Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ish Presidenti Bujar Nishani ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me të ashtuquajturin ?minishengen ballkanik?, për të cilin janë realizuar deri më tani tre samite.
Sipas Nishanit, minishengeni është një plan i Presidentit të Serbisë Vuçiç, për të provokuar destabilitetin rajonal. Ky projekt i cili favorizon Serbinë është i mbështetur nga qeveria shqiptare dhe sipas Nishanit nuk ka asnjë lidhje me Shengenin Europian, pasi të gjitha ?rezultatet? që priten prej tij, nuk përbëjnë as mungesë dhe as problematika në rajon.
Ish presidenti tha se minishengeni ballkanik është një shpifje politike e cila minon situatën në rajon, duke e bërë Serbinë që të fitojë territor. Platforma politike Vuçiç-Rama, sipas Nishanit, është një fasadë që fsheh qëllimin dhe synimin e vërtetë të iniciativës së Nishit.
?Shengeni Ballkanik apo Nishi Serbomadh duket se synon detin shqiptar ?free of charge?, madje duke minuar ekonominë edhe të Kosovës?, u shpreh Bujar Nishani.
Sipas Nishanit, i vetmi impakt rajonal që do të ketë minishengeni është minimi i shtetit të Kosovës dhe tentativa për të rikthyer raportet para pavarësisë së saj.
Bujar Nishani: ?Minishengeni Ballkanik, një fake news me pasoja rajonale?
Pas dështimit të projektit luftënxitës të ndarjes së territorit të Kosovës mbi baza etnike, projekt i hartuar dhe synuar nga qeveria e Serbisë dhe mbështetur nga qeveria e rilindsve në Shqipëri, tashmë një projekt tjetër i provokimit të destabilitetit rajonal ka dalë në skenë.
I ashtuquajturi, jo pa qëllimin e mbrapshtë ?minishengeni ballkanik? ! Eshtë vënë ky emër për të fshehur të vërtetën e kësaj inciative. Ky projekt jo vetëm që nuk ka asgjë të përbashkët me platformën e Shengenit Evropian, por ajo është thjesht një lëvizje politike Vuçiç-Rama. Shengeni evropian si koncept politik ka në themel të tij lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.
Serbia dhe serbet e Bosnje & Herzegovinës nuk i njohin, nuk i pranojnë e nuk i lejojnë fare dokumentet shtetërore të njerëzve dhe mallrave të Republikës së Kosovës.
Koncepti real i Shengenit ngrihet mbi kolonat e integrimit ekonomik, integrimit kulturor dhe sigurisë së përbashkët.
Po ti shohim këto kolona në konteksin e trios së NISHI-t do të kuptojmë fare mirë se ?shengeni ballkanik? është një fake news, është një shpifje politike për të fshehur synimin real që minon situatën e stabilitetit në rajon.
BASHKEPUNIMI EKONOMIK midis vendeve të rajonit tonë është i rregulluar.
7-të vendet e rajonit përfshirë Kosovën kanë një marrveshje për bashkëpunimin ekonomik. Kemi CEFTA-n ! E pranuar, mbështetur dhe kordinuar me Bashkimin Evropian. Përse u dashkërka të sajohet një shpikje e re ? Përveçse të synohet asgjesimi ?de facto? i CEFTA-s e bashkë me të dhe përfshirjen e Kosovës në të. ?Shengeni Ballkanik? apo ?Nishi Serbomadh? duket se synon detin shqiptar ?free of charge?, madje duke minuar ekonominë edhe të Kosovës.
Nëse do të flasim për INTEGRIMIN KULTUROR, kjo nismë është mashtrimi më i madh. Ka fakte pafund për ta denoncuar këtë fake story. Po ndalem veç tek njëra. Prej vitesh Serbia refuzon njohjen e diplomave shqiptare të banorëve shqiptarë në Luginën e Preshevës. Sot e kësaj dite, kryeministri i Shqipërisë as nuk nxihet e as nuk skuqet që na gënjeu paturpësisht përpara 5 vitesh për gjoja arritjen e marrveshjes me Vuçiç për diplomat shqiptare.
Imagjinoni tani integrimin kulturor të ofruar nga ?Nishi Ballkanik? ! Po të mendojmë pastaj çështjen e SIGURISE, imagjinoni se çfar produkti na jep Vuçiç-Rama teksa njëri ka Rusinë ulur këmbëkryq në Nish dhe tjetri ka në qafë çelsin e NATO-s për Shqipërinë.
Nga analiza e tre prej kolonave kryesore të asaj çka është filozofia, fryma dhe struktura e Shengenit, duket qartë se platforma politike Vuçiç-Rama nuk është gjë tjetër veçse një fasadë që fsheh qëllimin dhe synimin e vërtetë të iniciativës së Nishit.
Ky projekt lancohet dhe behet subjekt i politikës rajonale në një kohë kur
Serbia jo vetëm refuzon njohjen ndaj Kosovës, jo vetëm që përdor lidhjet, lobimet dhe shërbimet e saja financiare dhe ekonomike për dëmtimin e shtetit të Kosovës si dhe bllokimin e saj nga aleatët e Serbisë në arenën ndërkombëtare, por tashmë po tenton të ndërtojë një fasadë fake me synimin e qartë të zhbërjes të të gjitha proçeseve rajonale ku Kosova tashmë është e përfshirë dhe me objektivin final rikthimin e gjendjes para pavarësisë, në kuptimin politik.
Minimi i shtetit të Kosovës dhe tentativa për të rikthyer raportet e para pavarsisë së saj kanë një dhe vetëm një impakt rajonal. Destabilitet dhe izolim të rajonit. Askush në botën shqiptare nuk është kundër stabilizimit dhe pajtimit të mardhënieve me Serbinë. Serbia është një vend dhe aktor në rajonin tonë. Shqiptarët jo vetëm janë të prirur drejt stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit por ato janë në interesat strategjike të shqiptarëve. Kjo nuk është as e fshehtë dhe as sekret.
Por shqiptarët nuk mund të keqpërdoren më si kaçube maskimi për platforma destabilizimi dhe provokimi antiperëndim.
Rajoni ynë ka nevojë jetësore për zhvillim dhe integrim. Por alternativa e vetme e atij integrimi është ai në Bashkimin Evropian dhe vetëm përmes standarteve e praktikave evropiane. Dështakët dhe minuesit e proçesit të integrimit evropian nuk munden të infiltrojnë agjenda të tjera, duke i mbuluar me fasada fake si kjo e ashtuquajtura ?shengeni ballkanik?.
Shqetësimi më i madh në të gjithë këtë histori për ne shqiptarët ka të bëjë me faktin se rilindsit po e kthejnë Shqipërinë në një mballomë mbi fasadën e gënjeshtërt të Serbisë./CNA.al
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev duket se ësh...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Tërmeti tragjik i 26 nëntorit la pas pasoja të rënda edhe në...
Ish Kryeministi Sali Berisha është shprehur kundër të ashtuq...
Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo, në një deklaratë për sh...
Një i ri është vënë në pranga dhe dy janë shpallur në kërkim...
Derisa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mbës...
Historia e George Soros në Shqipëri fillon me ardhjen e demo...
Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi ka reaguar ...
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç konfirmoi se një nga m...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqe...
Diplomati i njohur Shaban Murati ndërsa ka komentuar të asht...
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar pas takimit të so...
Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtet...
Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i ftuar në emisio...
Anëtari i kryesisë së PD, Tomor Alizoti ka folur lidhur me d...
Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim Zëvendëspresiden...
Avokati i njohur Altin Goxhaj ka komentuar takimin e preside...
Gazetari Andi Bejtja ka komentuar takimin e presidentit Ilir...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është takuar me djalin ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...