SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Ish deputetja e PD-së, Grida Duma, ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes për Mini-Shengenin Ballkanik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Duma shkruan se kjo marrëveshje po krijon polarizim dhe ndarje të mëdha mes Shqipërisë dhe Kosovës, një përçarje që, sipas saj, nuk ka qenë në këto përmasa që nga rënia e komunizmit.
Postimi i plotë:
Shqipëria nuk ka qenë, nuk është, e nuk do të jetë cilitdo Vuçiç!
As Kosova nuk është e Edi Ramës!
Përgjegjshmëria ndaj Kosovës nuk të njihet apriori vetëm se je kryeministër në Shqipëri.
Çështja shqiptare nuk është punë mandatesh, por detyrash historike. Mungesa e përgjegjësisë është shumë më e rëndë se turpi i mosmirënjohjes!
Vetëm pak javë më parë, pa fjalë dhe pa bujë Kosova erdhi të ndihmoi një Shqipëri ku ekipet e shpëtimit gërmonin me duar, një Shqipëri pa fond e pa rezerva emergjence, pa mekanizma për shpëtimin e të mbijetuarve.
Disa nga qytetet e Kosovës e të shqiptarëve të Maqedonisë dhanë paratë e caktuara për zbukurimet e fundvitit, qytetarët e Kosovës hapën portat e shtëpive dhe institucionet e Kosovës u angazhuan në një përpjekje masive që tregoi një gjë dhe vetëm një gjë ? në Kosovë jeton pjesa më vitale e kombit shqiptar.
Çfarë bëjnë institucionet e Shqipërisë për ta vlerësuar këtë fakt?
Asgjë!
Por asgjëja e institucioneve nuk është asgjë para dëmit që i bën Kosovës qeveria e Shqipërisë.
Marrëveshja per Mini-Shengenin është e nxituar dhe e gabuar. Ajo po krijon polarizim dhe ndarje me të mëdha mes Shqipërisë dhe Kosovës, një përçarje mes shqiptarësh e cila asnjëherë nuk ka qenë në këto përmasa që nga rënia e komunizmit në 1991.
Asnjëherë nuk do të duhej që në Tiranë të parakalonin politikanët e Beogradit, kur një gjë e tillë kryhet në kurriz të Kosovës. Aq më tepër kur Vuçiç ishte pjesë e qeverisë së Millosheviçit që dëboi një milionë shqiptarë vetëm sepse quheshin shqiptarë, që shfarosi, përdhunoi dhe masakroi me forcën e armëve. Të gjitha këto krime sot Vuçiç i mohon, dhe Tirana bën sikur i harron.
Na duhet të pyesim: si janë ndjerë nënat shqiptare në Kosovë kur në mes të Tiranës ecën me arrogancë dhe triumfalizëm mohuesi i masakrës së Reçakut? Mendoj se ka ardhur koha që Shqipëria të reflektojë mirë, përpara se të bëjë çfarëdolloj hapi tjetër që dëmton qoftë edhe një centimetër të Kosovës, qoftë edhe një grimë të dinjitetit dhe ndjenjave të saj.
Samiti i Durrësit, në mungesë të Kosovës, si dhe të çfarëdolloj transparence paraprake, ishte një nismë gjysmake. Si e tillë ai kontribuon në diçka që është absolutisht e kundërta e qëllimeve të mira. Ky samit shton dyshimet se pas ngutisë së treshes Vuçiq-Rama-Zaev fshihet një rrezik që nuk mund të anashkalohet me besimin apriori projekti është frymëzuar nga qëllime të mira.
Samite të tilla i shërbejnë Beogradit per rehabilitimin e politikës së vjetër, si dhe për ta fshehur pas sherreve ndërshqiptare politiken agresive ndaj Kosovës dhe Luginës së Preshevës.
Ajo që kemi për të bërë, -e që duhet ta bëjmë të gjithë së bashku ? është e thjeshtë.
E para: Shqipëria nuk duhet të bëjë hedhë asnjë hap që lidhet me integrimin rajonal pa dakordimin e Kosovës;
E dyta: Shqipëria nuk do të shkojë në asnjë mbledhje me Serbinë ? e jo më të organizojë spektaklin e turpshëm të sorollatjes së Vuçiçit në qendrat ku strehohen të pastrehët ?nëpër hotelet me 5 yje?, në mungesë të plotësimit nga kjo e fundit të kërkesave të Kosovës;
E treta: Çdo politikë madhore që prek interesin kombëtar, Shqipëria dhe Kosova duhet ta rakordojnë bashkë. Përgjegjësia mbetet me ata që nuk janë të aftë ta realizojnë këtë.
Nëse Kosova nuk do ta takojë Serbinë, as Shqipëria nuk duhet ta takojë.
Nuk është kjo për ti thënë faleminderit Kosovës. Është domosdoshmëri, është përgjegjësi, është paevitueshmëri. Nëse do të integrohemi, do të integrohemi bashkë.
Askush nuk mund të marrë peng Shqipërinë duke shitur Kosovën. Askush nuk do të na tërheqë të gjithëve në gropën që po i hap vetes.
Ata që do të bien, do të jenë të vetëm.
Do të bien në greminën e mosmirënjohjes dhe pabesisë së tyre.
Partia Demokratike ka denoncuar rastin e një familjeje që fl...
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë k...
Me tone shumë të ashpra ka reaguar për ardhjen e presidentit...
Ish minstrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ka konsideruar si...
Deputeti Lefter Maliqi, ka reaguar ashpër përmes një postimi...
Kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës, Ramush Haradinja kan...
Ish Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar...
Prokurori Besnik Cani, njëkohësisht anëtar i Këshillit të La...
Një sherr mes disa shoferëve ka ndodhur pak momente më parë ...
Shoqata Shqiptare e Inxhinerëve Konsulentë (SHOSHIK) ka reag...
Nga Mentor Kikia * Unë e njoh personalisht Arben Krajën, aq ...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës të Ramush Ha...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bard...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj pro...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka shprehur ...
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp ka folur ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë një konference ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas refuzimit nga Kosov...
Ish Presidenti Bujar Nishani ka shprehur shqetësimin e tij n...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...