Josep Borrell tha se duhet ndalur ?spiralja e dhunës” në Irak, ?para se të dalë nga kontrolli.” Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas (SPD) paralajmëroi nga një ashpërsim i tensioneve në Lindjen e Afërt. ?Operacioni ushtarak i SHBA pason pas një serie provokimesh të rrezikshme të Iranit. Por përmes këtij aksioni nuk është bërë më e lehtë ulja e tensioneve”, shkroi Maas në Twitter. Tani duhet ndalur një shkallëzim i mëtejshëm që ?e ndez zjarrin në të gjithë rajonin.”
Bundeswehr ndal trajnimin në Irak
Bundeswehr, ushtria gjermane për shkak të zhvillimeve në rajon ka ndalur trajnimin e forcave kurde të sigurisë dhe atyre të qeverisë qendrore në Irak. Një vendim i tillë në shtabin qendror të koalicionit ndërkombëtar në luftë kundër IS-it, të ashtuquajturit Shteti Islamik, është marrë për të mbrojtur forcat tona, bëri të ditur komandoja e misionit të Bundeswehrit për Komisionin e Mbrojtjes në Bundestag. Më parë në Irakun qendror ishin forcuar masat e sigurisë. Shtabi qendror i koalicionit kufizoi lëvizjet në terren dhe në ajër. Në kontigjentin gjerman në misionin ndërkombëtar kundër IS-it ndodhen 415 burra dhe gra.
Të shtunën në mëngjes, ushtria amerikane, sipas një raporti të televizionit shtetëror iranina sulmoi një objektiv tjetër të milicëve Hashed Al-Shaabi në Irak. Operacioni ushtarak në veri të Bagdadit drejtohej sipas të dhënave kundër një komandanti të grupimeve proiraniane./ DW
Vrasja e gjeneralit Qasem Soleimanit nga Shtetet e Bashkuara...
Forcat e armatosura të Australisë po ndihmojnë për të luftua...
Turqia ka dënuar sulmin ajror të SHBA-së në Irak, nga i cili...
Ekspertët presin një rritje më të madhe ekonomike të Gjerman...
Jo rrallëherë, zyrtarët shtetërorë janë kritikuar për luksin...
Dalin pamjet e vrasjes së Qassem Soleimanit, komandantit të ...
Vrasja e gjeneralit iranian, Qassem Soleiman është mbështetu...
Departamenti Amerikan i Shtetit deklaron se marrëdhëniet mes...
Ekzekutimi i gjeneralit iranian, Qassem Soleiman, komandant...
Pasi më parë presidenti amerikan, Donald Trump, tha se gjene...
Vetëm pak ditë pas arrestimit lirohet kandidati për deputet,...
Presidenti amerikan, Donald Trump, doli në mbrojtje të vendi...
“Ne do të këmbëngulim për këtë. Ne shkojmë në mënyrë ambicio...
Pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit, Kuve...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën një goditje të for...
Gjykata Themelore në Prishtinë liroi të premten 11 personat ...
Një shfaqje spektakolare me dronë ndriçuës është shfaqur për...
Ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett ka bërë një ...
Një burrë ka goditur me thikë një numër kalimtarësh duke lën...
Mijëra iranianë po protestojnë në Teheran për të denoncuar “...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...