“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Avokati Spartak Ngjela ka shpjeguar se çfarë është marrëveshja e Shengenit Ballkanik sipas këndvështrimit të tij.
Ngjela thotë se kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po bashkëpunojnë me presidentin e Serbisë, ndërsa bën paralajmërimin e fortë se kjo marrëveshje nuk do të bëhet.
Avokati pretendon se parlamenti shqiptar nuk do ta votojë dhe se politika amerikane në Prishtinë është kthyer kundër kryeministrit shqiptar.
Sipas tij, ardhja e Albin Kurtit në krye të qeverisë së Kosovës do të jetë makth për Ramën dhe Vuçiç, ndërsa deklaron se SPAK-u duhet të fillojë sa më shpejt likuidimin tërësor të elitës shqiptare të korruptuar në Tiranë.
Analiza e plotë e Ngjelës:
Çfarë është marrëveshja Rama-Vuçiç për Shengenin Ballkanik?
Esencialisht kjo është një ndërmarrje politike për t”i dhënë frymë Serbisë në një kohë kur asaj i ka dalë kundër historia.
Serbia duhet të dorëzojë me proces të gjitha territoret e pushtuara shqiptare, kurse Rama po kërkon ta rifusë atë në lojë.
Serbia është një krijim pushtues territoresh shqiptare, e asgjë më shumë. Pa territoret shqiptare të pushtuara, Serbia do të mbetej një principatë e vogël. Por kohët kanë ndryshuar.
Tani, pas pavarësisë së Kosovës, forcimi i segmentit shqiptar Tiranë – Prishtinë, është në fakt rrëzimi historik i hegjemonisë serbe si pushtuese territoresh të gjera shqiprare. Pikërisht në këtë pikë vjen e shfaqet Shengeni Ballkanik.
Por Kosova nuk e pranoi. As Parlamenti shqiptar nuk do ta votojë, keni për ta parë.
Atëherë?
l.
Duhet ta themi që në fillim se, dredhia kryesore politike që qëndron si qëllim brenda kësaj marrëveshjeje është ndalimi i progresit përbashkues të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Dy janë aspektet e frenimit të këtij procesi panshqiptar në Ballkanin Perëndimor: frenimi i Kosovës në dalje si shtet shqiptar, dhe, ndalimi i procesit historik për rilindjen kombëtare shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Por janë të dështuar. Asgjë nuk do të bëjnë dot. Refuzimi i Kosovës për të marrë pjesë në këtë marrëveshje ishte në fakt eksplozivi historiko – politik që do ta asfiksojë ndërmarrjen Rama kundër historisë së re të Shqipërisë.
Vetëm këto pyetje mjaftojnë për ta shpjeguar dredhinë antishqiptare Rama-Vuçiç në Shengenin Ballkanik:
Çfarë është kjo dëshirë serbe për të bashkëpunuar me Kosovën, kur ky është një shtet i panjohur prej saj?!
Është dredhi për të ndaluar bashkëpunimin pankombëtar Tiranë – Prishtinë.
A ka lidhje marrëveshja për këtë pseudoshengen me marrëveshjen e dështuar Vuçiç-Rama-Thaçi për ndërrimin e territoreve?
Sigurisht që ka. Dështimi i marrëveshjes për dorëzimin e Mitrovicës Serbisë, i ka hedhur autorët në këtë dredhi të re antishqiptare.
Pse e tremb pushtetin e Edi Ramës bashkëpunimi i ngushtë Tiranë – Prishtinë?
E tremb, sepse ky bashkëpunim krijon domosdoshmërisht nevojën e ngrirjes në pushtet të intelektualizmit profesionist. I jep mundësinë botës akademike shqiptare që të vijë në pushtet për të bërë realisht reformën ekonomike në treg dhe reformën cilësore në arsim.
Përballë kësaj bote dhe kësaj ndërmarrjeje, Rama mbetet një memec pa asnjë vlerë.
ll.
Në këtë kohë pas luftës dhe pavarësisë së Kosovës, Historia e re e Shqipërisë i ka trembur fqinjët pushtues tokash shqiptare, dhe, si gjithmonë në histori, ka hedhur në sulm të shiturit shqiptarë që kërkojnë të mbajnë pushtetin dhe gjënë e vjedhur në 25 vjet në Shqipëri. Gjëja e vjedhur është fituar me korrupsion dhe shitje të interesit kombëtar.
Pyetja, qe ngrihet këtu është kjo: A kanë shqiptarët forcë që ta ndalojnë këtë shkatërrim që po kërkon të sjellë politika antishqiptare në Tiranë?
Po, shqiptarët i kanë forcat. Ato janë dy: qëndrimi ultrapatriotik i Kosovës, që u shfaq me refuzimin e Shengenit Ballkanik, dhe reforma në drejtësi në Tiranë.
Në Kosovë, mospranimi i qeverisë në ikje Haradinaj, dhe i qeverisë Kurti që po vjen, të cilat dolën kundër Shengenit Ballkanik, e hodhën Edi Ramën realisht në kanalin e zi ku është flakur Esat Toptani.
Duhet të kuptohemi: pa Kosovën, plani antishqiptar Rama-Vuçiç vdes njëlloj si edhe plani i tyre për shkëmbimin e territoreve.
Por, në të njëjtën kohë, është edhe reforma në drejtësi në Shqipëri, e cila do të shkaterroje përfundimisht korrupsionin e lartë shtetëror. Kjo reformë antikorrupsion, që po vjen si akuzë penale kundër liderëve antishqiptarë të korrupsionit në Tiranë, i hap rrugën historike shqiptarizmit në Ballkanin Perëndimor.
lll.
Ku qëndron poziviteti politik dhe historik i refuzimit që Prishtina politike i bëri marrëveshjes antishqiptare të Shengenit Ballkanik?
Refuzimi i Kosovës kuptohet që është qëndrimi i politikës amerikane në Prishtinë. Por, na duhet të theksojmë se edhe reforma në drejtësi në Tiranë, drejtohet gjithashtu nga politika amerikane.
Atëherë, patriotizmi për shqiptarizëm i Kosovës dhe likuidimi i katërshes korruptive Berisha, Rama, Meta, Basha në Tiranë, nëpërmjet hetimit që po fillon, është forca e padiskutueshme e qëndresës Shqipëri-Kosovë, për ringritjen në bashkim kombëtar të botës shqiptare në Ballkan Perëndimor.
SPAK-u, që tani u ngrit, duhet të fillojë sa më shpejt likuidimin tërësor të elitës shqiptare të korruptuar në Tiranë. Në të njejtën kohë, në Kosovë duhet të dalë sa më shpejt që të jetë e nundur qeveria e re Kurti.
Duhet të theksojmë se makthi aktual i Vuçiçit dhe Ramës është qeveria Kurti. Qe të dy po bëjnë ç’është e mundur ta sabotojnë këtë qeveri. Ndërkohë kuptohet se, me ta, është i bashkuar Presidenti aktual i Kosovës, dhe e gjithë lëngëtyra e vjetër proserbe në Prishtinë.
Por, gjithçka do të humbasë si uji në një rërë të nxehtë, sepse në Tiranë do të fillojë goditja antikorrupsion e të shiturve.
Në lidhje me këtë goditje, duke i qëndruar doktrinave serioze që kanë të bëjnë me reformat për hetimin e krimit shtetëror, na duhet të vënë në dukje se, ky hetim, duhet domosdoshmërisht të fillojë si nismë kundër qeverisë aktuale në pushtet; dhe pastaj edhe kundrejt qeverive të korruptuara paraardhëse.
Shqiptarët po e presin këtë blatim historik nga politika amerikane. Proamerikanizmi absolut i shqiptarëve po e pret shpëtimin e tij nga aleati amerikan.
Shoqëria shqiptare është sot e pushtuar nga një korrupsion antishqiptar. Ajo duhet çliruar! Ky është imperativi i kësaj kohë historike.
Gazetari Adi Krasta ka publikuar një koment në faqen e tij n...
Vetëm pak minuta shi kanë mjaftuar të përmbysin Tiranën. Ish...
Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit në rajon sa i përket...
Reshjet e shiut kanë sjellë jo pak probleme ditën e sotme, p...
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për Mini-Shengenin B...
Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga Fond...
Në një nga mbledhjet e KLP flet anëtarja e këtij institucion...
Kreu i Shtetit Ilir Meta ka falenderuar sërish të gjitha ven...
Presidenti Ilir Meta është rrëfyer së fundmi lidhur me hapje...
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi zhvilloi sot një takim me sizmo...
Partia Demokratike ka vijuar me sulme ndaj qeverisë. Ndërsa ...
Me një akt të papreçedentë më parë, duke e kthyer publikisht...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri , ka kri...
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur ish-ministrit të Jas...
Samiti i Tiranës ishte i treti drejt konkretizmit të Mini-Sc...
Ish-deputeti i PD Klevis Balliu publikoi mbrëmjen e sotme 4 ...
Drejtori i Kabinetit në PD, Dorjan Teliti ka ngritur akuzat ...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka reaguar a...
Kryebashkiakja demokrate e Shkodrës në detyrë Voltana Ademi ...
Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...