Vrasja e efektivit në Maliq/ Lamallari: Dënoj aktin e rëndë, Shqipëria humbi një shërbëtor të ligjit
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shprehu humbjen e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shprehu humbjen e...
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për Mini-Shengenin Ballkanik, ku me tone të ashpra deklaron se fqinjësia e mirë në Ballkanin Perëndimor kurrsesi nuk mund të arrihet duke përjashtuar Republikën e Kosovës.
Basha e cilëson të papranueshëm moskonsultimin e qeverisë shqiptare me Kosovën për këtë iniciativë dhe bërjen pjesë të saj pa e kushtëzuar paraprakisht pjesëmarrjen e Shqipërisë me praninë e Kosovës.
?Këto qëndrime bien ndesh me parimet e partneritetit strategjik për të cilat qeveria e Shqipërisë është zotuar disa herë gjatë mbledhjeve me qeverinë e Kosovës. Ato shkelin hapur marrëveshjen dyshtetërore për unifikimin dhe koordinimin e politikës së jashtme të dy vendeve tona.
Theksoj se i ashtuquajturi samiti i minishengenit ndodhi në Durrës vetëm pak ditë pasi Serbia mohoi masakrën e Reçakut, në vijim të përpjekjeve për të revizionuar historinë e krimit të saj shtetëror. Kjo fyerje për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar do duhej të ishte mjaftueshëm argument për të mos ta mbajtur atë aktivitet deri në kërkesën e ndjesës nga Serbia?, shprehet kryedemokrati, ndërsa thotë se ndihet i turpëruar për sjelljen e Shqipërisë në këtë rast ndaj Kosovës.
?Ndihem i turpëruar që qeveria e Shqipërisë nuk demonstron empati dhe përgjegjësi për plagët e pambyllura të Kosovës, pikërisht në këtë periudhë kur populli i saj u ngrit i gjithi në këmbë e me zemër të hapur në solidaritet për të ndihmuar, si e me sa të mundeshin familjet e prekura nga tërmeti. Ushtria, policia dhe të gjitha institucionet e Kosovës ishin të parat që u angazhuan në mënyrë profesionale në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ofruan ndihmë humanitare për vëllezërit dhe motrat e goditur nga fatkeqësia natyrore e njerëzore, ndërsa kryeministri i padenjë i Shqipërisë ua shpërblen duke nëpërkëmbur të gjithë figurat e larta të shtetit të Kosovës?, thekson ai.
Basha deklaron se PD mbështet tregtinë dhe qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe krahut të punës, por e cilëson të pashpjegueshme nevojën për një nismë të re rajonale.
?Është papërgjegjshmëri dhe dështim i kësaj qeverie fakti që pikërisht gjatë vitit kur Shqipëria ka presidencën e CEFTA-s, në vend që ta konsolidojë këtë organizatë e të nxisë zgjerimin me vende të tjera që aspirojnë integrimin europian si Ukraina apo Gjeorgjia, kjo qeveri po e saboton këtë organizatë duke shtyrë përpara një nisëm të re që e rivalizon dhe i mbivendoset.
Po kaq shqetësues është fakti se kjo nisëm u propozua pas refuzimit të BE për hapjen e negocitave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, sepse lë përshtypjen e krijimit të një blloku të ri ekonomik dhe politik si alternativë apo sfidë ndaj Bashkimit Europian.
Në tetor të këtij viti, Serbia nënshkroi në Moskë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroazian të dominuar nga Rusia pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli se kjo marrëveshje nuk përputhet me kriteret e integrimit europian. BE vendosi sanksione ndaj Rusisë në vitin 2014 mirëpo Serbia, megjithëse vend kandidat, refuzoi ti vendoste. Pavarësisht retorikës pro-perëndimore, gjatë viteve të fundit Serbia ka thelluar bashkëpunimin ushtarak me Rusinë duke ndërmarrë manovra të përbashkëta dhe bërë blerje masive armatimi. Të gjitha këto veprime të Serbisë hedhin hije dyshimi mbi orientimin gjeopolitik të një blloku të ri shtetesh ballkanike ku shteti më i fuqishëm që shërben si lokomotivë e kësaj nisme, flirton haptazi me Rusinë dhe nuk e ka të sinqertë orientimin drejt perëndimit?, thotë kryetari i PD.
Basha pretendon se ?kjo nisëm ka hasur në hezitim jo vetëm prej Kosovës por edhe prej dy vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina çka dëshmon se kjo iniciativë rajonale me pjesëmarrje të gjymtuar i ka gjasat e mëdha që të dështojë pa u formuar mirë.
Prandaj e gjithë kjo seri takimesh duket se është propagandë që synon të largojë vëmendjen nga dështimi me hapjen e negociatave si dhe nga keq-qeverisja socialiste që po shkakton gjithmonë e më shumë kosto tek çdo qytetar?.
Kryedemokrati shpreh bindjen e thellë se Shqipëria nuk meriton të penalizohet për dështimet, abuzimet dhe paaftësitë e kësaj qeverie që kanë çuar në errësimin e perspektivës europiane për shqiptarët.
?Ne besojmë se Shqipëria nuk duhet të pranojë një ofertë alternative degraduese të integrimit por duhet të vazhdojë të synojë që të bëhet anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian.
Shqipëria dhe shqiptarët e kanë të gjithë potencialin e duhur për të arritur kriteret e kërkuara. Dhe ne jemi të bindur se vetëm rotacioni politik dhe krijimi i një qeverie të re do ta çlirojë këtë potencial europianizues dhe do ti hapë rrugë anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian?, thekson ai./ CNA.al
Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga Fond...
Në një nga mbledhjet e KLP flet anëtarja e këtij institucion...
Kreu i Shtetit Ilir Meta ka falenderuar sërish të gjitha ven...
Presidenti Ilir Meta është rrëfyer së fundmi lidhur me hapje...
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi zhvilloi sot një takim me sizmo...
Partia Demokratike ka vijuar me sulme ndaj qeverisë. Ndërsa ...
Me një akt të papreçedentë më parë, duke e kthyer publikisht...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri , ka kri...
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur ish-ministrit të Jas...
Samiti i Tiranës ishte i treti drejt konkretizmit të Mini-Sc...
Ish-deputeti i PD Klevis Balliu publikoi mbrëmjen e sotme 4 ...
Drejtori i Kabinetit në PD, Dorjan Teliti ka ngritur akuzat ...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka reaguar a...
Kryebashkiakja demokrate e Shkodrës në detyrë Voltana Ademi ...
Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian ...
Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar për eksplozivin q...
Pas deklaratave dhe sulmeve të kryeministrit Edi Rama për kr...
Jonila Godole, e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, k...
Ish deputetja e PD-së, Grida Duma, ka reaguar ashpër ndaj ma...
Partia Demokratike ka denoncuar rastin e një familjeje që fl...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...